14 Maj 2022, 09:21
Nga DOSJA
Policia
TIRANË- Një 41-vjeçar është arrestuar në kryeqytet pasi iu janë gjetur me vete armë dhe municione. Në pranga ka rënë 41-vjeçari me inicialet A.M, i cili në të shkuarën ka qënë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, si dhe për dhunë në familje. Arrestimi i tij u krye në flagrancë në zonën e Kodër-Vorës. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pushkë, dy krehëra dhe municion luftarak.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar "Hill 2", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vorë. Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pushkë, dy krehëra dhe municion luftarak. Vihet në pranga 41-vjeçari që i posedonte, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, si dhe për dhunë në familje. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Hill 2”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: - A. M., 41 vjeç, banues në Kodër-Vorë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pushkë, dy krehëra dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(a.b)/dosja.al
Aktualitet
14 Maj 2022, 09:12
VLORË- është lënë i lirë nga qelia e paraburgimit, Ferdinand Llanja. Gjykata e Vlorës ka ndryshuar ndaj tij masën...
Aktualitet
14 Maj 2022, 08:58
Autobusi
TIRANË- Ky është momenti kur zhvendoset autobusi i cili u aksidentua disa javë më parë dhe përfundoi në lu...
Aktualitet
14 Maj 2022, 08:42
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe kryesore djegien e makin&eum...
Aktualitet
14 Maj 2022, 08:32
Policia
SHKODËR- Mjeti i efektivit të policisë në Shkodër është shkrumbuar i gjithi. 'Mitsubishi' i parkuar pranë b...
Aktualitet
14 Maj 2022, 08:18
Makina e djegur në Vlorë
VLORË- Dy automjete janë djegur gjatë mbrëmjes së kaluar në lagjen ‘10 korriku&rsquo...
Aktualitet
14 Maj 2022, 08:08
TIRANË- Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në zonë e Vlorës dhe të Fierit. Tërmeti ka ...
Aktualitet
14 Maj 2022, 07:19
Moti
TIRANË-Ditën e sotme rikthehen vranësirat në vend. Sipas MeteoAlb orët e para të ditës në vendin tonë do ...
Aktualitet
14 Maj 2022, 07:03
Autobusi
TIRANË- Autobusin 'Go Green' nuk do ta shikojmë më mbi lumin Lana. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë urdhër që...
Aktualitet
13 Maj 2022, 23:04
Evi Kokalari
TIRANË- Aktivistja amerikane, Evi Kokalari ka treguar më shumë detaje lidhur me proceset gjyqësore që...
Aktualitet
13 Maj 2022, 22:48
Policia greke
GREQI- Një shqiptar është plagosur në Greqi. Mësohet se i plagosuri me armë gjahu është transpor...