LIVE UPDATES
Aktualitet

KPK me dy qëndrime për Florian Bonjakun, prokurori për apartamentin e vjehrrit: E përdora si kolateral për kredi

Subjekti i rivlerësimit ka pretenduar se nuk ka mospërputhje deklarimi për burimin e krijimit të këtij apartamenti, pasi qëllimi i kalimit të pronësisë mbi këtë pasuri që është e vjehrrit, ka qenë vetëm mundësia që ai do të përdorej si kolateral për kredinë për blerjen e një apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 69.4 m2.

11 Korrik 2022, 15:29 Nga F.M
KPK me dy qëndrime për Florian Bonjakun, prokurori për
Florian Bonjaku

TIRANË- Prokurori i Krujës, Florian Bonjaku u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 2 qershor 2022, me shumicë votash. Relatori i çështjes Olsi Komici dhe anëtarja Valbona Sanxhaktari arsyetuan se pasaktësitë në deklarimin e pasurive nuk mund të sjellin penalizimin e subjektit. Po ashtu, u gjetën të pamjaftueshme për të sjellë pasoja shkarkuese edhe konstatimet për figurën dhe profesionalizmin.

Ndryshe nga shumica, kryesuesja e trupës së KPK-së, Xhensila Pine arrin në përfundimin se Bonjaku ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm për pasuritë, si dhe ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia nëpërmjet mangësive në kryerjen e veprimeve hetimore dhe arsyetimin e akteve procedurale.

Florian Bonjaku e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998. Ai ka punuar fillimisht në Prokurorinë e Lushnjes dhe prej vitit 2008 e ushtron funksionin pranë Prokurorisë së Rrethit Krujë.

Vlerësimi ndryshe për pasurinë 

Sipas vendimit të arsyetuar të KPK-së, gjatë hetimit administrativ janë gjetur mospërputhje deklarimi për burimin e krijimit të një apartamenti me sipërfaqe 62.95 m2 në Durrës, pasi në deklaratën e vitit 2003 është pasqyruar si burim një kredi, ndërsa në deklaratën “veting” është shënuar se nuk janë paguar vlera monetare. Nga verifikimet e kryera prej KPK-së ka rezultuar se kredia është disbursuar rreth 12 ditë pas blerjes së apartamentit në fjalë.

Subjekti i rivlerësimit ka pretenduar se nuk ka mospërputhje deklarimi për burimin e krijimit të këtij apartamenti, pasi qëllimi i kalimit të pronësisë mbi këtë pasuri që është e vjehrrit, ka qenë vetëm mundësia që ai do të përdorej si kolateral për kredinë për blerjen e një apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 69.4 m2.

Komisioni vëren se subjekti i rivlerësimit ka dhënë shpjegime të mjaftueshme në lidhje me kontratat e shitjes të lidhura me prindërit e bashkëshortes dhe se nga hetimi administrativ ka rezultuar i provuar se qëllimi i vetëm ka qenë marrja e kredisë dhe jo kalimi i pronësisë së këtij apartamenti.

Po ashtu, është konkluduar se, veprimet fiktive të kryera në lidhje me apartamentin, kredinë bankare dhe destinacionin e saj, në bazë të parimit të proporcionalitetit nuk mund arrijnë në atë masë që të aplikohet masa disiplinore e shkarkimit.

Të ardhurat nga shitja e apartamentit me sipërfaqe 69.4 m2 në Tiranë në shumën 9.5 milionë lekë, subjekti i ka deklaruar si burime për blerjen e një banese me sipërfaqe 112.4 m2 në vitin 201, po në kryeqytet.

Në deklaratën “veting”, Bonjaku ka shënuar se apartamenti i shitur është blerë në 2004-ën për shumën 19 mijë e 432 USD, me burim kredinë 20 mijë USD të marrë duke vendosur si kolateral apartamentin e vjehrrit në Durrës.

KPK ka analizuar transaksionet e kryera për apartamentin 69.4 m2 në Tiranë, nga ka rezultuar se subjekti nuk e ka deklaruar këtë pasuri në vitin 2003 kur është lidhur kontrata e pasurisë; në vitin 2004 kur është lidhur kontrata e shitjes; si dhe nuk e ka pasqyruar as në deklaratat periodike të periudhës 2005-2010.

Po ashtu, janë ngritur dyshime për caktim të çmimit fiktiv të shitjes, me qëllim jusitifikimin e të ardhurave të përfituara, pasi nuk është provuar me dokumentacion ligjor përcaktimi i vlerës së rivlerësimit në shumën 9,5 milionë lekë që ka rezultuar me diferencë të theksuar krahasuar me çmimin e tregut në shumën 6,1 milionë lekë të llogaritur nga ASHK-ja.

Pas rihetimit nga Komisioni të kësaj pasurie, janë administruar nga ASHK kontrata shitje të apartamenteve të tjerë në të njëjtin pallat në atë periudhë, si dhe kontrata të dorëzuara nga subjekti ku çmimet e shitjes të pasqyruara kanë rezultuar në disa raste edhe më të larta se ato të apartamentit të Bonjakut. Po ashtu, subjekti ka depozituar si prova edhe njoftimet e shitjes së apartamenteve në atë zone, ku janë konstatuar çmime të përafërta.

Bazuar në këto prova, Komisioni vlerëson se çmimi i shitjes 9.5 milionë lekë është real dhe për rrjedhojë janë rrëzuar dyshimet e ngritura për fiktivitet.

Në lidhje me mosdeklarimin e kësaj pasurie deri në vitin 2010, shumica mban në konsideratë faktin se deklarata “veting” është dokumenti ligjor ku bazohet procesi i rivlerësimit të magjistratëve.

Bazuar në parimin e proporcionalitetit, shumica arrin në konkluzionin se pasaktësitë e konstatuara dhe balanca negative për krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve në shumën 407 mijë lekë, janë të karakterit minimal dhe vlerësohet se nuk mund të sjellin shkarkimin.

Komisionerja Xhensila Pine në pakicë sjell në vëmendje raportin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI që ka konstatuar se deklarimi i subjektit nuk është i saktë dhe në përputhje me ligjin; ka paqartësi dhe mospërputhje lidhur me vlerat dhe burimet financiare të përdorura për pasuritë; si dhe ka mosdeklarime të pasurisë ndër vite.

Sipas Pines, Bonjaku ka dhënë deklarime kontradiktore dhe është e pamundur të dallohet se cili deklarim është i vërtetë dhe cili ka qenë shkaku që ai nuk ka deklaruar saktësisht dhe plotësisht pasuritë e tij. Në përfundim, ajo e vlerëson të bazuar në prova dhe ligj konkluzionin e ILDKPKI-së dhe konkludon se subjekti ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ka konstatuar përshtatshmërinë e Bonjakut në raportin e parë. Në vijim është dërguar informacion ku ngriheshin dyshime për përfshirje të subjektit në korrupsion pasiv, ndërsa konkluzioni është lënë në vlerësim të Komisionit.

Trupa e KPK-së është ndarë në analizën e veprimeve të prokurorit Bonjaku në hetimin e një çështje penale në ngarkim të dy shtetasve për kryerjen e veprës penale “kultivim të bimëve narkotike”.

Ka rezultuar se Bonjaku ka ndryshuar kualifikimin e veprës penale në “moskallëzim krimi” dhe çështja është dërguar për gjykim. Kërkesa nuk është pranuar nga Gjykata e Krujës, me argumentin se hetimi nuk është i plotë dhe se nuk janë argumentuar me prova, arsyet ligjore të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale.

Bonjaku e ka ankimuar vendimin, por është rrëzuar nga Gjykata e Apelit Tiranë. Nga hetimi administrativ ka rezultuar se Bonjaku e ka dërguar sërish çështjen në gjyq për veprën penale “moskallëzim krimi”, duke arsyetuar se nuk kanë rezultuar të dhëna që mund të ndryshonin pozitën procedurale të të pandehurve.

Gjatë hetimit administrativ, KPK ka ngritur dyshime në lidhje me ndryshimin e kualifikimit të veprës penale nga “kultivim të bimëve narkotike” në “moskallëzim krimi”, pasi është konstatuar se transkriptimi i bisedës së mesazheve në kërkesën për gjykim të përgatitur nga subjekti nuk ka qenë i plotë, krahasuar me tekstin e po këtij transkriptimi të pasqyruar në aktet e hetimit.

KPK i ka kaluar subjektit barrë prove për mosçmuarjen e vlerës dhe rëndësisë së transkiptimit të mesazheve, duke zbehur vlefshmërinë procedurale të saj me qëllim lehtësimin e pozitës së dy të pandehurve; si dhe për mosargumentim të arsyes se pse për dy të pandehurit që kanë qenë në kushte të njëjta, ka mbajtur qëndrim ndryshe në kërkimin e dënimit.

Bonjaku ka pretenduar se Gjykata e Krujës nuk ka çmuar se në aktet e dërguara për gjykim kishte fakte penale që nuk janë përmendur në kërkesën për gjykim, por thjesht ka kërkuar plotësimin e hetimeve.

Sipas tij, pas realizimit të detyrave të lëna nga gjykata nuk rezultoi e provuar se të pandehurit kishin kryer veprën penale “kultivim të lëndëve narkotike”, pasi nuk ka biseda të tjera dhe se nuk u gjetën prova për të vërtetuar që dy shtetasit kanë konsumuar këtë vepër penale.

Lidhur me pretendimin se transkriptimi i bisedës nuk është i plotë, subjekti ka shpjeguar se në fashikullin e gjykimit dërguar gjykatës janë vendosur të plota të gjitha procesverbalet dhe regjistrimet e përgjimit të bisedimeve dhe komunikimeve që janë kryer lidhur me këtë procedim penal.

Bonjaku ka sjellë në vëmendje faktin se gjykata e ka pranuar kërkesën e tij të dytë për gjykimin e çështjes për veprën penale “moskallëzim krimi” dhe se kjo çështje është në pritje për t’u gjykuar në Apelin e Tiranës.

Për qëndrimin e ndryshëm në individualizimin e dënimit për të pandehurit, Bonjaku ka argumentuar se për zbatimin e dënimit alternativ duhet të përmbushen disa shkaqe dhe elemente të tjera ligjore. Ai ka theksuar se dy të pandehurit kanë qenë në masa të ndryshme të sigurimit personal, ku ndaj B. D. është caktuar masa e sigurimit personal “detyrim paraqitjeje”, ndërsa shtetasit S. D. ajo me “arrest shtëpie”.

Bonjaku ka shpjeguar se për të pandehurin B. D. është marrë në konsideratë fakti se në kohën e kryerjes së veprës penale ishte në moshë relativisht të re dhe duke ndjekur studimet, si dhe shkalla e ulët e rrezikshmërisë së tij, pasi rezulton të jetë i padënuar më parë.

Shumica i konsideron të mjaftueshme shpjegimet e Bonjakut dhe vlerëson se ai ka aritur nivel të besueshëm për kriterin e figurës.

Pine në pakicë arsyeton se Bonjaku nuk ka dhënë shpjegime të mjaftueshme për barrën e provës dhe se nuk arriti të provojë se përse kërkesa për gjykim nuk u bazua në përgjimin e realizuar, si dhe përse u zbeh vlefshmëria procedurale e saj.

Po ashtu, Pine evidenton se Bonjaku nuk ka argumentuar se cilat ishin provat e tjera që u përfituan edhe nga hetimet shtesë pas detyrave të lëna nga gjykata e shkallës së parë, si dhe arsyet ligjore të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale, nga “kultivim të bimëve narkotike” në “moskallëzim krimi”.

Pine shprehet se ka krijuar bindjen se informacionet që disponoheshin në ngarkim të Bonjakut ishin bazuar në fakte dhe rrethana konkrete dhe çmon se të gjitha konstatimet për këtë çështje duhet të merren në konsideratë në vlerësimin tërësor.

Vlerësimet për profesionalizmin

Në kriterin proefesional, Bonjakut i është kaluar barrë prove për moskryerjen e disa veprimeve procedurale gjatë hetimit të një çështjeje tjetër. Sipas KPK, kërkesa për pushimin e çështjes penale i është njoftuar vetëm personit të dyshuar, shtetasit B.G., ndërsa nuk i është bërë me dije kallëzuesit.

Nga verifikimi i dokumentacionit ka rezultuar se subjekti i ka zgjatur hetimet çdo 3 muaj për një periudhë gati 2-vjeçare me arsye marrje dokumentacioni shtesë nga Bashkia Krujë, ndërkohë që kërkesa në këtë institucion është dërguar pas 15 muajsh.

Po ashtu, ka rezultuar se vendimet për zgjatjen e afatit të hetimeve nuk u janë njoftuar palëve të interesuara.

Në vlerësimin e tij, Komisioni vëren se Kodi i Procedurës Penale e ka të përcaktuar qartë që kërkesa për pushimin e akuzës ose çështjes i njoftohet edhe personit që ka bërë kallëzim ose ankim.

KPK e konsideron jo bindës pretendimin e subjektit se shtyrja e hetimeve ka ardhur si pasojë e ngarkesës në punë. Po ashtu, Komisioni vlerëson se nuk qëndron as arsyetimi tjetër i subjektit, se nuk e ka njoftuar kallëzuesin R.M., pasi ai nuk ka statusin e të dëmtuarit.

Megjithatë, shumica e përbërë nga relatori Olsi Komici dhe anëtarja Valbona Sanxhaktari vlerëson se këto mangësi procedurale nuk arrijnë deri në atë nivel sa të aplikohet masa disiplinore e shkarkimit nga detyra.

Ndryshe vlerëson kryesuesja Pine në pakicë, e cila çmon se mangësitë në kryerjen e veprimeve hetimore dhe arsyetimin e akteve procedurale kanë sjellë pasoja në mbrojtjen e posaçme ligjore të të drejtave procedurale të të dëmtuarit nga kryerja e veprës penale, duke cenuar besimin e publikut te drejtësia.

Në përfundim, Pine arrin në konkluzionin se subjekti ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm lidhur me kriterin e pasurisë dhe se ka cënuar besimin e publikut te drejtësia. Për rrjedhojë ajo ka votuar për shkarkimin e tij nga detyra.

Marrë nga BIRN

florian bonjaku

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës