Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Berberi ishte i arrestuar në Greqi bashkë me Laert Haxhiun teksa ndodheshin në të njëjtën makinë.
TIRANA- I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Fideus Berberi u ekstradua sot nga Greqia drejt Shqipërisë. Berberi ishte i arrestuar në Greqi bashkë me Laert Haxhiun teksa ndodheshin në të njëjtën makinë. Ai ka një proces të hapur pranë gjykatës së Korçës, ku akuzohet për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë ndaj Johan Muçllarit dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit”, “Prishje e qetësisë publike”.
Berberi është djali i Ilir Berberit ose siç njihet ndryshe në Pogradec me nofkën “Liri i Rushkës”, person ky me precedentë penalë, i implikuar në ngjarjen e goditjes së hotel “Voloreka” në gushtin e vitit 2020.
Në dosjen e Prokurorisë së Korçës thuhet se Berberi, ka qëlluar 4 herë me armë në drejtim të Johan Muçllari, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e këmbës teksa në pamundësi për ta vrarë me pistoletë kur Muçllari, ndodhej i shtrirë në rrugë, Berberi e ka sulmuar sërish, me thikë.
Njoftimi:
Ekstradohet nga Greqia në Shqipëri shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Firdeuss Berberi
Në kuadër të masave të marra për zbatimin e operacionit “Para drejtësisë” dhe aktivitetit intensiv të Policisë së Shtetit për shkëmbimin e informacionit me vendet e organizatat partnere për arrestimin, ekstradimin, sjelljen drejt Shqipërisë dhe vendosjen në dispozicion të organeve të drejtësisë të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, sot u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë i shtetasit Firdeuss Berberi.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Pogradec, me vendim penal të datës 29.04.2022, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 76, 25 dhe 22, 278/1 dhe 274 të Kodit Penal.
Më datë 25.04.2022, në Pogradec, dyshohet se shtetasi Firdeuss Berberi, në bashkëpunim me shtetasin G. M. kanë plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Johan Muçllari.
Si rezultat i bashkëpunimit të “Interpol Tirana” me “Interpol Athina” u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.
Foto ilustruese TIRANA- Niveli inflacionit në muajin korrik i matur sipas metodologjisë së Eurostat në vendin rezultoi 2.5 për qin...
Foto ilustruese SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë regjistrua ditën e sotme në Repishtë të Shkodr&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Qeveria synon që të ngrejë një fond të dedikuar për menaxhimin e mbetjeve i cilësuar si fon...
Ilir Beqaj TIRANA- Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO ka sekuestruar llogari bankare të Ilir Beqajt dhe person...
Foto nga vendi i ngjarjes SHKUMBIN- Një automjet ka rënë ditën e sotme në ujërat e lumit Shkumbin. Momentalisht ende&nbs...
Erjon Goxhara TIRANA- Autoritetet vijonë kërkimet për kapjen e efektivit Erjon Goxhara, i cili plagosi me armë zjarri në...
Foto ilustruese SHKODRA- Në Shkodër, Pukë, Malësi të Madhe dhe në Vaun e Dejës janë asgjësuar 4 par...
Erjon Goxhara dhe Lorenc Kosta TIRANA- Vijojnë të dalin detaje të reja në lidhje me plagosjen e ndodhur ditën e hënë...
Foto ilustruese DURRËS- Katër persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Mësohet se arrestimi i...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Tiranë-Durrës, nga ku më...