LIVE UPDATES
Aktualitet

Lufta për paratë publike! BIRN: AKSHI, Posta dhe QSUT me tenderët më problematikë

Hetimet e prokurorisë nisën pas pengmarrjes në gusht 2025 të biznesmenit Gerond Meçe, e cila sipas hetimeve pati për qëllim shtrëngimin e këtij të fundit që të hiqte dorë nga ankimet pranë Komisionit të Prokurimit Publik, KPP për tenderat e zhvilluara nga AKSHI.

30 Mars 2026, 09:43 Nga D.S

Lufta për paratë publike! BIRN: AKSHI, Posta dhe QSUT me tenderët

Dy ish-drejtueset e Agjencisë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit, AKSHI, janë në hetim prej muajsh nga Prokuroria e Posaçme, të dyshuara si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kishte për qëllim përvetësimin e tenderave të agjencisë.

Hetimet e prokurorisë nisën pas pengmarrjes në gusht 2025 të biznesmenit Gerond Meçe, e cila sipas hetimeve pati për qëllim shtrëngimin e këtij të fundit që të hiqte dorë nga ankimet pranë Komisionit të Prokurimit Publik, KPP për tenderat e zhvilluara nga AKSHI.

Dosja hetimore për tenderët e AKSHI nuk është episodike.

Sipas një raporti që Komisioni i Prokurimit Publik ka dorëzuar në Kuvend, AKSHI është një nga institucionet me numrin më të lartë të tenderave problematikë në korpusin e institucioneve publike.

Nga 94 tenderë të zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për vitin 2025, 43 prej tyre ose pothuajse gjysma janë ankimuar në KPP. Për më tepër, në shumicën dërrmuese të ankimeve ndaj AKSHI, 62.7%, KPP u ka dhënë të drejtë kompanive ankuese plotësisht ose pjesërisht, duke e gjetur institucionin në shkelje. Tenderat e ankimuar në AKSHI kapin vlerën e 10.7 miliardë lekëve  ose 111 milionë euro.

Por AKSHI nuk është i vetmi institucion me probleme.

Raporti i KPP-së për Kuvendin e Shqipërisë, përpos numrit të ankesave në rritje nga bizneset, zbulon mangësi institucionale në zhvillimin e tenderave nga institucionet publike. Raporti vë në dukje se rreth 52% e ankesave të bëra në KPP nga kompani pjesëmarrëse në tendera janë gjetur të bazuara dhe autoritetet publike janë gjetur në shkelje për tendera me vlerë totale mbi 33 miliardë lekë ose 343 milionë euro.

Institucionet me më shumë ankesa

Përveç AKSHI-t, në listën e 10 institucioneve me numrin më të lartë të ankesave për procedura janë edhe Posta Shqiptare, Qendra Spitalore Univeristare Nënë Tereza, Sh.A Albpetrol, Ujesjellës Kanalizime Tiranë, Bashkia Kamëz, Bashkia Durrës, Spitali Rajonal Durrës, Bashkia Tiranë dhe Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, i cili ka numrin më të madh të procedurave tenderuese.

Në këtë listë, Postës Shqiptare i janë ankuar 47.7% e tenderave dhe ka humbur në KPP në 62% të rasteve, duke mbajtur gjithashtu një raport negativ për numrin e ankimeve në raport me procedurat e zhvilluara.

Në shumicë dërrmuese, ankimet për të dy institucionet janë kryesisht për fazën e përcaktimit të kushteve të tenderimit apo plotësimit të dokumenteve standarde të tenderit. Kjo fazë tenderimi është kryesisht e dyshuar për kritere “të qepura” që synojnë të përjashtojnë konkurrencën.

Por ndërsa AKSHI dhe Posta prodhojnë numrin më të madh të ankesave në raport me procedurat, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, QSUT,  ka numrin më të lartë të vendimmarrjeve të gabuara të konfirmuara me vendim të KPP.

QSUT ka zhvilluar sipas të dhënave publike nga APP 292 procedura. Ndonëse vetëm 8.5% e këtyre tenderave janë ankimuar në KPP, sipas raportit vjetor, atëherë kur kompanitë ankohen ato pothuajse gjithmonë fitojnë. Shifrat tregojnë se KPP i ka dhënë të drejtë biznesit në 19 nga 25 ankesa ndaj procedurave të QSUT-së, me një normë “humbjeje” prej 76%.

Në nivelin e pushtetit vendor, Bashkia Durrës dhe Bashkia Kamëz shfaqen si vatrat më problematike. Ndaj tyre, KPP ka pranuar përkatësisht 61.9% dhe 58.3% të ankesave të bëra nga bizneset. Bashkia Tiranë dhe Spitali Rajonal Durrës, kanë norma më të ulëta ankimimi, rreth 11% dhe po ashtu edhe norma më të ulëta të humbjes, por janë po ashtu në 10 institucionet me më shumë probleme sëbashku me Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

Operatori i Blerjeve të Përqendruara, OBP, qarkullon volumin më të madh të parave publike, me 707 tendera. Ky institucion mban numrin absolut më të lartë të ankesave, 149 të tilla, por shkalla e ankimimit është 21% për shkak të volumit të lartë. OBP u gjet sipas KPP-së në 45% të rasteve të ankimuara.

Në shumicën dërrmuese të autoriteteve, OBP, QSUT, Albpetrol, Bashkitë, ankesat përqendrohen në fazën e vlerësimit të ofertave. Për shembull, te OBP, 113 ankesa janë për vlerësimin dhe vetëm 36 për DST. Kjo tregon se operatorët ekonomikë nuk kanë aq shumë problem me kriteret e vendosura në fillim, por me mënyrën se si autoriteti po i gjykon dhe skualifikon ofertat e tyre.

Viti 2025 vizatoi një panoramë problematike të asaj që mund të quhet “lufta” për paratë publike. Edhe pse në raport, KPP e paraqet rritjen e numrit të ankesave si sukses, në thelb numri më i lartë i ankimeve bllokoi përkohësisht fonde me vlerë 101.3 miliardë lekësh. Vetëm procedurat unike që përfunduan në KPP, kishin një faturë prej  76 miliardë lekëve pa TVSH.

Shumica dërrmuese e ankesave, 62.5 për qind janë për pjesën e vlerësimit të ofertave, kur institucionet vendosin se kush e fiton kontratën dhe kush humbet. Ndërkohë ankimet për për rregullat e lojës, kriteret e tenderit, përbëjnë 37% të shkaqeve të ankimimit.

Ndryshe nga tenderat, ankandet dhe lejet minerare duken fusha ku nuk ka kontestim apo garë. “Gjatë periudhës 1 janar 2025 – 31 dhjetor 2025, janë regjistruar pranë Komisionit të Prokurimit Publik 1197 ankesa në total, prej të cilave 1188 ankesa janë paraqitur për procedurat e prokurimit publik, 8 ankesa për procedurat e ankandit publik, 1  ankesë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe 0  ankesa për leje minerare”, thuhet në raport.

Ankimet ndahen në tre kategori të mëdha, ato për procedura për blerje mallrash, për procedura shërbimesh dhe punët publike.

Sipas raportit, “zhurma” më e madhe bëhet për blerjet  e mallrave, për të cilat u bënë 483 ankesa, por nga ana tjetër  këto përfaqësojnë një vlerë financiare relativisht modeste prej vetëm 19.9 miliardë lekësh nga totali prej 101 miliardë i kontestuar në KPP.

Ndërkohë, aty ku ndahet “pjesa e luanit” e buxhetit, në sektorin e punëve publike dhe infrastrukturës, ka vetëm 95 ankesa, por këto janë për procedura me vlerë 56.3 miliardë lekë. Pjesa tjetër, ajo e ankesave për procedura për shërbime ka një vlerë prej 25.1 miliard lekë.

Nga 361 operatorë ekonomikë që u ankuan në vitin 2025, plot 350 prej tyre ishin të regjistruar si biznese të mëdha. Vetëm 10 ankues i përkisnin biznesit të vogël. Në raport, KPP ka përfshirë edhe të dhëna gjinore të ankuesve duke llogaritur se shumica dërrmuese e kompanive që ankohen, 80% kanë administratorë meshkuj./Reporter.al

akshi qsut posta shqiptare akshi posta dhe qsut me tenderët më problematikë birn

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht