LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga ‘Oxhaku’, ‘Kinostudio’ deri te ‘Ali Demi’…Tirana përmbytet nga droga dhe përdoruesit, shitet me motorë

Harta e trëgtimit në sasira të vogla të hashashit që shitet në rrugë, por edhe të kokainës, e cila ofrohet në lokale, është krejt e padukshme për policinë. Një tjetër zonë problematike dhe shqetësuese, është zona e Laprakës, e kthyer jo vetëm në vendin e hashashit dhe të kokainës, por gjithashtu edhe në zonën ku ka më tepër përdorues dhe shpërndarës heroinë.

11 Korrik 2022, 14:38 Nga k.m.
Nga ‘Oxhaku’, ‘Kinostudio’ deri te ‘Ali
Foto ilustruese

TIRANË- Në kryeqytet nuk është asesi e vështirë të gjesh doza droge. Nëse kërkon hashash, atë e siguron për pesë mijë lekë, duke nisur nga hyrja në kryeqytet në zonën e Kombinatit, në atë që quhet si Qyteti i Nxënësve, për të vazhduar më tej në një zonë krejtësisht informale dhe që pak nga pak po kthehet në geto, ajo e Astirit.

Harta e trëgtimit në sasira të vogla të hashashit që shitet në rrugë, por edhe të kokainës, e cila ofrohet në lokale, është krejt e padukshme për policinë. Një tjetër zonë problematike dhe shqetësuese, është zona e Laprakës, e kthyer jo vetëm në vendin e hashashit dhe të kokainës, por gjithashtu edhe në zonën ku ka më tepër përdorues dhe shpërndarës heroinë.

Gazetasi.al foli me njërin nga agjentët e antidrogës, që e konsideron luftën ndaj narkotikëve si të humbur në metropolin shqipar.

“Nuk po përllogaris hot-spotet e lëvizshme, ku zakonisht konstatohen grupe të rinjsh duke tymosur cigare hashashi, si në zonën e Kasharit, pranë Lapidarit, në kodrat e Mjull Bathores, në liqenin e Çekrezës, deri në parkun e Dajtit e të tjera”, - e nis rrëfimin agjenti i antidrogës, sipas të cilit përfundimisht beteja është humbur.

“Mund t’ju ngjajë pesimiste, por ka zona fikse dhe janë të organizuara si milingonat, zona e Oxhakut është tradicionalisht shqetësuese, zona e Ali Demit, Alliasit, Kinistudio, ‘5 Maji’, janë hot-spote tipike, ne e dime që aty përdoren tradicionalisht drogë, banorët i njohin përdoruesit dhe në heshtje kushdo i është përshtatur një realiteti të hidhur. Secili ruhet automatikisht nga përdoruesit që mos të përvetësohen para prej tij, por ama në fund të ditës, kushdo ka një anëtar përdorues dhe historitë me të cilat përballemi janë eskstreme”, shton agjenti për Gazetasi.al.

Por pse është kaq e vështirë të sulmohet shpërndarja e drogës dhe policia, e së bashku me të edhe prokuroria të impaktojnë shpërndarjen e drogës në kryeqytet?

“Kapen vetëm shpërndarësit, ky dështimi i parë. Ata po përdorin metoda të tjera, shpërndarësit zakonisht janë përdorues dhe deri diku janë punëtorë me mëditje, punojnë për të siguruar dozën e drogës. Nga ana tjetër, trafikanti i vërtetë që është shefi, rrallë shfaqet në bazën e shpërndarësve. Fenomeni i shpërndarjes së drogërave është sofistikuar dhe kjo nuk po kuptohet, ka një hierarki, ku urdhrat përçohen”, shpjegon burimi i antidrogës, sipas të cilit, policia e ka humbur fillin dhe nuk po arrin të bindë shpërndarës të thjeshtë që mbrohen me analizat në gjak dhe urinë dhe pretendojnë se janë thjesht përdorues.

“Nuk tregojnë dhe nëse hetimi do qëndrojë vetëm tek fjala e një shpërndarësi, droga do lulëzojë e do vazhdojë të shkatërrojë”, shton agjenti.

Policia shpesh i argumenton aksionet antidrogë me të dhënat operative. Por realisht policia i njeh shpërndarësit tipikë, pasi ata janë përdorues shumica dhe ofrojnë doza jo vetëm pranë lavazheve, lokaleve kateve të para të pallateve në kalçeto, por gjithashtu sepse janë të skeduar.

Megjithatë, e pakuptimtë mbetet se përse antidroga nuk gjurmon për një kohë të gjatë dhe të survejojë rrjete të tilla shpërndarësish, disa prej të cilëve sipas agjentit të antidrogës, “janë kthyer në shëtitës, duke u zhvendosur në Sarandë, Vlorë dhe Durës, aty ku sezoni turistik ka dërguar me pushime moshat e reja”.

Në një nga dosjet që iu tregua Gazetasi.al, pikërisht këto të dhëna operative që pretendon policia, i sinjalizuan se shtetasi K.H., një 41-vjeçar me dy fëmijë, ishte angazhuar për shitjen e drogës .

“Ai shet të gjitha llojet e drogërave, kokainë, heroinë dhe kanabis sativa”, ishte ingormacioni i dorëzuar në Drejtorinë Vendore të Tiranës.

I njohur me nofkën ‘N.Xh’, i dyshuari u ekspozua si shitës droge në një nga hot-spotet, në zonën e Oxhakut. Informacioni policor shfaq po ashtu edhe metodën që përdorte shpërndarësi.

“Kokainën e shet për 10 mijë lekë të reja për gram dhe drogën e mban në doza të vogla në dyqanin tabakino. Përdoruesit i dërgojnë mesazh, se duan ta takojnë dhe ai e ruan drogën në një shtëpi tjetër në një pallat. Ky person ka të punësuar edhe persona të tjerë, kreysisht djem të rinj që e shpërndajnë drogën me motorë".

Pas këtij informacioni, agjenti i antidrogës i thotë Gazetasi.al se u organizuan shërbime mbikqyrjeje në distancë përballë dyqanit tabakino të të dyshuarit.

“Aty u afrua një person me motor, bisedoi diçka me K.H., dhe ishte i dyshimtë momenti kur u takuan, u krijua përshtypja se shkëmbyen dicka. Një shërbim tjetër e ndoqi qytetarin me motor që u ndaua  dhe u kontrollua. Në dorë ai mbante një qese të vogël të spërdredhur me lëndë të bardhë të dyshuar kokainë, që rezultoi nga peshimi 0.2 gramë”, - kujton oficeri.

Kur shtetasi A.N., u pyet se ku e kishte gjetur, ai pranoi se i kishte kërkuar shpërndarësit,  më duhet një gjysëm dhe më pas e pagova 3.500 lekë të reja. E kam takuar shpërndarësin përpara një viti dhe mbasi krijoi besim tek unë dhe më pyeti se ku e kisha shtëpinë, më dha dozën me kokainë. Prej atëherë, e blija tek ai dhe për herë të fundit e bleva para një jave”, - pranon përdoruesi.

Ai ka treguar lëkundjet e tregut të kokainës.

“Ndonjëherë e blej 7 mijë lekë gramin, ndonjëherë 10 mijë lekë dhe kjo shumë pjestohet në varësi të sasisë që marr”.

Policia i thotë Gazetasi.al, se në rastin e “N.Xh”, oficerët vijuan shërbimet edhe në ditët në vazhdim. Përdoruesi tjetër pranon: “E mora numrin e ‘N.Xh’ nga familjarët e tij dhe drogën e blija kokainë për 3.500 mijë lekë”.

Përdoruesi i tretë rrëfehet se e nisi drogën 5 muaj më parë dhe se ishte përdorues i kokainës.Edhe ai shkonte për të blerë tek ‘N.Xh’ dhe zbulimi i tij u krye gjatë vëzhgimit në distancë.

“Kemi lidhje miqësore dhe jetojmë në një lagje, shkova tek tabakinoja dhe aty e marr dhe paguaj me para në dorë”.

Por sipas agjentit të antidrogës, është e pamundur që të vëzhgohet çdo shpërndarës droge.

“Janë shumë dhe nuk mjaftojnë shërbimet fizike. Përshembull në një rast, në rrugën ‘Nikolla Lena’, u vërejt një mjet i parkuar dhe pas sediljes ishin të ulur dy persona që po bisedonin. Policia dyshoi tek të dy burrat dhe u bëri thirrje të hapnin dyert. Gjatë kontrollit, në levën e shoferit, u gjet një çantë me material letër, ku brenda ishte mbështjellë në pëlhurë të zezë një lëndë e ngurtësuar në ngjyrë të bardhë, që u dyshua si kokainë. Sasia që u kap ishte mbi 1.124  gramë dhe u fut në qesen e provave”, - deklaron oficeri, sipas të cilit është e sigurt se ajo sasi do të shitej brenda ditës.

Dhe ky ishte vetëm një shpërndarës, që u tregua i pakujdesshëm, duke e mbajtur gjithë sasinë me vete”,- mbyll oficeri gjatë bisedës me Gazetasi.al./Marrë nga GazetaSi

tirane policia e shtetit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet