Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Me daljen nga ambientet e paraburgimit, Tushe mbylli dosjen e korrupsionit dhe nuk i rëndon më asnjë akuzë mbi kurriz.
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe është liruar nga burgu. Pas një vit e gjysmë qëndrimi në paraburgim, pasi u arrestua më 6 korrik të vitit 2021, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) mori sot vendimin për shuarjen e masës së sigurisë “Arrest me burg” ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjes. Kështu, me daljen nga ambientet e paraburgimit, Tushe mbylli dosjen e korrupsionit dhe nuk i rëndon më asnjë akuzë mbi kurriz.
Fatos Tushe u dënua me 2.4 vite burg pasi u arrestua për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë dhe me vendim të Këshillit të Ministrave u shkarkuar nga detyra më 6 korrik. Por Tushe ankimoi vendimin e marrë në Gjykatë Kushtetuese, pasi vijon ta konsiderojë vetën të pafajshëm. Ndërkohë në burg shkuan edhe 7 zyrtarë të tjerë të bashkisë si dhe për 4 të tjerë u vendos masa e sigurisë arrest shtëpie.
E gjitha nisi për një tender me vlerë rreth 24 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender u fitua nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet, fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami. Por jo vetëm kaq! Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, e po ashtu se ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll.
NJOFTIMI I GJYKATËS PËR MEDIAT:
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja kryesues, Igerta Hysi anëtare dhe Dhimitër Lara anëtar, sot më datë 26.01.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 28 akti, datë 25.01.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën e të pandehurit F.T., për konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” dhe vendosi: – Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar ndaj të pandehurit z. F.T., me vendimin nr. 50 datë 05.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. – Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të të pandehurit z. F.T. nga ambientet e paraburgimit nëse liria e tij personale nuk kufizohet për një shkak tjetër ligjor.”
TIRANË- Pesë persona janë arrestuar nga policia pasi janë kapur duke vënë baste sportive përmes celularëve. ...
Makine ITALI- Guardia di Finanza ka dhënë disa detaje në lidhje me megaoperacionin në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe Eur...
policia SARANDË - Efektivi i policisë në Sarandë Marjus Japuaj është arrestuar sot nga policia pasi akuzohet se i ka marr&eum...
Pamje nga operacioni ITALI- Eurojust dhe Europol kanë mbështetur autoritetet gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në Itali dhe...
SPAK TIRANË- Grupi i strukturuar kriminal i trafikut të drogës Shqipëri-Itali i shkatërruar sot drejtohej nga 3 shqiptarë t&e...
Kamera VLORË - Policia e Vlorës ka nisur aksion edhe në Vlorë për zbulimin e kamerave të sigurisë që janë t&eu...
Spital VLORË- Në spitalin rajonal të Vlorës rreth 80 pacientë kërkojnë ndihmë ccdo ditë për simptoma grip...
Prokuroria TIRANË- Arrestohet inspektori i Agjencisë së Barnave, në kërkim shoku i tij. Dy inspektorët Luan Cici dhe Armando ...
Qafë Thore- Theth SHKODËR- Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar bllokim të aksit Qafë Thorë-Theth për 7 ...
NAFTA TIRANË- Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për karburantin në vend. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me di...