1 Tetor 2025, 10:01
Nga I.A
Sekuestrimet
TROPOJË- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tropojë për shkak se janë kapur me armë dhe me radio policie. Gjatë kontrollit të Policisë në një automjet tip “Mitsubishi” janë gjetur 2 armë zjarri, 2 thika, 2 radio marrëse-dhënëse si të Policisë, 2 sëpata të vogla, 1 palë dylbi dhe municion luftarak.
Ndërkohë që në pranga kanë rënë 2 persona që janë Arjan Prengzaj dhe Avdi Ismajlgeci. Ndërkohë që gjatë kontrollit në banesë të Prengzajt janë gjetur 4 radio marrëse-dhënëse si të Policisë, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm, karikatorë, 4 palë dylbi, 2 thika, një xhup multifunksional si ato të Policisë dhe një silenciator.
Njoftimi i Plotë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Velishti" Qarkullonin të armatosur, me armë zjarri e armë të ftohta dhe të pajisur me radio si të Policisë e dylbi nate, vihen në pranga dy shtetas. Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 silenciator, 6 radio si të Policisë, 4 mjete prerëse (thika), 2 sëpata, 5 dylbi, 1 xhup multifunksional dhe municion luftarak.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se dy shtetas po qarkullonin me automjet dhe të armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Kukës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Velishti”. Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Arjan Prengzaj dhe Avdi Ismajlgeci.
Këta shtetas u kapën në vendin e quajtur Velisht, Njësia Administrative Bujan, Tropojë, ku gjatë kontrollit në automjetin tip “Mitsubishi”, në pronësi të shtetasit A. P., me të cilin ata qarkullonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri, 2 thika, 2 radio marrëse-dhënëse si të Policisë, 2 sëpata të vogla, 1 palë dylbi dhe municion luftarak.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. P., u gjetën dhe u sekuestruan: 4 radio marrëse-dhënëse si të Policisë, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm, karikatorë, 4 palë dylbi, 2 thika, një xhup multifunksional si ato të Policisë dhe një silenciator. Ndërsa në banesën e shtetasit A. I., u gjetën 2 radio si ato të Policisë. Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për të përcaktuar nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale.
arjan prengzaj avdi ismajlgeci
Aktualitet
1 Tetor 2025, 09:20
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Numri i aksidenteve për 8 mujorin e vitit ka shënuar rënie me 14.7 për qind në raport me një vi...
Aktualitet
1 Tetor 2025, 09:04
I.A
Ura e Milotit
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se fituesit e kontratës “Ndërhyrje emergjente për mbrojtjen e themeleve ...
Aktualitet
1 Tetor 2025, 08:36
I.A
Foto Ilustruese
PËRMET- Shefi i krimeve në Përmet Dhurim Çenko është pezulluar nga puna për shkak të abuzimit t&e...
Aktualitet
1 Tetor 2025, 08:33
I.A
Votimi i Kongresit të IUCN konfirmon: Nuk ka asnjë justifikim për zhvillimin e turizmit të paqëndrueshëm duke sakrifikuar Zonat ...
Aktualitet
1 Tetor 2025, 07:53
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Portofoli i instrumenteve të borxhit të qeverisë i zotëruar nga investitorët e jashtëm arriti n...
Aktualitet
1 Tetor 2025, 07:49
I./A
TIRANË- Blerja e një apartamenti në kryeqytet është bërë një mision i pamundur për shumë individë, q&eu...
Aktualitet
1 Tetor 2025, 07:46
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Territori shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e interval...
Aktualitet
30 Shtator 2025, 22:20
E. D
Mateo Kalemi
Një familje nga Gjirokastra ka kërkuar ndihmë pasi prej 7 orësh kanë humbur kontaktet me djalin e tyre 15 vjeç...
Aktualitet
30 Shtator 2025, 21:44
E. D
Leonard Farruku
ANGLI- Detaje të reja vijojnë të dalin nga vdekja e Leonard Farrukut në anijen-hotel në Angli. Yusuf Kar...
Aktualitet
30 Shtator 2025, 21:21
E. D
foto ilustruese
BELGJIKË- Mega-gjyqi “Sky ECC” ka nisur ditën e sotme në Namur të Belgjikës. Gjyqi mban këtë...