Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në projektligjin e hedhur së fundmi për konsultim lidhur me menaxhimin e integruar të mbetjeve parashikohet në një nen të veçantë edhe krijimi i këtij instrumenti si dhe burimet e financimit të tij.
TIRANË- Qeveria synon që të ngrejë një fond të dedikuar për menaxhimin e mbetjeve i cilësuar si fondi kombëtar i ekonomisë së mbetjeve dhe që do të menaxhohet nga Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve(AKEM). Në projektligjin e hedhur së fundmi për konsultim lidhur me menaxhimin e integruar të mbetjeve parashikohet në një nen të veçantë edhe krijimi i këtij instrumenti si dhe burimet e financimit të tij.
“Për të siguruar mbështetjen në sektorin e menaxhimit të integruar të mbetjeve krijohet fondi kombëtar i ekonomisë së mbetjeve në formën e një fondi financiar publik që mbështet politikën, programet dhe projektet në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve.
Burimet e financimit të fondit të ekonomisë së mbetjeve janë: Ky fond krijohet pranë AKEM dhe Këshilli i Ministrave miraton rregullat për administrimin e tij” thuhet në nenin 29 të projektligjit.
Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve është aktualisht një institucion i sapokrijuar pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit pas kalimit tek ky institucion i përgjegjësisë për këtë fushë që më herët ishte nën Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në draftin e ri të projektligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve specifikohen konkretisht edhe kompetencat e AKEM të cilat parashikojnë:
a)Bashkërendon me institucionet e administratës publike, në nivel qendror e vendor, me partnerët ndërkombëtarë, investitorët dhe palët e interesuara për zbatimin e menaxhimit të integruar të mbetjeve, për planifikimin territorial të infrastrukturës së mbetjeve dhe funksionimin e tyre në përputhje me parashikimet e këtij ligji;
b) monitoron zbatimin e planeve dhe programeve për menaxhimin e integruar të mbetjeve në nivel qendror dhe vendor;
c) organizon punën për edukimin mjedisor, promovimin dhe nxitjen e zbatimit të hierarkisë së mbetjeve, për realizimin e grumbullimit të diferencuar të mbetjeve dhe rikuperimin e mbetjeve në shkallë të gjerë në territorin e Republikës së Shqipërisë;
ç) monitoron zbatimin e detyrimeve për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve nga Bashkitë, dhe të objektivave të tjerë të menaxhimit të integruar të mbetjeve;
d) koordinon me bashkitë iniciativat dhe veprimet, përfshirë ato ekonomike, për të favorizuar riciklimin dhe rikuperimin e mbetjeve, si dhe për të promovuar tregun e produkteve të rikuperuara dhe përdorimin e tyre nga administrata publike, subjektet tregtare dhe konsumatorët;
dh) menaxhon mekanizmin financiar të krijuar nga Ministria për plotësimin e nevojave të Bashkive për investime në fushën e menaxhimit të mbetjeve./ Monitor
Ilir Beqaj TIRANA- Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO ka sekuestruar llogari bankare të Ilir Beqajt dhe person...
Foto nga vendi i ngjarjes SHKUMBIN- Një automjet ka rënë ditën e sotme në ujërat e lumit Shkumbin. Momentalisht ende&nbs...
Erjon Goxhara TIRANA- Autoritetet vijonë kërkimet për kapjen e efektivit Erjon Goxhara, i cili plagosi me armë zjarri në...
Foto ilustruese SHKODRA- Në Shkodër, Pukë, Malësi të Madhe dhe në Vaun e Dejës janë asgjësuar 4 par...
Erjon Goxhara dhe Lorenc Kosta TIRANA- Vijojnë të dalin detaje të reja në lidhje me plagosjen e ndodhur ditën e hënë...
Foto ilustruese DURRËS- Katër persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Mësohet se arrestimi i...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Tiranë-Durrës, nga ku më...
Foto ilustruese DUBAI- Ka vijuar operacioni për arrestimin e personave të përshfirën në mashtrimin e Call Centerave ku u morë...
Droga FRANCË- Autoritetet franceze kanë vënë në pranga dy persona pasi u kapën në flagrancë me drogë. M&e...
Foto ilustruese BARCELONË- Një shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet spanjolle. Arrestimi i tij ...