LIVE UPDATES
Aktualitet

"Rashë nga motori"/ Plagosje me armë zjarri në Elbasan, 35-vjeçari mashtron mjekët, por zbulohet, prangoset bashkë me dy shokët, asnjëri s'tregon ngjarjen

Autori dhe rrethanat mbeten mister, pasi as vetë 35-vjeçari dhe as dy shokët e tij nuk kanë pranuar të flasin. Sh. H.,M. G., dhe i plagosur F. M., janë vënë në pranga. 

31 Dhjetor 2022, 16:05 Nga F.M
"Rashë nga motori"/ Plagosje me armë zjarri në Elbasan,
Foto Ilustruese

ELBASAN- Plagosje me armë zjarri në Elbasan! Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur një natë më parë, rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Harqet”. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se i plagosuri, F. M., 35 vjeç, ka shkuar për mjekim në spital, por nuk ka treguar se është qëlluar me armë zjarri. Ai u ka thënë bluzave të bardha se ishte dëmtuar me një hekur, pasi ishte rrëzuar nga motori. Por, pas kqyrjes në vendin e ngjarjes, hetuesit nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë. Kjo ka bërë që të tregoheshin mosbesues ndaj të riut dhe mjekët kanë dalë në përfundimin se ai ishte plagosur me armë zjarri. Autori dhe rrethanat mbeten mister, pasi as vetë 35-vjeçari dhe as dy shokët e tij nuk kanë pranuar të flasin. Sh. H.,M. G., dhe i plagosur F. M., janë vënë në pranga. 

Njoftimi i policisë:

Shkoi për mjekim në spital, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, dhe nuk tregoi rrethanat e ngjarjes, arrestohet në flagrancë nga Policia. Në pranga edhe 2 shtetas të tjerë (shokët e tij), për moskallëzim krimi. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit: F. M., 35 vjeç, Sh. H., 33 vjeç dhe M. G., 30 vjeç, të tre banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan. Më datë 30.12.2022, rreth orës 21:30, ka shkuar për mjekim në spitalin rajonal të Elbasanit, shtetasi F. M., me një plagë në këmbë, e dyshuar e shkaktuar nga një armë zjarri. Pasi ka marrë mjekim, ky shtetas ka dalë nga spitali. Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, shtetasi F. M. ka deklaruar se ishte dëmtuar me një hekur, pasi ishte rrëzuar nga motori, në vendin e quajtur “Harqet”. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar edhe shtetasit Sh. H. dhe M. G., shokë të shtetasit F. M., të cilët gjatë marrjes në pyetje nuk kanë treguar rrethanat e vërteta të ngjarjes. Grupi hetimor nuk ka gjetur asnjë send të kundraligjshëm, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes të pretenduar nga 35-vjeçari. Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Moskallëzimi krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

plagosje ne elbasan policia e elbasanit

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale