LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

OPERACION i SPAK/ Arrestohet biznesmeni, prokurori i Kukësit, ish-shefi i Operacionales, anëtari i 'Bajrajve'. Urdhër-arrest për Martinajn

•Përfundojnë në pranga policë, prokuror i rrethit të Kukësit dhe policë. •6 është bilanci pas aksionit të Policisë së Shtetit i cila nisi mëngjesin e sotëm një aksion në disa qytete. •Operacioni u shtri në disa qytete, në Tiranë, Shkodër dhe Kukës. •Në mesin e të arrestuarve është dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili është i njohur për lidhje me politikën. •I arrestuar është edhe ish-drejtori i Forcave Operacionale, Olti Bistri. •Në pranga ka përfunduar edhe prokurori i Kukësit dhe anëtari i grupit të Bajrajve, Astmer Bilali. •Po ashtu, Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e Ilir dhe Safet Bajrit në Shkodër, i mori në pyetje por më pas i la të mirë. •Po ashtu, kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Ervis Martinajt, pasi dyshohet se ka lidhje me grupin kriminal. •Urdhër-arresti është lëshuar dhe për Ervis Martinajn. •Dyshohet se janë arrestuar nën akuzat për korrupsion, shpërdorim detyre si dhe grup i strukturuar kriminal. •Aksioni është ende në vijim e sipër.

17 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

AKSIONI- SPAK shoqëron Ilir dhe Safet Bajrin, por nuk ishin të vetmit!

OPERACION i SPAK/ Arrestohet biznesmeni, prokurori i Kukësit, ish-shefi i
Ilir dhe Safet Bajri

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me aksionin e zhvilluar sot nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mësohet se mes personave të shoqëruar është dhe Ilir Bajri dhe Safet Bajri (Rustemi), dy personazhe që konsiderohen si drejtues të grupit "Bajri".

Gazetari Elton Qyno shkruan për "OraNews" se shoqërimi është kryer gjatë kontrolleve në banesa. E bashkë me ta është shoqëruar dhe Erogen Vaso alias Brajoviç.

Por pasi janë marrë në pyetje, të dy janë liruar.

2 VITE ME PARE

Aksioni i SPAK, Berisha ngre dyshime: Operacioni u dekonspirua, ikën 9 nga 15 kriminelë

OPERACION i SPAK/ Arrestohet biznesmeni, prokurori i Kukësit, ish-shefi i
Sali Berisha

TIRANË- Partia Demokratike ka ngritur dyshime lidhur me mbarëvajtjen e operacionit të zhvilluar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në deklaratën e PD, të shpërndarë edhe nga kryetari Sali Berisha ngrihen dyshime se operacioni ishte i dekonspirtuar, pasi sipas selisë blu shumë nga të shpallurit në kërkim nuk janë vendosur në prangat e Policisë së Shtetit.

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Europoli, bazuar në përgjimin e telefonave Sky, ECC dhe Encrochat kishte sjellë në Shqipëri dosjet e 15 kriminelëve shqiptarë trafikantë droge, prostitucioni, autorë vrasjesh, përdhunuesish. Por, në këtë operacion, nga 15 banditë u arrestuan vetëm 6, sepse 9 të tjerë, ndër të cilët dy anëtarë të klanit të partisë “Bajri”, ja mbathën siç është rregulli, “në drejtim të paditur”. E vërteta është se operacioni, në masën 60% dështoi. Kjo, vetëm e vetëm se autoritetet shqiptare, të lidhura me bandat e partisë, i njoftuan banditët e tyre që t’ia mbathin. Ministri i krimit Balla, i njohur për lidhjet direkte me disa prej të arratisurve, vrapoi i pari të lavdërojë Policinë për operacionin, 60 përqind të dështuar, si për të thënë “mos kujtoni se i kam njoftuar unë”. Partia Demokratike, duke falënderuar Europolin për kontributin e madh dhe të çmuar që po jep në luftën kundër kriminalitetit të lidhur me politikanë në vendin tonë, dënon me ashpërsinë më të madhe dekonspirimin kriminal dhe dështimin e këtij operacioni nga organet ligjzbatuese të Shqipërisë, të lidhura me krimin. Zero tolerancë është zotimi i PD ndaj krimit të organizuar!

 

2 VITE ME PARE

Zëri i Amerikës: Arrestohet Pëllumb Gjoka, qeveria i dha statusin “investitor strategjik”. Në pranga dhe prokurori bashkë me 'shefin' e Policisë

OPERACION i SPAK/ Arrestohet biznesmeni, prokurori i Kukësit, ish-shefi i
Foto ilustruese

Në Shqipëri, një operacion i drejtuar nga Prokuroria e Posaçme çoi sot në arrestimin e drejtuesit të Prokurorisë së Kukësit Xhevair Lita, ish drejtorin e Forcës operacionale në polici Oltion Bistri, biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish punënjës policie dhe emra të njohur të botës së krimit. Arrestimet kanë ardhur pas hetimit të disa vrasjeve dhe tentativash vrasje, ky dyshohet të jetë i përfshirë dhe Ervis Martinaj, një eksponent i krimit të organizuar, i cili rezulton prej kohësh i zhdukur.

Personazhe të ndryshëm të cilët në pamje të parë duket se nuk i lidh asgjë me njëri tjetrin, por që sipas hetimeve të Prokurorisë së posaçme, i bashkojnë fijet e krimit të organizuar, ishin objektiv i operacionit të nisur gjatë natës së bashku me Policinë. Një pjesë e mirë e ngjarjeve e kanë zanafillën në Shkodër, qytet ku ashtu si dhe në Tiranë e Kukës, u ushtruan kontrolle në banesa të shumta të personave të dyshuar si të përfshirë në vrasje, tentative për vrasje apo atentate.

Në pranga ka përfunduar drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit Xhevair Lita, i cili dyshohet të ketë mbyllur çështje penale për të paktën një vrasje dhe një tentativë vrasjeje, në kohën kur ai ushtronte detyrën në prokurorinë e Shkodrës. Në njërën prej tyre, dyshohet të jetë i përfshirë biznesmeni Pëllumb Gjoka, i arrestuar gjatë operacionit të sotëm. Një ngjarje ku shfaqet dhe emri i Ervis Martinajt, eksponent i njohur i botës së krimit, i cili prej thuajse një viti rezulton i zhdukur. Megjithatë, Prokuroria e posaçme ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij.

Emri i biznesmenit Gjoka, është lakuar shpesh në mjediset politike, pasi opozita e ka akuzuar atë si një person të përfshirë në blerje votash në favor të partisë socialiste. I angazhuar më parë në lojërat e fatit, në korrik të vitit 2021 kompanisë së tij Imperial Group, iu dha statusi i investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti turistik në Velipojë, me një vlerë prej 52 milion eurosh. Investim i cili nuk rezulton të ketë nisur ende.

Në arrest, nën dyshimet se i ka ofruar informacione elementëve kriminalë, ka përfunduar dhe Oltion Bistri, deri para pak ditësh drejtues i Forcës operacionale, një prej njësive më të rëndësishme të policisë. Po ashtu, është arrestuar dhe ish shefi i zyrës kundër krimit të organizuar në policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbega, i cili u shkarkua nga policia një vit më parë, ndërsa ishte me detyrë në Berat. Emra të tjerë të lidhur me Martinajn apo fisin e Bajrave në Shkodër, janë pjesë e listës së urdhër arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme, e për të cilët vijojnë kërkimet e policisë për kapjen e tyre./VOA

2 VITE ME PARE

U arrestua sot/ Berisha publikon foton e makinës së Pëllumb Gjokës: U parkua para qendrës së votimit në 14 Maj, tmerroi zgjedhësit

OPERACION i SPAK/ Arrestohet biznesmeni, prokurori i Kukësit, ish-shefi i
Fototja e postuar nga Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë publike një foto, që sipas tij është realizuar në kohën e fushatës. Berisha thotë se në foto është makina e Pëllumb Gjokës, personit që u vu në pranga ditën e sotme nga SPAK. 

Sipas tij, makina ka qëndruar para qendrës së votimit 324, Velipojë për të tmerruar zgjedhësit, kurse banda Gjoka kishte pushtuar qendrat e tjera.

POSTIMI I BERISHËS'

Kjo është makina e kriminelit Pëllumb Gjoka, mikut të ngushtë të Edi Ramës dhe investitorit strategjik. Me datë 14 maj kjo makinë ka qendruar para qendrës së votimit 324, Velipojë për të tmerruar zgjedhësit, kurse banda Gjoka kishte pushtuar qendrat e tjera.

Çfarë ka ndodhur sot?

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion që deri më tani ka çuar në pranga 6 persona. Mes tyre ka zyrtarë të policisë, prokurorisë dhe një biznesmen. Në pranga kanë përfunduar ish-drejtuesi i Operacionales, Oltion Bistri, i shkarkuar nga detyra vetëm pak ditë më parë. Mes të arrestuarve po ashtu është edhe Astmer Bilali, i arrestuar në 2018-n si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.

Në pranga raportohet të ketë rënë edhe Ardit Hasanbegaj, ish-shef për Krimet në Berat, i përjashtuar nga radhët e policisë një vit më parë, pas zbulimit të serave me kanabis në fshatin Drenovicë të Beratit. Në kërkim është shpallur edhe Ervis Martinaj, pasi akuzohet si porositës i disa vrasjeve në zonën e Shkodrës. Në kërkim është shpallur Eljon Hato, i konsideruar si krahu i djathtë i Martinajt. Një tjetër person gjithashtu i shpallur në kërkim është Behar Bajri.

Janë të paktën 15 urdhërarreste të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme. Akuzat janë disa, mes të cilave organizatë kriminale, grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale në organizata kriminale, shpërdorim detyre, korrupsion, e deri te vrasje. 

2 VITE ME PARE

AKUZAT/ Operacioni i SPAK: Bistri nxorri sekretin hetimor, Hasanbega siguroi kushtet për veprat penale, mbylli çështjet

OPERACION i SPAK/ Arrestohet biznesmeni, prokurori i Kukësit, ish-shefi i
SPAK

TIRANË- Janë zbardhur akuzat që rëndojnë ndaj personave që përfunduan ditën e sotme në pranga, në kuadër të një operacioni që u zhvillua nga SPAK në disa qytete të vendit. 

Në pranga përfundoi: prokurori i Kukësit Xhevahir Lita, polici Ardit Hasanbega, ish-drejturesi i Operacionales, Oltion Bistri dhe biznesmenti Pëllumb Gjoka. Në kërkim është shpallur Elion Hato, krahu i djathtë i Ervis Martinajt, ndërsa për këtë të fundit, edhe pse në kërkim është lëshuar sërish një urdhër-arresti. 

AKUZAT- 

Polici- Ardit Hasanbegaj u ka krijuar kushtet autorëve për atentatin ndaj Dorjan Dhulit dhe Ibrahim Licit.

Ish-drejtuesi i Operacionales- Oltion Bistri, akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe nxjerrje të akteve sekrete.

Prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, dyshohet se ka mbyllur dosjet në lidhje me këto vepra.

SPAK ka dyshime se Ervis Martinaj është i përfshirë në vrasjen e Gjin Ndojit, e cila ka ndodhur në vitin 2020.

Çfarë ka ndodhur sot?

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion që deri më tani ka çuar në pranga 6 persona. Mes tyre ka zyrtarë të policisë, prokurorisë dhe një biznesmen. Në pranga kanë përfunduar ish-drejtuesi i Operacionales, Oltion Bistri, i shkarkuar nga detyra vetëm pak ditë më parë. Mes të arrestuarve po ashtu është edhe Astmer Bilali, i arrestuar në 2018-n si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.

Në pranga raportohet të ketë rënë edhe Ardit Hasanbegaj, ish-shef për Krimet në Berat, i përjashtuar nga radhët e policisë një vit më parë, pas zbulimit të serave me kanabis në fshatin Drenovicë të Beratit. Në kërkim është shpallur edhe Ervis Martinaj, pasi akuzohet si porositës i disa vrasjeve në zonën e Shkodrës. Në kërkim është shpallur Eljon Hato, i konsideruar si krahu i djathtë i Martinajt. Një tjetër person gjithashtu i shpallur në kërkim është Behar Bajri.

Janë të paktën 15 urdhërarreste të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme. Akuzat janë disa, mes të cilave organizatë kriminale, grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale në organizata kriminale, shpërdorim detyre, korrupsion, e deri te vrasje.

2 VITE ME PARE

FOTO- Megaoperacioni i SPAK, pamje nga aksioni, momenti kur i dyshuari shtrihet në tokë, Polici e prangos

OPERACION i SPAK/ Arrestohet biznesmeni, prokurori i Kukësit, ish-shefi i
Policia

TIRANË- Ditën e sotme SPAK ndërmori një operacion ku vuri në pranga disa persona. Mes të arrestuarve janë: prokurori i Kukësit Xhevair Lita i dyshuar për korrupsion, ish-drejtori i policisë operacionale Oltion Bistri, i dyshuar për nxjerrje sekreti dhe shpërdorim detyre, Ardit Hasanbegaj, një ish polic i shkarkuar që dyshohet se siguroi kushte për tu mundësuar vrasja që mbeti në tentativë kundër Ibrahim Licit.

'Top Channel' ka siguruar momentin kur vihet në pranga një prej të ndaluarve. 

OPERACION i SPAK/ Arrestohet biznesmeni, prokurori i Kukësit, ish-shefi i

Çfarë ka ndodhur sot?

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion që deri më tani ka çuar në pranga 6 persona. Mes tyre ka zyrtarë të policisë, prokurorisë dhe një biznesmen. Në pranga kanë përfunduar ish-drejtuesi i Operacionales, Oltion Bistri, i shkarkuar nga detyra vetëm pak ditë më parë. Mes të arrestuarve po ashtu është edhe Astmer Bilali, i arrestuar në 2018-n si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.

Në pranga raportohet të ketë rënë edhe Ardit Hasanbegaj, ish-shef për Krimet në Berat, i përjashtuar nga radhët e policisë një vit më parë, pas zbulimit të serave me kanabis në fshatin Drenovicë të Beratit. Në kërkim është shpallur edhe Ervis Martinaj, pasi akuzohet si porositës i disa vrasjeve në zonën e Shkodrës. Në kërkim është shpallur Eljon Hato, i konsideruar si krahu i djathtë i Martinajt. Një tjetër person gjithashtu i shpallur në kërkim është Behar Bajri.

Janë të paktën 15 urdhërarreste të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme. Akuzat janë disa, mes të cilave organizatë kriminale, grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale në organizata kriminale, shpërdorim detyre, korrupsion, e deri te vrasje.

/Dosja.al

2 VITE ME PARE

Zbërthehet roli i anëtarëve të grupit kriminal të goditur nga SPAK/ Vrasja e Gjin Ndojit, në kërkim Elion Hato dhe Ervis Martinaj

OPERACION i SPAK/ Arrestohet biznesmeni, prokurori i Kukësit, ish-shefi i
viktima, Gjin Ndoji

TIRANE- Nga ana e SPAK është zbërthyer roli i anëtarëve të grupit kriminal, të cilët akuzohen për vrasjen e Gjin Ndojit. Në kërkim është shpallur Elion (Esmerald) Hato, krahu i djathtë i Ervis Martinajt, i cili është përfshirë në sherrin e përgjakshëm në zonën e ish-Bllokut më 4 tetor të 2018-ës. 

Hato sipas Prokurorisë, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka tentuar që t’i bëjë atentat Ibrahim Licit. Pjesë e grupit kriminal ishte dhe ish-shefi i Krimit të Organizuar në Policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbegaj, i cili ka krijuar kushtet për antantat ndaj Dorjan Dhulit dhe Ibrahim Licit, ky i fundit kundërshtari i përbetuar i ‘Bajrave’.

Bëhet me dije po kështu se Ervis Martinaj, mbreti i lojërave të fatit, në bashkëpunim me Behar Bajrin dhe Edmond Prekën janë të përfshirë në vrasjen e Gjin Ndojit në 2020 në Vaun e Dejës. 

Gjin Ndoji u ekzekutua në 9 gusht të vitit 2020 në Vaun e Dejës. Ai u vra me një plumb në kokë. Oltion Bistri, ish-shefi i Forcës Operacionale, akuzohet për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës" dhe "nxjerrje të akteve sekrete". Xhevahir Lita, drejtues aktual i Prokurorisë së Kukësit, dyshohet se gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e prokurorit në Shkodër ka mbyllur dosjet penale në lidhje me këto vepra.

Atentati në Vaun e Dejës

Gjin Ndoji (Boriçi), trupi i tij i pajetë u gjet pak metra larg automjetit tip "BMW", të marrë me qira, e ndërsa në vendngjarje u zbuluan 3 gëzhoja tip kallashnikovi. Ai ishte një person me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e krimeve. Pas atentatit, 1 km larg vendit ku u qëllua për vdekje i riu, u gjet e djegur një makinë, e cila dyshohej se u përket autorëve, një skemë kjo e përdorur edhe në vrasjet e tjera për të humbur gjurmët. Mësohet se makina e djegur, tip "Benz" AA 346 LC  që dyshohet se u përket autorëve, figuron me targa që janë denoncuar të vjedhura që më 20 qershor në Ishëm. Ajo është targa e një makine tip "Fiat Punto" në pronësi të A.K, e cila kishte bërë kallëzim në polici.

2 VITE ME PARE

Bajrajt të arrestuar nga SPAK? Avokati i familjes: Iliri dhe Safeti u morën në pyetje, u lanë të lirë

OPERACION i SPAK/ Arrestohet biznesmeni, prokurori i Kukësit, ish-shefi i
Safet Bajri

TIRANË- Avokati i familjes Bajri, Sokol Tahiraj ka mohuar lajmet që klientët e tij, Ilir dhe Safet Bajri të jenë arrestuar nga Policia. Në një sqarim të bërë publik për mediat, ai thotë se SPAK ushtroi kontroll në banesën e klientëve të tij. Tahiraj, shton se dy vëllezërit u morën në pyetje e më pas u lanë të lirë. 

“Në kuadër të mega operacionit të SPAK është ushtruar kontroll banese në shtëpinë e Ilir dhe Safet Bajrit. Ata janë marrë në pyetje pranë Policisë Shkodër dhe janë lënë të lirë”.

Ky reagim vjen pas lajmeve që qarkulluan sot në media, se dy vëllezërit ishin vënë në pranga. Ndërkohë, SPAK mëngjesin e sotëm zhvilloi një operacion duke vënë në pranga zyrtarë të lartë dhe emra të njohur të botës së krimit./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Emri i Behar Bajrit mes 15 urdhër-arresteve, vrau bashkëjetuesen 15-vjeçare në shtëpinë e tij

OPERACION i SPAK/ Arrestohet biznesmeni, prokurori i Kukësit, ish-shefi i
Behar Bajri

TIRANË- Behar Bajri, një emër i njohur nga policia, është mes 15 personave ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arresti me urdhër të SPAK-ut. Ende nuk ka informacione zyrtare nëse janë arrestuar apo jo disa anëtarë të grupit Bajri. Po ashtu, një tjetër detaj nga megaoperacioni i Policisë së Shtetit, të shtrirë në disa qytete, është fakti se Xhevahir Lita ka qenë prokuror në Shkodër kur dyshohet se kanë ndodhur ngjarjet kriminale, që mendohet se këta personazhe i lidhin me njëri-tjetrin.

Bajri, një nga personazhet më të rrezikshme të botës së krimit

Behar Brajoviç (Bajri) u arrestua në Roterdam në 2018, ndërsa u ekstradua nga Holanda në korrik të 2019-ës. Ai u akuzua nga prokuroria për “Vrasjen me paramendim” në dëm të bashkëjetueses së tij Fabiola Hyseni. Kjo ngjarje ka ndodhur në 29 qershor 2002, kur 15-vjeçarja është raportuar si e vetëvrarë me tre plumba në shtëpinë e Bajrit. Behar Bajri, i arrestuari kryesor në atë kohë për këtë ngjarje dhe i dyshuari nga prokuroria si personi autor për këtë vrasje, ka mohuar në mënyrë kategorike se e ka kryer këtë krim. Ndërkohë në dosje, prokuroria tha se me të njëjtën pistoletë tip “TT” që është qëlluar 15-vjeçaria Fabjola Hyseni në vitin 2002, është qëlluar në 7 shkurt 2001 Arben Tuzi, ngjarje kjo e ndodhur në rrugën “Qemal Stafa” në Shkodër, ku ka mbetur i plagosur dhe Lulzim Molla.

 

 

2 VITE ME PARE

SPAK kontrolle në Shkodër, merren në pyetje Ilir dhe Safet Bajri, shpallet në kërkim Behar Bajri

OPERACION i SPAK/ Arrestohet biznesmeni, prokurori i Kukësit, ish-shefi i
Ilir dhe Safet Bajri

SHKODËR- SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e Ilir dhe Safet Bajri alias (Rustemi), dy drejtues të rëndësishëm të grupit “Bajri” në Shkodër. Kontrollet u ushtruan si pasojë e operacionit që SPAK ndërmori në orët e para të mëngjesit, aty ku u vunë në pranga disa persona, mes tyre edhe Astmer Bilali, pjestar i grupit të tyre.

Iliri dhe Safeti u shoqëruan në komisariat e më pas u lanë të lirë. Ndërkohë, Policia ka shpallur në kërkim edhe Behar Bajrin. 

Safet Bajri, disa muaj më parë u lirua nga burgu i Kosovës në Lushnjë pas përfudimit të një dënimi me 9 vite burgim të dhënë nga drejtësia Belge. Fillimisht Safet Bajri u arrestua në 22 shtator të 2018 bashkë me 10 persona të tjerë në kuadër të operacionit policor të koduar "Oaz". Por akuzat për vrasje për të u rrëzuan duke u dënuar vetëm për akuzën e “Organizimit të lojrave të fatit”./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Operacioni i SPAK/ Mes 6 të arrestuarve edhe një ish-komisar, u shkarkua vjet nga Rrumbullaku

OPERACION i SPAK/ Arrestohet biznesmeni, prokurori i Kukësit, ish-shefi i
SPAK

TIRANË- Një tjetër i arrestuar në kuadër të operacionit të policisë së Shtetit dhe SPAK është edhe ish-polici Ardit Hasanbega.

Ish Komisari ka shërbyer si Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat. Ai u përjashtua nga policia në nëntor të vitit te shkuar pas shkarkimit të zinxhirit komandues të policisë së Beratit. Kjo u bë pas zbulimit të serave me kanabis në këtë qark, në fshatin Rërëz. 

Në prangat e policisë së shtetit ka rënë biznesmeni i kazinove dhe ndërtimeve, Pëllumb Gjoka, Specialist te Drejtoria e Krimeve në Volum, Oltian Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, Astmer Bilali, pjesë e bandës së Bajrave, si dhe ish polici Ardit Hasanbenga. Ende nuk është konfirmuar se çfarë shkeljesh kanë kryer këta persona, por operacioni ka qenë shumë i gjerë dhe mund të jenë edhe persona të tjerë të arrestuar. /Dosja.al

2 VITE ME PARE

Sot u arrestua me urdhër të SPAK! Bistri pak ditë më parë u shkarkua si Shef i Operacionales, u emërua te 'Krimet'

OPERACION i SPAK/ Arrestohet biznesmeni, prokurori i Kukësit, ish-shefi i
Oltion Bistri

TIRANË- Gjatë aksionit të sotëm Policor që u zhvillua nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane, janë lëshuar disa urdhër-arreste, ku janë finalizuar disa prej tyre. Kështu, në pranga ka përfunduar edhe ish-drejtuesi i Operacionales, Oltion Bistri. 

Arrestimi i Bistrit, vjen vetëm 1 javë pas shkarkimit të tij nga detyra si drejtori i Forcave Operacionale të Posaçme më 21 korrik. E pas lirimit, ai u emërua në Drejtorinë e Krimeve.

Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit. Ai ka qenë gjithashtu edhe shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë.

Ndërkohë sot, bashkë me Bistrin, në panga ka përfunduar edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita dhe anëtari i grupit të 'Bajrajve' në Shkodër, Astmer Bilali. SPAK ka paralajmëruar një konferencë për shtyp në orën 10:00 ku do të japë detaje të hollësishme rreth këtij hetimi./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Operacioni i Policisë së Shtetit, Balla: Arrestohen zyrtarë të Policisë dhe prokurorë të implikuar me krimin

OPERACION i SPAK/ Arrestohet biznesmeni, prokurori i Kukësit, ish-shefi i
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur operacionin organizuar gjatë mbrëmjes së djeshme të Policisë së Shtetit, ku u arrestuan eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë të Policisë së Shtetit si edhe prokurorë të implikuar me krimin. Balla deklaron se ky operacion domethënës është një pasqyrë e qartë e vullnetit të agjencive tona ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij dhe për ta çuar në një nivel tjetër zotërimin e shtetit në funksion të rendit ligjor në Republikën e Shqipërisë.

REAGIMI i Ballës:

Gjatë gjithë natës së sotme Policia Shtetit ka finalizuar një operacion kompleks të goditjes së krimit të organizuar, rezultat konkret i bashkëpunimit të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme, të cilën e falënderoj për bashkëpunimin dhe besimin. Në rrjetën e këtij bashkëpunimi kanë rënë eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë të Policisë së Shtetit, si edhe prokurorë të implikuar me krimin 

Ky operacion domethënës është një pasqyrë e qartë e vullnetit të agjencive tona ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij dhe për ta çuar në një nivel tjetër zotërimin e shtetit në funksion të rendit ligjor në Republikën e Shqipërisë.

Përgëzoj drejtuesit dhe pjesëmarrësit e uniformave blu në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit.

Gjithashtu shpreh besimin e plotë se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizmit të shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.

Faleminderit të gjithëve dhe vetëm përpara!

2 VITE ME PARE

Megaoperacioni i policisë dhe SPAK, në pranga edhe Astmer Bilali, pjesë e bandës 'Bajraj'

OPERACION i SPAK/ Arrestohet biznesmeni, prokurori i Kukësit, ish-shefi i
Astmer Bilali

TIRANË- Policia e Shtetit ka zhvilluar aksion në disa qytete, si në Tiranë, Shkodër dhe Kukës. Mes të arrestuarve është edhe Astmer Bilali i bandës së Bajrave.

Në pranga janë vendosur biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi i Operacionales, Olti Bistri dhe drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.

SPAK ka paralajmëruar një konferencë për shtyp në orën 10:00 ku do të japë detaje të hollësishme rreth këtij hetimi./Dosja.al

2 VITE ME PARE

EMRI- Arrestohet edhe prokurori i Kukësit

OPERACION i SPAK/ Arrestohet biznesmeni, prokurori i Kukësit, ish-shefi i
Policia

TIRANË- Policia e Shtetit ka nisur një aksion që në orët e para të mëngjesit, duke vënë në pranga disa persona që akuzohen për vepra të ndryshme penale. Ky operacion ka përfshirë krimin, politikën dhe biznesin. 

Prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita ka përfunduar në pranga në kuadër të këtij operacioni. Aksioni është ende në vijim dhe pritet që të lëshohen të tjera urdhër-arreste. Pritet që ndalime të ketë edhe jashtë territorit të Shqipërisë.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion dhe një konferencë zyrtare në orën 10:00, duke bërë një bilanc të qartë sesa është bilanci i të arrestuarve dhe i personave që do shpallen në kërkim./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Aksion nga Tirana në Shkodër, përfundon në pranga edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka

OPERACION i SPAK/ Arrestohet biznesmeni, prokurori i Kukësit, ish-shefi i
Pëllumb Gjoka

TIRANË- Në operacionin e Policisë që ka nisur në orët e para të mëngjesit, përfundoi në pranga edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili është i njohur për lidhje me politikën.

Ky operacion ka përfshirë krimin, politikën dhe biznesin. Aksioni është ende në vijim dhe pritet që të lëshohen të tjera urdhër-arreste. Pritet që ndalime të ketë edhe jashtë territorit të Shqipërisë.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion dhe një konferencë zyrtare në orën 10:00, duke bërë një bilanc të qartë sesa është bilanci i të arrestuarve dhe i personave që do shpallen në kërkim./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Aksioni i policisë- Mes të arrestuarve edhe ish-drejtori i Forcave Operacionale (EMRI)

OPERACION i SPAK/ Arrestohet biznesmeni, prokurori i Kukësit, ish-shefi i
Policia

TIRANË- Nga megaopracioni i shtrirë në disa qytete nga Policia e Shtetit janë arrestuar biznesmeni i njohur Pëllumb Gjoka dhe ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri.

Aksioni është ende në vijim dhe pritet që të lëshohen të tjera urdhër-arreste. Pritet që ndalime të ketë edhe jashtë territorit të Shqipërisë.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion dhe një konferencë zyrtare në orën 10:00, duke bërë një bilanc të qartë sesa është bilanci i të arrestuarve dhe i personave që do shpallen në kërkim./Dosja.al

arrestohet pellumb gjoka arrestohet oltion bistri aksion i spak 27 korrik 2023

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet