LIVE UPDATES
Aktualitet

Merrnin shuma deri në 500 mijë lekë nga farmacitë për t’i shpëtuar nga gjobat, arrestohet punonjësi i Agjencisë së Barnave

Dy inspektorët Luan Cici dhe Armando Luka, sipas prokurorisë së Tiranës ishin nën hetim.

26 Janar 2023, 13:03 Nga A.B
Merrnin shuma deri në 500 mijë lekë nga farmacitë për
Prokuroria

TIRANË- Arrestohet inspektori i Agjencisë së Barnave, në kërkim shoku i tij. Dy inspektorët Luan Cici dhe Armando Luka, sipas prokurorisë së Tiranës ishin nën hetim. Punonjësit e Agjencisë së Barnave gjatë ushtrimit të detyrës së tyre tek subjekte private farmaceutike Tiranë, kanë konsumuar elementë të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K. Penal, pasi u kërkojnë dhe u marrin shuma monetare që variojnë nga 30.000 – 50.000 lekë subjekteve private si shpërblim që të mos i ndëshkojnë me masa administrative kur i konstatojnë me shkelje.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

“Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, Prokuroria Tiranë ndalon punonjësin e Agjencisë së Barnave, një në kërkim Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.1731, viti 2022 për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, hetime këto të ndërlidhura dhe derivuara nga procedimi nr.553 i vitit 2021.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.553/2021 për veprën penale “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Magazinimi i mallrave që janë kontrabandë”, pas kontrollit të ushtruar brenda subjekteve farmaci, janë gjetur barna kontrabandë. Shitja e tyre, dyshohet se është favorizuar nga punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, disponojnë informacione të marra në rrugë operative, ku rezulton se punonjës të Agjencisë së Barnave gjatë ushtrimit të detyrës së tyre tek subjekte private farmaceutike Tiranë, kanë konsumuar elementë të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K. Penal, pasi u kërkojnë dhe u marrin shuma monetare që variojnë nga 30.000 – 50.000 lekë subjekteve private si shpërblim që të mos i ndëshkojnë me masa administrative kur i konstatojnë me shkelje.

Gjithashtu, në disa raste, këta punonjës kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi nuk kanë marrë masa administrative megjithëse kanë konstatuar shkelje tek disa subjekte farmaceutike.

Nga ana jonë, janë identifikuar punonjësit e Agjencisë së Barnave që kanë ushtruar kontroll tek subjektet farmaceutike dhe konkretisht, shtetasit A. L. dhe L. C., të cilët nëpërmjet mosveprimeve të tyre në rast konstatimi shkelje nga subjektet farmaceutike, nuk kanë marrë masa administrative ndaj këtyre subjekteve.

Gjithashtu, në Emisionin Investigativ Stop në Tv Klan në datën 25.01.2023 është transmetuar një material lidhur me një subjekt farmaci. Dy punonjësit e Agjencisë së Barnave, shtetasit A. L. dhe L. C., nëpërmjet presionit kërkojnë dhe marrin përfitime monetare nga subjekti me qëllim mosvendosjen e gjobës për parregullsitë që janë gjendur në subjekt apo edhe për një vijimësi pagesash në periudha të mëtejshme.

Duke qenë se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë kishte në fokus të hetimeve pikërisht këta dy shtetas si dhe persona të tjerë, dhe duke vlerësuar pamjet e transmetuara nga Emisioni Investigativ Stop, pamje të cilat në unitet me veprimet e tjera proceduriale krijuan provat për vënien para përgjegjësisë penale të këtyre dy shtetasve, u ndalua shtetasi L.C., ndërsa u shpall në kërkim shtetasi A.L., si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 259 te Kodit Penal.

Gjejmë rastin të falenderojmë Emisionin Investigativ STOP në TV Klan për inicitivën e ndërmarrë në investigimin e këtij rasti apo edhe e rasteve të tjera korruptive, e përkthyer kjo në një ndihmë për organin e Prokurorisë për dokumentimin e këtyre rasteve.

luan cici armando luka

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen