17 Maj 2022, 06:58
Nga DOSJA
Foto ilustruese
DURRËS- 60 kile kokainë janë zbuluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, brenda një anijeje me qymyr që vinte nga Kolumbia dhe ishte ankoruar në portin e Durrësit. Kokaina është kapur në hambarin e anijes "Unistream" me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe dhe ishte e ndarë në 53 pako me nga 2 çanta të veçanta. Deri më tani, Policia ka bërë një kontroll rutinë duke gjetur vetëm dy çanta por mendohet se ka më shumë dhe në orët në vijim do të kërkohet sërish për kokainë, edhe pse qeni anti-drogë nuk ka dhënë asnjë sinjal se në anije ka ende lëndë narkotike.
Kanë qenë partnerët ndërkombëtar që kanë sinjalizuar Policinë Shqiptare për sasinë e drogës dhe më pas është kryer edhe operacioni nga Task Forca e Durrësit që ka zbuluar kokainën, ndërsa kapiteni i anijes, i cili është nga Rusia tha se nuk kishte dijeni për mallin në mjetin që drejtonte. Por bashkë me të janë marrë në pyetje edhe ekuipazhi i anijes. Të gjithë kanë pohuar se ngarkesën ua kishin ë kontrolluar dhe një ditë më parë, por s’kishin gjetur asgjë.
“Erdhët dhe kontrolluat dje dhe nuk gjetët gjë. Nuk kam dijeni nëse ka pako droge në anijen time,”- mësohet të ketë thënë kapiteni rus i anijes.
Anija "Unistream" është nisur nga porti i Barranquilla në Kolumbi në 26 prill në orën 11:32 dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit në 16 maj, pra një ditë më parë në orën 08:32. E që prej atij momenti nuk ka lëvizur më nga porti, por nuk dihet nëse ky ishte destinacioni final i saj. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që nga vendet e Amerikës Latine vijnë “pako me drogë”. Hera e fundit, nga më shumë se 8 kapje të bëra, ishte vetëm pak javë më parë, më konkretisht në 5 prill ku u gjet 1 kg heroinë. Ndërsa në janar ku u kapën 119 kg kokainë të ngarkuara me kamionët me banane. Por mesa duket tanimë trafikantët kanë gjetur një mënyrë tjetër, duke e fshehur drogën nëpër qymyr, jo në banane.
(a.b)/dosja.al
Aktualitet
17 Maj 2022, 06:58
DashiTë lindur më: 21 Mars - 19 PrillHëna, Dielli, Jupiteri dhe Venusi janë në favorin tuaj këtë të martë 17! N&e...
Aktualitet
16 Maj 2022, 23:45
Transportimi i turistit holandez
VLORË- Pamjet që po shikoni vijnë nga Vlora dhe tregojnë momentin kur turisti holandez transportohet m...
Aktualitet
16 Maj 2022, 19:40
Aksidenti në Orikum
VLORË- Pamjet që po shikoni janë të rënda dhe vijnë nga Vlora, aty ku ushënua një aksident...
Aktualitet
16 Maj 2022, 23:32
Valixhja në Shkodër
SHKODËR- Një valixhe e dyshimtë ka trembur banorët e Shkodrës këtë mbrëmje. Mëso...
Aktualitet
16 Maj 2022, 20:44
Foto Ilustruese
TIRANË- Qytetarja e shqetësuar tregon se para 2 vitesh ka ngritur një kallëzim penal për ish- bashkëshortin, ...
Aktualitet
16 Maj 2022, 19:39
DURRËS- Ish-kandidati i Partisë Socialiste Ardit Kërtusha ka deklaruar se plagosja ndaj tij sot nuk ishte një ngjarje banale, por një...
Aktualitet
16 Maj 2022, 19:09
Foto Ilustruese
KORÇË- Pesë persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në...
Aktualitet
16 Maj 2022, 18:52
Mali i Çikës, foto nga aksidenti
VLORË- Tre turistë holandezë janë aksidentuar e janë rrëzuar teksa ngjisnin mali...
Aktualitet
16 Maj 2022, 18:11
Covid
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit në vendin tonë. Fatmir...
Aktualitet
16 Maj 2022, 18:10
Operacioni Samus
GJIROKASTËR- Një 56-vjeçar nga Austria është prangosur në Kakavijë teksa tentonte të kalonte ku...