11 Korrik 2022, 16:19
Nga F.M

Ministria e Shëndetësisë: 561 testime, 192 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 563 të shëruar në 24 orët e fundit Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 561 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 192 qytetarë, në këto bashki: 124 në Tiranë, 13 në Kavajë, 9 në Vorë, 8 në Lushnje, 7 në Durrës, 6 në Vlorë, 5 në Gjirokastër, 4 në Gramsh, 3 në Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Tepelenë, Skrapar, nga 1 qytetar në Has, Tropojë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Delvinë, Sarandë. Janë 5,659 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 563 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 279,003 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (11 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 192
Të shëruar në 24 orë 563
Të shtruar në spitale 34
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 561
Testime totale 1,866,752
Raste pozitive 288,176
Raste të shëruara 279,003
Raste Aktive 5,659
Humbje jete 3,514
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,507
Fier 380
Durrës 357
Vlorë 328
Berat 219
Shkodër 196
Elbasan 195
Gjirokastër 164
Lezhë 130
Korçë 88
Dibër 66
Kukës 29
vijon...
Aktualitet
11 Korrik 2022, 15:32
F.M
Arben Grori dhe Naim Zyberi
TIRANË- Arben Grori, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit ka kërkuar ...
Aktualitet
11 Korrik 2022, 15:29
F.M
Florian Bonjaku
TIRANË- Prokurori i Krujës, Florian Bonjaku u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 2 qers...
Aktualitet
11 Korrik 2022, 15:26
k.m.
Arbër Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani
TIRANË- Arbër Paplekaj, ish-efektivi i repartit Special RENEA zyrtarisht është marrë i pand...
Aktualitet
11 Korrik 2022, 15:05
A.B
Ndryshon pas 29 vitesh rregullorja për procedurat dhe kriteret e lëshimit të raporteve për paaftësi të përkohshme dhe aksid...
Aktualitet
11 Korrik 2022, 14:56
e.k
Pamje nga aksidenti
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën një...
Aktualitet
11 Korrik 2022, 14:38
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Në kryeqytet nuk është asesi e vështirë të gjesh doza droge. Nëse kërkon hashash, at&e...
Aktualitet
11 Korrik 2022, 14:12
e.k
Momenti i shoqërimit në Komiasariat
GJIROKASTËR: Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Gjiro...
Aktualitet
11 Korrik 2022, 14:05
A.B
Davide Pecorelli
TIRANË- Prokuroria e Pukës do të marrë të pandehur Davide Pecorellin, italiani që sajoi vdekjen e tij në...
Aktualitet
11 Korrik 2022, 14:08
e.k
Shaban Ceni
TIRANË- Një punonjës i pastrimit te plehrave ka ndërruar jetë tragjikisht, ndërsa ishte duke hequr plehrat brenda...
Aktualitet
11 Korrik 2022, 13:10
e.k
Momenti kur i riu përcillet në banesën e fundit
MALLAKASTËR- Është përcjellë sot për në banesën e fu...