LIVE UPDATES
Aktualitet

Kush po e kërcënon Endri Meksin? Prokuroria dhe policia s’kanë përgjigje, biznesmeni: Kemi denoncuar aferën e AKSHI-t

Më tej, Meksi i lidh sulmet me bizneset që ai zotëron, duke qenë se operon në sektorë problematikë si lojërat e fatit, AKSHI dhe ARRSH. 

30 Mars 2026, 11:20 Nga I.A
Kush po e kërcënon Endri Meksin? Prokuroria dhe policia
Endri Meksi

TIRANË- Pronari i MCN Tv Endri Meksi ka komentuar kërcënimet ndaj tij, duke deklaruar se nuk ka asnjë informacion nga policia për kërcënimet që janë bërë ndaj tij dhe biznesve që zotëron në më shumë se një rast. Në studion e lajmeve të MCN, Meksi tha se ka një tentativë heshtjeje dhe se askush nuk ka interes ta ndjekë këtë çështje. 

“Nuk kemi informacion deri më sot për ndonjë zhvillim nga ana e policisë. Është referuar në prokurori dosja në ditët në vijim pas denoncimit tim në 10 mars dhe që nga ai moment unë jam paraqitur për të bërë një ankimim në prokurori më 18 mars dhe nuk kam asnjë lloj informacioni për ndonjë zhvillim të mëtejshëm. Mendoj se do kishte pasur nevoja për hetime duke qenë se ka shumë elementë të lidhur me bizneset që unë ndjek që kanë të bëjnë me median. Jam i surprizuar për mosreagimet apo mospyetjet. Një nga detajet që gazetarët e kronikës që kanë arritur të gjejnë teksa investigonin këtë çështje ka të bëjë me faktin që kamerat nuk janë përcjellë nga policia në prokurori. Kjo është e dyshimtë, e kam parë si tentativë heshtjeje. Një këndvështrim i të parit, që askush nuk ka interes të ndjekë këtë çështje. Pyetjet që më janë bërë mua është se pse e denoncove. Unë e denoncova se dua transparencë. Nëse nuk do të denoncoja që atë darkë të gjithë do të ishin me dyshimet që ose është një sajesë siç kanë pasur, ime shoqe ka pasur dyshime të tilla dhe më ka thënë që e kam sajuar unë vetë për vëmendje publike. Unë isha i detyruar të paraqitesha në postën e Komisariatit të Lundrës që i përket komisariatit nr.1 të Tiranës për të bërë denoncimin mbi ngjarjes që pashë atë natë,“ tha Meksi.

Më tej, Meksi i lidh sulmet me bizneset që ai zotëron, duke qenë se operon në sektorë problematikë si lojërat e fatit, AKSHI dhe ARRSH. 

“Ka ardhur relativisht e papritur. Duke qenë se jemi në një biznes që shpesh kallëzojmë afera, duke qenë se unë jam i përfshirë në shumë sektorë të njohura si problematike: lojërat e fatit, interneti AKSHI dhe ARRSH. Nuk them që prisja diçka, por ka pasur indicie, si dhe kuptohet jeta private. Gjatët vitet të kaluara një nga bizneset më të përfolura të miat ka qenë monitorimi i lojërave të fatit ka qenë gjithë kohës në këqyrje duke qenë se pritet kjo hapja e basteve sportive. Është biznes edukativ, por e vendosin fokusin për të denigruar. Denigrohen qoftë aktorët pretendentë të tregut, qoftë ata që janë në kushte që në Shqipëri quhen “ilegalë”, pra nuk janë aq keq sa duken. Nuk flasim për drogë, për vrasje. Flasim për një treg provat që duhet të ishte i rregulluar  dhe i ligjshëm. Është i paligjshëm për momentin por po zbardhet. Ditën e mërkurë apo të enjten ka kaluar më në fund VKM që pritej,“ tha Meksi.

Sipas Meksit, në grupin e auditimit të biznesve të tij ka pasur njerëz të porositur nga Agasi dhe Beqiri.

“Gjatë vitit të kaluar Ministria e Financave ka nisur një auditim ndaj biznesit tim që zgjat tashmë prej 1 viti e 1 muaj e gjysmë. Nuk mbaron, duhet të kishte mabruar me kohë. Ka pasur dy urdhra të Ministrit të Financave me afat 1 mujor. Së fundmi, të enjten personat që kanë ardhur të enjten, thonë: do ta zgjasim sa të duam. Në muajt nëntor-dhjetor paralel me situatën e aferave të AKSHI-t dhe ARRSH kanë ndodhur disa ngjarje për të cilat unë kam referuar në SPAK  në rrugë shkresore në ditët e para të muajit janar. Atë moment që me kapacitet hetuese investigative të MCN Tv arritëm të gjenim detajet që mungonin. Jam kujdesur që detajet të jenë të sakta. Në grupin e auditimit është përfshirë direk një person i porositur direkt nga Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi. Këta persona që dalin kudo, dilnin dhe tek auditimet e Ministrisë së Fiancave. Unë kam bërë shkresë për këtë gjë, vetë Ministrisë së Financave dhe SPAK-ut. Nuk kam asnjë reagim. Ministria hesht. Prokurorja e çështjes të kallëzimit ndoshta ka nevojë për ndihmë, nuk arrin të hapë Google për të parë se për çfarë akuzohem. Gent Progni më akuzonte mbrëmë se jam një ‘burbuqe’ në terma folklorikë. Akuzohem e për gjëra të tjera, më ka akuzuar për marrëdhënie intime sekrete në chat me një njerëz të caktuar. Thotë kam foto. Ka elementë që shkojnë përtej gjurmës klasike. Nuk mund t’i quaj shantazhe, nuk jam ndjerë i tillë. Arsyeja që kam zgjedhur t’i shkruaj SPAK ka qenë për të treguar vendosmëri dhe besim tek ligji, tek funksionimi i shtetit të së drejtës dhe për të garantuar një farë pavarësie të medies,“ tha Meksi./Dosja.al

endri meksi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet