LIVE UPDATES
Aktualitet

Kush po e paguan faturën e pensionistëve! Shërbimet shtetërore mbulojnë vetëm 1% të të moshuarve

Efekti i drejtpërdrejtë i kësaj mase të ulët pensioni është varfëria e moshës së tretë, pasi pagesat e viteve të fundit nuk mbulojnë as nevojat bazë, pensionistët shpesh bëhen të varur ekonomikisht nga familja, nga fëmijët apo nipërit.

11 Korrik 2026, 07:36 Nga DOSJA

Kush po e paguan faturën e pensionistëve! Shërbimet

TIRANË- Pensionet e reja të pleqërisë në vitin 2025 ishin mesatarisht 16,500 lekë ose 526 lekë më të ulëta se ato të vitit 2024. Rënia e pensioneve të reja po ndodh në një moment kur kostot e jetesës po rriten vrullshëm nga çmimet më të larta që krijoi lufta në Ukrainë dhe tani ajo në Iran.

Inflacioni i akumuluar i viteve 2022 – 2024 ka gërryer fuqinë blerëse të të gjitha shtresave, por pensionistët janë ndër më të ekspozuarit, sepse nuk kanë asnjë mekanizëm tjetër kompensimi, pasi ata nuk mund të kërkojnë rritje page, nuk mund të ndryshojnë punë, nuk mund të negociojnë.

Efekti i drejtpërdrejtë i kësaj mase të ulët pensioni është varfëria e moshës së tretë, pasi pagesat e viteve të fundit nuk mbulojnë as nevojat bazë, pensionistët shpesh bëhen të varur ekonomikisht nga familja, nga fëmijët apo nipërit.

Ky transferim informal i barrës financiare nga shteti te familja ka pasoja në zinxhir. Të rinjtë që duhet të mbajnë prindërit pensionistë kanë më pak mundësi të kursejnë, të investojnë ose të krijojnë familje. Varfëria e brezit të tretë bëhet kështu frenuese edhe e zhvillimit ekonomik të brezit aktiv.

Pothuajse të gjithë pensionistët shqiptarë janë në vështirësi financiare për të siguruar mbijetesën (ushqime dhe ilaçe), nuk përfitojnë asnjë shërbim social nga pushteti vendor dhe ai qendror, teksa mungon infrastruktura që ndihmon në lehtësimin e lëvizjes të tilla si transporti, trotuaret, parqet, qendrat sociale etj.

Një sondazh që “Monitor” zhvilloi vitin e kaluar me 151 persona që kishin në përbërjen e familjes së tyre të moshuar tregoi se, popullsia në moshë pune aktualisht po përballet me shpenzime të larta mujore për kujdesin ndaj prindërve, të cilat shkojnë kryesisht për plotësimin e nevojave ushqimore dhe të ilaçeve. Mbi 87% e të anketuarve pohuan se të ardhurat e prindërve nga pensioni ishin të pamjaftueshme për të përballuar nevojat elementare.

Ata pohuan se shporta e konsumit të pensionistëve dominohet nga ushqimet, shërbimet shëndetësore, ilaçet dhe faturat e energjisë dhe të ujit. Rreth 88% e pjesëmarrësve në sondazh pohuan se ndihmojnë financiarisht prindërit e tyre. 57% bëjnë pagesa të rregullta mujore, dhe pjesa tjetër prej 31% i ndihmon në raste emergjente.

Pothuajse 99% e pjesëmarrësve pohuan se mungojnë tërësisht shërbimet sociale nga pushteti vendor dhe ai qendror për moshën e tretë. Sipas Censit 2023, rreth 61 mijë persona të moshuar në të gjithë vendin jetonin vetëm dhe ndaj këtyre nuk ofrohet asnjë lloj ndihme ose asistence nga zyrat e mbrojtjes sociale.

Fëmijët e të moshuarve u ankuan se infrastruktura që mbështet lëvizjen e prindërve të tyre është e papërshtatshme.

Shumë të moshuar përballen të vetëm me sëmundje të rënda, pa ndihmën e askujt. Me fëmijë emigrantë, pa struktura dhe stafe të specializuara, me të ardhura të ulëta dhe më shumë sëmundje kronike, një pjesë e madhe e të moshuarve po përballen me “ferrin” në tokë.

Një anketë e Programit të Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë (PNUD) vitin e kaluar me 790 familje që kishin të moshuar mbi 65 vjeç gjeti se mijëra të moshuar jetojnë vetëm dhe pa asnjë lloj mbështetjeje.

Të dhënat tregojnë se 12% e të moshuarve 70–79 vjeç jetojnë vetëm dhe 17% e atyre mbi 80 vjeç jetojnë të izoluar, pa askënd pranë. Shumica e tyre vuajnë për nevoja bazë të tilla si një vakt i ngrohtë, ilaçe dhe komunikim me të tjerët.

Rezultatet e sondazhit treguan se, 95% e të moshuarve kanë si të ardhura kryesore pensionet e tyre, të cilat shpesh nuk mjaftojnë as për ushqim, as për ilaçe dhe si rrjedhojë nuk kanë mundësi të punësojnë një kujdestar.

Gjendja shëndetësore e të moshuarve është alarmante. 76% e tyre kanë nevojë për ndihmë në aktivitetet e përditshme, që nga larja, veshja, përgatitja e ushqimit, deri te marrja e medikamenteve. Por 24% janë shumë të varur pasi vuajnë nga sëmundje kronike të shumta.

Megjithatë, drama më e madhe për shumë të moshuar nuk është vetëm varfëria apo sëmundja, por vetmia. Shumë prej tyre nuk kanë më pranë familjen. Numri i anëtarëve për familje ka rënë ndjeshëm, nga 3.9 në vitin 2011 në vetëm 3.2 sot dhe gjithnjë e më pak njerëz kanë dikë që t’u gjendet pranë.

Në zonat urbane, sidomos jashtë Tiranës, kjo situatë është edhe më e rëndë, pasi shumë të moshuar jetojnë të izoluar, pa kujdes familjar dhe pa shërbime sociale. Rreth 72% e atyre më të sëmurë raportojnë ankth dhe shqetësime të vazhdueshme, ndërsa shumë prej tyre nuk kanë as dikë që t’i dëgjojë.

Shqipëria ka hartuar disa strategji kombëtare për të përmirësuar jetën e të moshuarve, si Plani Kombëtar për Plakjen dhe Strategjia për Mbrojtjen Sociale, por realiteti tregon se boshllëqet mbeten të mëdha. Mungon një ligj gjithëpërfshirës për kujdesin afatgjatë dhe më e rëndësishmja, mungojnë fondet dhe shërbimet konkrete që do të ndryshonin jetën e mijëra të moshuarve.

Shqipëria po plaket, popullsia e re po zvogëlohet, emigracioni po rritet dhe familjet po bëhen gjithnjë e më të vogla. Mungesa e masave urgjente për të rritur mbështetjen financiare, shërbimet shëndetësore dhe sociale dhe për të ndërtuar një rrjet kombëtar të kujdesit komunitar, bën që mijëra të moshuar të vazhdojnë të jetojnë mes varfërisë, sëmundjes, vetmisë dhe mungesës së nevojave bazë.

Plakja po kthehet në një sfidë humanitare. Censi i vitit 2023 zbuloi se popullsia e vendit është zvogëluar ndjeshëm, duke rënë nga 2.8 milionë banorë në vitin 2011 në vetëm 2.4 milionë sot. Por më shqetësues është fakti se gati një në pesë shqiptarë është mbi 65 vjeç.

Shqipëria po kthehet ngadalë në një vend të plakur, ndërsa numri i të rinjve bie dhe shumë prej tyre emigrojnë, duke sjellë pasoja të thella sociale.

Shërbimet shtetërore mbulojnë vetëm 1% të të moshuarve

Shërbimet e kujdesit institucional, përfshirë shtëpitë rezidenciale dhe qendrat ditore janë të pakta dhe të shpërndara në mënyrë të pabarabartë. Shqipëria ka 23 institucione rezidenciale, të cilat u shërbejnë rreth 705 të moshuarve në të gjithë vendin, më pak se 1% e popullsisë mbi 65 vjeç.

Përveç kësaj, 36 qendra ditore komunitare mbështesin rreth 3,000 përfitues, megjithatë pothuajse gjysma e bashkive të Shqipërisë nuk kanë asnjë shërbim komunitar për të moshuarit. Kujdesi i specializuar është i pamjaftueshëm.

Vetëm 33% e qendrave rezidenciale ofrojnë kujdes për demencën, dhe 92% e institucioneve raportojnë nevojë për këtë shërbim. Në mënyrë të ngjashme, vetëm 25% e qendrave rezidenciale ofrojnë shërbime fizioterapie, pavarësisht se mbi 90% e tyre e pranojnë domosdoshmërinë e këtyre shërbimeve.

Kufizimet infrastrukturore pengojnë më tej cilësinë e shërbimeve, me 75% të qendrave rezidenciale që identifikojnë nevoja urgjente për modernizim. Qendrat ditore gjithashtu hasin vështirësi, veçanërisht për shkak të mungesës së hapësirave të posaçme për terapi dhe aktivitete sociale.

Vështirësitë financiare mbeten pengesë madhore, pasi dy të tretat e institucioneve e konsiderojnë mungesën e fondeve si pengesën kryesore për zgjerimin e shërbimeve ndaj të moshuarve, përmirësimin e infrastrukturës dhe ofrimin e pagave konkurruese për stafin./MONITOR

Sondazh

Poll

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dhunimi i të miturës në Fier/ Hita: Është pezulluar nga detyra një polic

Donald Trump duhet ti paguajë E. Jean Carroll 5.8 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate nuk kanë pasur kurrë

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Hita: Ja pse nuk e kaluan kufirin drejt Shqipërisë

Skandal/ Policia bën ‘Cyber Security-in’ e biznesve të afërta me njerëzit e Ramës

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar

Akuzat për ndërhyrje në protesta/ Berisha: Rama po krijon klimë jomiqësore me vendet fqinje

Këngëtarja Bonnie Tyler e Total Eclipse of the Heart ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Ndalimi i deputetëve të VLEN, Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës

Erling Haaland AI dhe cili është roli i tij mbi figurat e njohura sportive?

"Si nuk u vjen turp..."/ Qytetarët kapin 'mat' Ballën duke luajtur murlan në Strasburg

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-se

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit

“Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël”/ Aktivisti: Shqipëria është e vjedhur

Protesta e 39-të qytetare/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Samiti i NATO-s në Turqi/ Sekretari i Përgjithshëm, Rutte: Samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri

Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh

Rama: Ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

Cila është arsyeja që Princi Harry humbi çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail?

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Loris Qosja nxënësi 15-vjeçar nga Cerriku shpallet fitues i International Stem Olympiad në Itali

Paris Hilton u sulmua fizikisht më 1990 në konviktin Utah në SHBA, shkolla humbet licencën

Organizatorët e Madonnës anulojnë shfaqjen e saj në Pride Parade për shkaqe sigurie