LIVE UPDATES
Aktualitet

Fatura e kripur e tryezës së fundvitit, pa ‘qokat’

Tregjet globale u prekën, xhepat e konsumatorëve u rënduan dhe shqiptarët nuk bënë përjashtim. Gjithçka erdhi zinxhir, shtrenjtimi i himeve dhe i misrit solli shtrenjtimin e mishit dhe të produkteve të qumështit.

31 Dhjetor 2022, 12:50 Nga Florida Mingla
Fatura e kripur e tryezës së fundvitit, pa ‘qokat’
Tryeza e Vitit të Ri

TIRANË- “Do tu bëj foto dhe do t’ua tregoj kalamajve në telefon,”- kështu u përgjigj një grua nga Durrësi kur u pyet nëse kishte blerë gjelin e detit. Teksa ecte në tregun e gjësë së gjallë, Luljeta tregon se pavarësisht se na ndajnë vetëm pak orë nga mbrëmja e fundvitit, nuk ka blerë asgjë për festat. Kjo pasi ky dimër, të ftohtin e vërtetë e paska rezervuar për tryezën e shumë prej familjeve që nuk u bënë dot ballë rritjes së çmimeve që nisën nga shkurti, kohë kur startoi dhe lufta në Ukrainë.

Tregjet globale u prekën, xhepat e konsumatorëve u rënduan dhe shqiptarët nuk bënë përjashtim. Gjithçka erdhi zinxhir, shtrenjtimi i himeve dhe i misrit solli shtrenjtimin e mishit dhe të produkteve të qumështit.

Dosja.al ju sjell një krahasim mes çmimeve aktuale për produktet që do të shërbejnë për gatimet tradicionale të festës dhe të atyre të paraluftës.

Një gjel deti mesatar peshon 5 kilogramë dhe deri një vit më parë blihej me maksimumi 4500 lekë (900 lekë për kilogram), ndërsa këtë vit një gjel deti me të njëjtën peshë shkon deri në 7000 mijë lekë. Kjo pasi çmimi i tij varion nga 1200-1600 lekë për kilogram.

Nuk ka gjel pa përshesh….

Dhe përsheshi bëhet me miell misri ose gruri (në varësi të zonës e traditës), qepë dhe gjalpë. Gjalpi ka pësuar një rritje mjaft të theksuar dhe aktualisht po shitet me një çmim nga 1500-1600 lekë për kilogram nga 1000-1200 që shitej një vit më parë. Mielli po shitet me 100-110 për kg nga 80-90 lekë për kilogramë që ishte një vit më parë.

Mishi i viçit dhe i qingjit nuk mungojnë në tryezë.

Një kilogram mish viçi që para luftës kushtonte 700 lekë tashmë kushton 1100 lekë, ndërsa një kilogram mish qingji nga shitet me 1300 lekë për kilogramë nga 1000 lekë për kilogram që ishte një vit më parë.

Sallata ruse, një tjetër element që është gjithmonë në tryezën e festave nuk do të mungojë as këtë vit, por do të kushtojë shumë më tepër. Pa menduar që shumë prej shqiptarëve preferojnë ta bëjnë vetë, Dosja.al ju sjell një panoramë të ndryshimit të çmimit të sallatës ruse të blerë në market. Kutia me sasi prej 2 kilogramë, e mjaftueshme për një familje me 4 anëtarë më parë kushtonte vetëm 600 lekë, ndërsa aktualisht kushton 840 lekë.

Bakllavaja

Këtë vit shërbehet e 'kripur'. Ajo çfarë e bën më të shtrenjtë bakllavanë është gjalpi dhe sheqeri. Me gjithë përbërësit e saj, një tepsi bakllava, mesatariasht për 4 persona, me një peshë 3 kg, do tu kushtojë shqiptarëve 3000 lekë, nga 2300 që kushtonte një vit më parë. Diferenca nga të bërit vetë në të blerit në pastiçeri është +- 500 lekë.

Pijet

Vera e kuqe dhe birra janë kryefjalë e tryezave shqiptare, produkte që variojnë nga marka, por që e kanë ndjerrë gjithashtu rritjen e çmimeve.

Birra e vendit është rritur kryesisht me 30 lekë më shumë, duke u shitur mesatarisht nga 120-140 lekë për birrë. Tetë birra për një familje me 4 anëtarë do të kushtonin 960-1480 lekë.

Në total, për këto elementë kryesorë të festës, fatura shkon në 13566 lekë pa llogaritur frutat dhe pijet e tjera.

Vera e kuqe shitet në treg mesatarisht me 500 lekë për litër dhe një familje do të shpenzojë 1000 lekë për dy litra verë.

Frutat kryesore që shërbehen në tryezën e fundvitit janë mandarinat e portokalli, molla, shegë, ftoj, fiku i thatë dhe rrushi. Sërish, për katër persona frutat, me një sasi mesatare do të mund të përmblidheshin në një faturë prej 4 mijë lekësh të reja.

Si përfundim, fatura e një familjeje me 4 persona për këtë Vit të Ri do të ketë mesatarisht një vlerë prej 22320 lekësh.

Gjeli i detit- deri në 7000 lekë
Bakllavaja- deri në 3000 lekë
Përsheshi- deri në 2000 lekë
Sallata ruse- deri në 840 lekë
Mishi (viçi ose qingji)- deri në 3000 lekë
Birra- deri në 1480 lekë
Verë- deri në 1000 lekë
Fruta- deri në 4000 lekë
Totali- deri në 22320 lekë

Ndërsa një vit më parë do të kenë kushtuar mesatarisht 15780 lekë

Gjeli i detit- deri në 4500 lekë
Bakllavaja- deri në 2300 lekë
Përsheshi- deri në 1500 lekë
Sallata ruse- deri në 600 lekë
Mishi (viçi ose qingji)- deri në 2000 lekë
Birra- deri në 880 lekë
Verë- deri në 1000 lekë
Fruta- deri në 3000 lekë
Totali- deri në 15780 lekë

Pra, fatura ka pësuar një rritje prej 6 mijë e 540 lekësh, mesatarisht.

*Shënim: Shifrat janë marrë mesatarsisht, duke parë se sa shiten në marketet e vendit, aty ku dhe blejnë shumë prej shqiptarëve si dhe janë llogaritur porcione mesatare, pa ‘lukse’, ‘bollëkun’ e pa pritjet e miqve (qoka)!

viti i ri 2023 kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet