14 Maj 2022, 09:34
Nga DOSJA
Edlira Haxhiymeri
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri është ndarë nga jeta. Pedagogia vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë, e cila ia mori jetën. Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët e saj. Djali i saj njoftoi lajmin e trishtë për miqtë dhe të afërmit duke treguar se Haxhiymeri po vuante prej 5 vitesh nga sëmundja e rëndë.
POSTIMI I DJALIT: Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë. Ju falenderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj. Lamturia e fundit për Edën tonë të dashur është nesër në varrezat e Tufinës. Nisja e kortezhit është në ora 11:00 nga shtëpia funerale Alba 2000.

Haxhiymeri ushtronte profesionin e pedagoges në Universitetit të Tiranës. Po ashtu, ajo ka shërbyer si deputete e Partisë Socialiste vite më parë si dhe ka mbajtur poste si sekretare organizative në selinë rozë.
(a.b)/dosja.al
Aktualitet
14 Maj 2022, 09:21
Policia
TIRANË- Një 41-vjeçar është arrestuar në kryeqytet pasi iu janë gjetur me vete armë dhe municione. Në...
Aktualitet
14 Maj 2022, 09:12
VLORË- është lënë i lirë nga qelia e paraburgimit, Ferdinand Llanja. Gjykata e Vlorës ka ndryshuar ndaj tij masën...
Aktualitet
14 Maj 2022, 08:58
Autobusi
TIRANË- Ky është momenti kur zhvendoset autobusi i cili u aksidentua disa javë më parë dhe përfundoi në lu...
Aktualitet
14 Maj 2022, 08:42
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe kryesore djegien e makin&eum...
Aktualitet
14 Maj 2022, 08:32
Policia
SHKODËR- Mjeti i efektivit të policisë në Shkodër është shkrumbuar i gjithi. 'Mitsubishi' i parkuar pranë b...
Aktualitet
14 Maj 2022, 08:18
Makina e djegur në Vlorë
VLORË- Dy automjete janë djegur gjatë mbrëmjes së kaluar në lagjen ‘10 korriku&rsquo...
Aktualitet
14 Maj 2022, 08:08
TIRANË- Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në zonë e Vlorës dhe të Fierit. Tërmeti ka ...
Aktualitet
14 Maj 2022, 07:19
Moti
TIRANË-Ditën e sotme rikthehen vranësirat në vend. Sipas MeteoAlb orët e para të ditës në vendin tonë do ...
Aktualitet
14 Maj 2022, 07:03
Autobusi
TIRANË- Autobusin 'Go Green' nuk do ta shikojmë më mbi lumin Lana. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë urdhër që...
Aktualitet
13 Maj 2022, 23:04
Evi Kokalari
TIRANË- Aktivistja amerikane, Evi Kokalari ka treguar më shumë detaje lidhur me proceset gjyqësore që...