Përplasje në Serbi/ Kuvend MARATONË, Vuçiç nuk mungon: Pika 4 e planit franko-gjerman na shqetëson. Nuk e shes Kosovën!
VIDEO/ “Nuk do ta japim Kosovën”, përleshje fizike mes deputetëve në Kuvendin e Serbisë, Vuçiç...
VIDEO/ “Nuk do ta japim Kosovën”, përleshje fizike mes deputetëve në Kuvendin e Serbisë, Vuçiç...
I përjashtuar nga Kuvendi, Berisha mbërrin në selinë e PD 2 Shkurt, 10:09 Boçi: Kemi mbledhur 45 ...
Çfarë aktgjykimi pritet ndaj Gucatit e Haradinajt, avokati: Mund të lirohen ose të dënohen pak 2 Shkurt, 14:23 ...
Kryekomisionerja Evropiane nga Kievi: Rusia do të mbajë përgjegjësi për krimet në ukrainë, çështj...
• Shembet "Prestige Resort". Shpërthimi ka ndodhur pasditën e sotme, pak pas orës 15.00. Për shembjen e godinës u përdorën 70 kg tritol, që hodhën në tokë 7 kate godinë, pasi restoranti ishte hedhur poshtë me fadromë. Pas shembjes foli edhe pronari Irfan Hysenbelliu. • LIVE për News24, Irfan Hysenbelliu u shpreh se ngjarja e sotme është një goditje ndaj tij dhe biznesit në vend. Hysenbelliu pranoi se ka patur marrëdhënie të afërta me qeverinë por se tani nuk ka më shpresë për vendin ndaj edhe u shpreh se u kishte bërë thirrje fëmijëve të tij, që të largohen nga vendi. E po ashtu, theksoi se kishte hapur degën "NEWS 24" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. • Kryeministri Edi Rama reagoi dhe tha se kjo çështje nuk kishte lidhje me politikën, por ishte fundi i një babëzie. Kryedemokrati Sali Berisha e konsideroi Ramën një ‘monstër’ teksa publikoi pamjet e shembjes së resortit.
12 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Teksa i përgjigjej kryeministrit Edi Rama, biznesmeni Irfan Hysenbelliu tregoi mënyrën se si e kishte ndihmuar bahskëshorten e tij, Linda, në një moment vështirësie. Në një lidhje telefonike në Neës24, Hysenbelliu tha se ka shumë respekt për Linda Ramën dhe se madje e ka punësuar tek Ylli Çabiri, duke shtuar se me siguri doktori i shekncave do ta mbante mend këtë gjë.
“Nuk dua që fëmijët e tij, fëmijët apo gruaja e tij, të ketë këto lot, siç i ka familja dhe nusja ime. Më vjen keq për të shoqen. Se për të shoqen kam shumë respekt. Dhe kam pas shumë miqësi me të. E kam çuar unë te Ylli Çabiri në punë. E kam punësuar. E kam çuar, e kam punësuar. Qante në atë kohë. E kam çuar unë te Ylli, se nuk e di a e ka memorien Ylli ta mbajë mend, ta pyesë. Po e kam çuar atje, se më thanë që Ylli Çabiri është. E kam çuar unë te Ylli Çabiri I kam ndihmuar, e kam përkrahur. Nuk mendoj që nga burri i saj do merrja këtë përgjigje sot. Besoj se edhe ajo s’do jetë shumë e kënaqur,”- tregoi Hysenbelliu.
Fjala e Hysenbelliut erdhi pasi Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere shembën me shpërthim të kontrolluar Prestige Resort. Në godinën me 7 kate, u hapën 730 furnela nga ku u montuan 70 kilogramë tritol si dhe 4 mijë metër linear fitil. Ky ishte kulmi i një aksioni të nisur 3 ditë më parë. Ndërkohë që një muaj më parë në këtë resort janë shembur edhe 2 pishina. Pronari i resortit Irfan Hysenbelli akuzon kryeministrin Edi Rama se po hakmerret ndaj tij.
TIRANË- Irfan Hysenbelliu dha një intervistë të gjatë për News24 vetëm pak sekonda pasi tritoli rrëzoi investimin 7-katësh, “Prestige Resort”. Në një lidhje telefonike me studion, biznesmeni ‘hapi kartat’ duke treguar marrëdhënien që kishte pasur edhe më herët me kryeministritn Edi Rama, debatet me të, paralajmërimi që i kishte bërë Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe jo vetë. Ai nuk la pa përmendur edhe anëtarët e tjerë të kabinetit të qeverisë e të Partisë Socialiste si: Belinda Balluku, Arben Ahmetaj e Taulant Balla. Jeta personale e Ramës nuk ka mbetur e paprekur pasi Hysenbelliu përmendi një takim me ish-partneren e tij Rudina Magjistari dhe punësimin e gruas aktuale, Linda Rama.
Pjesë nga rrëfimi:
Belinda Balluku
Duke e parë që grupi mediatik denoncon çdo ditë korrupsionin, PPP-të, infrastrukturën, energjinë ky veprim është i akorduar mes zonjës Balluku dhe Ramës. Kemi informacione që janë afër njëri-tjetrit për të organizuar këtë aksion. Për Ballukun dua të them një gjë, që ishte aq e zjarrtë me të gjitha institucionet që ka ajo. Rama e hedh firmën i fundit. Ai ka kapur çdo lloj drejtësie, gjyqtarët janë të terrorizuar.
Dallëndyshe Bici
Më vjen keq për Dallëndyshe Bicin që më njeh shumë mirë dhe kemi folur shpesh në telefon. Kryeministri vetë vinte dhe jepte mendime duke zgjedhur arkitektin e projektit.
Debati tjetër me Ramën
Nuk është debati i parë, Rama ka bërë një luftë të paparë me mua kur ka ardhur në pushtet. Vinte te universiteti “Luarasi” dhe çonte gjithë policinë. Pse e ndryshon kursin Edi Rama, sepse kërkon te ndryshojë vijën editoriale. Kisha besim te ai në fillim, por kur ky jep PPP-të me një copë letre për 2 sekonda.
Arben Ahmetaj
Unë kam qenë vetë ballë për ballë me Edi Ramën, kemi diskutuar me të, ka qenë kryetari i grupit parlamentar, ka qenë Arben Ahmetaj, ka qenë Fuga. është bërë një debat dhe i kam thënë: Të të bëj një pyetje, si shpjegohet që ai as merr vesh shqip dhe çdo projekt ia jep këtij njeriu? Ky të jep mend dhe zhvillim ty? Si kuptohesh me atë njeri. Gjuhën se si kuptohet, ai e di vetë.
Edi Rama dhe Fatos Nano
T’ia dijë për nder Fatos Nanos se do ishte emigrant më i rëndomtë i Parisit, t’ia dijë për nder. Dhe ai kur debatonte me Fatos Nanon dhe Ilir Metën i rrinte si zar, e keni parë. Ky është fundi i tij. Edi Rama është shumë i zoti për t’i mbyllur problemet. Por është shumë i zgjuar. Ka një zgjuarsi të jashtëzakonshme. Di të argumentojë. Mendon vetëm për skema para kundërshtarit. është shumë i qartë. I punon truri.
Linda Rama
Më vjen keq për të shoqen. Se për të shoqen kam shumë respekt. Dhe kam pas shumë miqësi me të. E kam çuar unë te Ylli Çabiri në punë. E kam punësuar. E kam çuar, e kam punësuar. Qante në atë kohë. E kam çuar unë te Ylli, se nuk e di a e ka memorien Ylli ta mbajë mend, ta pyesë. Po e kam çuar atje, se më thanë që Ylli Çabiri është. E kam çuar unë te Ylli Çabiri I kam ndihmuar, e kam përkrahur. Nuk mendoj që nga burri i saj do merrja këtë përgjigje sot. Besoj se edhe ajo s’do jetë shumë e kënaqur.
Lulzim Basha
Kam ndejtur me kreun e opozitës. I thashë “Të hodhi në erë pallatin”. “Nuk ma hodhi mua tha ia hodhi vjehrrit” më tha. Më la një shije të keqe.
Taulant Balla
Jam ndjerë keq kur folën për mikun tim Taulant Balla, që thanë që ka ndejtur aty, që unë e quaj vëlla, jam ndjerë keq, se nuk jam nga ata njerëz, por ato njerëz që e nxorrën atë fjalë ishin të irrituar”.
Ilir Meta
Meta e donte shumë e mburrej me këtë “Është kështu e ashtu”. I kam thënë “Ky do të të bëhet një nga njerëzit më kundërshtar dhe do të të bëjë të flasësh me vete”. I kam thënë dëgjo, ky një ditë do të jetë një nga njerëzit më kundërshtarë dhe do të të bëjë të flasësh me veten.
Rudina Magjistari
Unë kam bërë një debat me të në atë kohë, një debat jo të këndshëm. Por, është shumë i zgjuar, jashtëzakonisht i zgjuar dhe këtë gjë nuk ia hedh poshtë. Ne debatuam dhe ai të nesërmen bashkë me ish-shoqen Rudina Magjistari shkoi tek Birra Korça.
TIRANË- Biznesmeni i njohur, Nikollaq Neranxi i cili është njëherësh edhe Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Tregut të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me shembjen e “Prestige Resort” pasditen e sotme me tritol. Në rrjetet e tij sociale, ai ka publikuar pamjet nga shpërthimi me eksploziv, duke mos i kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama. Në postimin e tij, Neranxi bën thirrje për solidaritet për ngjarje të tilla.
“Instalimi i frikës dhe terrorit tek bizneset, është gjithashtu një qëllim i diabolikut që drejton vendin. Prandaj indiferenca e shoqërisë dhe mungesa e solidaritetit për ngjarje të tilla, do të thotë intensifikim i shkatërrimit, i terrorit dhe instalim i diktaturës afatgjatë”, thuhet ne reagimin e Neranxit.
REAGIMI I NERANXIT:
Kur sheh këto pamje, nuk ka nevojë të kërkojmë se cila është fabula që fshihet pas ngjarjes. Pak rëndësi ka ajo për ne. E rëndësishme është të kuptojmë që Kryeministri i vendit tonë, ka filozofinë e shkatërrimit dhe tritolit. Një investim privat, nuk është vetëm e pronarit, është edhe e atyre që punojnë aty dhe mbajnë familjet, është edhe e vendit, sepse vendi shkon përpara dhe zhvillohet nga sipërmarrjet private.
Instalimi i frikës dhe terrorit tek bizneset, është gjithashtu një qëllim i diabolikut që drejton vendin. Prandaj indiferenca e shoqërisë dhe mungesa e solidaritetit për ngjarje të tilla, do të thotë intensifikim i shkatërrimit, i terrorit dhe instalim i diktaturës afatgjatë.
Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Tregut të Shqipërisë.
President i “Neranxi Group”
Reagimi erdhi pasi Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere shembën me shpërthim të kontrolluar Prestige Resort. Në godinën me 7 kate, u hapën 730 furnela nga ku u montuan 70 kilogramë tritol si dhe 4 mijë metër linear fitil. Ky ishte kulmi i një aksioni të nisur 3 ditë më parë. Ndërkohë që një muaj më parë në këtë resort janë shembur edhe 2 pishina. Pronari i resortit Irfan Hysenbelli akuzon kryeministrin Edi Rama se po hakmerret ndaj tij.
TIRANË- Rrjetet sociale kanë ‘shfrenuar’ fantazinë pas operacionit që hohi në tokë ‘Prestige Resort”. Kryeministri Edi Rama përshkruhet si njeriu me sëpatë në dorë që ‘vret’ mediat. Në një prej fotove, ai shihet që ka ‘ekzekutuar’ Ylli Ndroqin, Irfan Hysenbelliun dhe Francesco Beçhetin, por dikush tjetër e ka radhës.
Bëhet fjalë për Vjollca dhe Lori Hoxhën, dy zotërueset e Top Channel. Një tjetër krahasim që ka bërë rrjeti është emri i drejtoreshës së IKMT-së me tritolin. Me humor shkruhet se njeriu që vë tritolin, sot quhet Dallëndyshe, referuar drejtoreëshës Bici.
SIENA- Vazhdon misteri i vizitës së presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj në Itali. Dosja.al ka disa ditë që pret një përgjigje nga zyrta e shtypit të Presidencës por duket se nuk do ta merrte kurrë përgjigjen e plotë. Zyrtarisht u njoftua se kreu i shtetit shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Armanda. Veç saj, delegacioni, sipas zyrës së shtypit të Presidencës, përbëhej edhe nga drejtori i Kabinetit Eduart Seitaj; sekretari i Përgjithshëm, Florian Kali dhe këshilltarja për Protokollin. Por kolegët italianë kanë zbardhur emra të tjerë.
Të gjithë të lartpërmendurit, nuk kanë qenë vetëm, por të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, madje presidenti kishte marrë dhe dy djemtë e tij, Dorjan dhe Klajdi. Bashkë me ta ishte Eduart Seitaj dhe Enkeleida Qylafku, Shefi i stafit të kabinetit dhe gruaja e tij; Florian Kali dhe Aurora Kali, sekretar i Përgjithshëm; ndërsa nuk mungoi as Ilir Kulla, ish-sekretar i shtetit dhe këshilltar i presidentëve të fundit të Shqipërisë.
Pse u mbajtën këta emra sekretë edhe pse Dosja.al kërkoi disa herë përgjigje?
Vizita u konsiderua si zyrtare në Vatikan, më pas presidenti shkoi në Siena. Takuan një argjendar. Pse? Kush ua ka paguar udhëtimin? Pse kanë shkuar si staf kur ka qenë ftesë private? E në fund, cili ka qenë qëllimi kryesor i udhëtimit...?
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas shembjes së "Prestige Resort". Kreu i Partisë Demokratike ka shpërndarë videon e shembjes së godinës 7-katëshe dhe krah shkruan vetëm një fjalë: Monstër!
Në godinën me 7 kate, u hapën 730 furnela nga ku u montuan 70 kilogramë tritol si dhe 4 mijë metër linear fitil. Ky ishte kulmi i një aksioni të nisur 3 ditë më parë. Ndërkohë që një muaj më parë në këtë resort janë shembur edhe 2 pishina. Pronari i resortit Irfan Hysenbelli akuzon kryeministrin Edi Rama se po hakmerret ndaj tij.
TIRANË- Ilir Alimehmeti, mjeku që kandidon në Primaret e Tiranës në Partinë Demokratike ka reaguar pas shembjes së ‘Prestige Resort”. Në një postim në rrjetet sociale, Alimehmeti thotë që dëmin do ta paguajnë qytetarët shqiptarë, pasi biznesmeni do të kërkojë të drejtën e tij. Ai shton se e gjithë kjo bëhet për të kontrolluar me dhunë mediat përpara zgjedhjeve vendore.
Postimi:
Nëse një biznes hidhet në erë pa vendim gjykate (që dilte nesër) dhe pasi ia ka dhënë vetë lejen e ndërtimit, do të thotë vetëm që: Me lekët tona ne do të na duhet të dëmshpërblejmë dëmin e shkaktuar dy herë nga qeveria. Qeveria mendon vetëm për interesat e tyre personale dhe aspak për dëmet që i bën komunitetit. E gjitha kjo vetëm për të kontrolluar me dhunë mediat përpara zgjedhjeve vendore. Ky është abuzim i dyfishtë fuqie. Këtë abuzim do ta paguajnë dyfish njerëzit.
Në godinën me 7 kate, u hapën 730 furnela nga ku u montuan 70 kilogramë tritol si dhe 4 mijë metër linear fitil. Ky ishte kulmi i një aksioni të nisur 3 ditë më parë. Ndërkohë që një muaj më parë në këtë resort janë shembur edhe 2 pishina. Pronari i resortit Irfan Hysenbelli akuzon kryeministrin Edi Rama se po hakmerret ndaj tij.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur biznesmenit Irfan Hysenbelliu, pasi ky i fundit e konsideroi hakmarrje ndaj tij, shembjen e "Prestige Resort". Në tre postime të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, Rama shkruan se ajo që ka bërë Hysenbelliu është roli i viktimës pasi iu shemb një pallat pa leje, gjë që sipas tij është e barabartë me një drejtues mjeti që ankohet se përse policia nuk e lë të drejtojë makinën pa patentë. Kreu i qeverisë shton se operacioni i shembjes së resortit 7-katësh nuk ka të bëjë me media, por me fundin e një babëzie ndërtimesh pa leje. Sipas tij, pas këtij operacioni, asnjë ndërtues nuk do t'i bëjë dot karshillëk ligjit. Rama thotë gjithashtu se do të futet një normë e re ligjore dhe çdo 60 ditë do të ketë një kontroll të detyruar në lidhje me ndërtimet pa leje.
Postimi:
Një leje zhvillimi është njësoj me një leje ndërtimi sa ç’është një çertifikatë lindjeje baraz me një leje drejtimi!Të bësh viktimën e lirisë së medias pse t’u prish një pallat pa leje është njësoj si të bësh viktimën e dhunës policore pse s’të lënë ta ngasësh makinën pa patentë! Ky operacion i përfolur, përqeshur e anatemuar nga gjithë kundërshtarët tanë s’ka asnjë lidhje me median.Ka të bëjë vetëm me fundin e një historie mizerabël babëzie ndërtimesh në shkelje të ligjit për qëllime fitimi!Zor se ndonjë ndërtues do i bëjë dot karshillëk ligjit paskëtaj!Janë deri tani 15 vendime konfiskimi. Kjo e sotmja s’është e vetmja prishje, e në ndërkohë kontrollet po vazhdojnë. Do të futet një normë e re ligjore për kontrollin e detyruar sistematik (maksimumi çdo 60 ditë) të zbatimit të lejeve të ndërtimit. Të tjerat janë llogje pa lidhje!
Një leje zhvillimi është njësoj me një leje ndërtimi sa ç’është një çertifikatë lindjeje baraz me një leje drejtimi!Të bësh viktimën e lirisë së medias pse t’u prish një pallat pa leje është njësoj si të bësh viktimën e dhunës policore pse s’të lënë ta ngasësh makinën pa patentë!
— Edi Rama (@ediramaal) December 4, 2022
Sot u shemb "Prestige Resort", aksion që i dha fund operacionit të nisur që nga sezoni veror në këtë ndërtim. Shembja e kësaj godinë ka sjellë dhe reagimin e vetë biznesmenit Irfan Hysenbelliu, i cili e konsideron një hakmarrje personale të Ramës. Hysenbelliu tha gjithashtu se do të vijojë të luftojë për të drejtën e tij, ndërsa fëmijët do të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të hapur atje një media dhe për të investuar gjithashtu.
TIRANË- Biznesmeni Irfan Hysenbelliu ka treguar një bisedë që ka bërë shumë vite më parë me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në një prononcim për Neës24, Hysenbelliu tha se e ka paralajmëruar Metën që Edi Ramën do ta kishte kundërshtar. Ai thotë se në një debat me Ramën ka kuptuar që ai është shumë i zgjuar dhe nuk e ka vënë në dyshim ndonjëherë që ai do të arrijë të bëhet kryeministër.
"I kam thënë dëgjo, ky një ditë do të jetë një nga njerëzit më kundërshtarë dhe do të të bëjë të flasësh me veten. Unë kam bërë një debat me të në atë kohë, një debat jo të këndshëm. Por, është shumë i zgjuar, jashtëzakonisht i zgjuar dhe këtë gjë nuk ia hedh poshtë. Ne debatuam dhe ai të nesërmen bashkë me ish-shoqen Rudina Magjistari shkoi tek Birra Korça. Ai di të flasë, të artikulojë, t’i punojë truri dhe të komunikojë me kundërshtarin. Më ka habitur, më ka lënë shije shumë të keqe Balluku. Fakti që ajo s’ka parë për vite me radhë këtë gjë. E dini çfarë më thonë mua, na vjen keq që ike nga këtu, se i hoqe zhvillimin këtij vendi. Mua më vjen keq për një gjë, u preka prej familjes, prej mesazheve që mora. Unë interesohesha dhe për një pemë që mbillja aty. Pse kur prishi pishinat e bëri në ditë pushimi, sepse nesër gjykata do dilte me vendim. Edhe këtë në ditë pushimi e bëri. Pse Dallëndyshe Bici u nxitua kaq shumë, pse e ka hedhur atë firmë vite më parë. Më vjen keq që një pjesë të stafit i kam mësuar si vetja, në Amerikë dhe Majami i kam parë shqiptarët që investojnë. Qytetarët nuk duhet të presin nga Opozita, Opozitën e kanë përçarë ata, duhet të zgjohen për fëmijët e tyre. Është kënaqësi dhe ndjesë,"- tha Hysenbelliu.
Fjala e Hysenbelliut erdhi pasi Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere shembën me shpërthim të kontrolluar Prestige Resort. Në godinën me 7 kate, u hapën 730 furnela nga ku u montuan 70 kilogramë tritol si dhe 4 mijë metër linear fitil. Ky ishte kulmi i një aksioni të nisur 3 ditë më parë. Ndërkohë që një muaj më parë në këtë resort janë shembur edhe 2 pishina. Pronari i resortit Irfan Hysenbelli akuzon kryeministrin Edi Rama se po hakmerret ndaj tij.
TIRANË- Biznesmeni Irfan Hysenbelliu ka hapur 'dosjet'. Në një pronomncim për Neës pasi iu shemb me shpërthim të kontrolluar Prestige Resort, Hysenbelliu tha se Rama ka dhënë një leje 120 metra katrorë në Unazë. Ai tha se leja ka dalë, ndërsa vetë kreu i qeverisë e mban 'peng' në tavolinë.
"Edi Rama ka dhënë një leje ndërtimi 120 metra katrorë në Unazë, për çfarë e mban atë shkresë në tavolinë, për çfarë e mban peng? E mban për një tokë? Pse e mban aty? Leja ka dalë. Unë tek diga e Liqenit kam pasur projektin më të bukur, të firmosur nga vetë Rama dhe kryetari i Bashkisë në atë kohë, Lulzim Basha. Ç’do të thotë kjo? Një kryeministër ta kthejë në personale me një investitor,"- tha Hysenbelliu.
Fjala e Hysenbelliut erdhi pasi Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere shembën me shpërthim të kontrolluar Prestige Resort. Në godinën me 7 kate, u hapën 730 furnela nga ku u montuan 70 kilogramë tritol si dhe 4 mijë metër linear fitil. Ky ishte kulmi i një aksioni të nisur 3 ditë më parë. Ndërkohë që një muaj më parë në këtë resort janë shembur edhe 2 pishina. Pronari i resortit Irfan Hysenbelli akuzon kryeministrin Edi Rama se po hakmerret ndaj tij.
TIRANË- Paraditen e sotme ka hedhur në erë hotelin "Prestige", në pronësi të Irfan Hysenbelliut. Në fjalën e tij, live në televizionin e tij, Irfan Hysenbelliu u shpreh se ngjarja e sotme është një goditje ndaj tij dhe biznesit në vend. Hysenbelliu pranoi se ka patur marrëdhënie të afërta me qeverinë por se tani nuk ka më shpresë për vendin ndaj edhe u shpreh se u kishte bërë thirrje fëmijëve të tij, që të largohen nga vendi. E po ashtu, theksoi se kishte hapur degën "NEWS 24" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
"U proncova tani se nuk doja të ndërhyja më parë. është hakmarrje. Nuk mendoj që kryeministri i një vendi mund të bëjë një gjë të tillë. Fëmijët e mi u shkolluan në Londër dhe i riktheva këtu për të dhënë një shembull. Nuk kam folur për shkak se nuk doja. Unë kam provuar edhe '97. Kjo tregon pse ka emigrim pa masë. Fëmijët shkojnë në Angli. Thonë fëmijët atje më mirë në burg sesa të rrinë në vendin tonë. Unë do vazhdoj që të punoj këtu. Kam marrë një vendim për të investuar këtu. Unë edhe fëmijëve të mi u them që të ikin nga ky vend, se me njerëz të tillë nuk dërgohet vendi para. Kjo nuk ka ndodhur as në kohën e Enver Hoxhës. Më vjen keq për vartësit e tij. Më vjen keq për Dallandyshe Bicin që më merrte në telefon shpesh, tani s'ma hap. Rama më jepte ide dhe më zgjidhte arkitektin. Bashkia e Kavajës merrte taksa, Tatimet merrnin tatime. Paguajmë 100% rroga. Familja ime është e prekur nga këto pamje. Nuk e kam parë se nuk u besoja syve për atë që shihja. E hapa atje degën e Neës24, atje do të jem me njerëz që nesër kërkojnë drejtësi, kanë fuqi. I kërkoj ndjesë Taulant Ballës, se ata njerëz ishin të irrituar se humbasin bukën e gojës. Balluku e di shumë mirë sa herë takohej tek unë sa herë i ikte pushteti. Po bëjnë përpjekje për të gjetur shkelje ligjore. E mora birrën Tirana dhe të gjithë thoshin evazion...që ditën që kam shkuar unë nuk ka evazion. Nuk ka atje ku shkoj unë. Në kohë epidemie nuk na dha asnjë ndihmë. Ndodhi zjarri. Prapë i kam mbajtur në punë puntorët. Akcizën e ka dyfishuar vetëm për mua. Unë nuk do falimentoj se jam shumë i zoti. Kur Edi Ramën e ka rrahën iku në Paris, t'ja dijë për nder Fatos Nanos dhe Ilir Metës. Tani ka marrë pushtet, por është fundi i tij. Mendoj se qytetarët do zgjohen,"-tha Irfan Hysenbelliu.
KAVAJË- Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere shembën me tritolrreth orës 15:12 minuta me shpërthim të kontrolluar Prestige Resort. Në godinën me 7 kate, u hapën 730 furnela nga ku u montuan 70 kilogramë tritol si dhe 4 mijë metër linear fitil.
Ky ishte kulmi i një aksioni të nisur 3 ditë më parë. Ndërkohë që një muaj më parë në këtë resort janë shembur edhe 2 pishina. Pronari i resortit Irfan Hysenbelli akuzon kryeministrin Edi Rama se po hakmerret ndaj tij.