LIVE UPDATES
Aktualitet

Kush po e fsheh vrasjen e Eglantin Progës?

14 Gusht 2024, 07:59 Nga Anila Hoxha
Kush po e fsheh vrasjen e Eglantin Progës?
anila hoxha

Kodi i heshtjes dhe si fshihet një krim…

Që në fillim e rëndësishme është të mos ketë parë askush dhe që kush ishte okular të ketë frikë e mos te flasë

Që motivi të jetë i dobët duhet shpikur një femër si “mollë sherri”, ose autori dhe viktima duhet të jenë të dehur, ose vrasësi dhe viktima gërvishin makinat.

Në Pogradec , me autor vrasjeje Denis Mecen dhe të vrarë Eglantin Progën dosja është aq “e pafajshme” sa i bind të gjithë njerëzit e drejtësisë- fajet i ka alkooli dhe një “shpullë”. Por përpara kësaj duhej – edhe njëherë në një skenë krimi, kamerat e sigurisë të ishin jo funksionale. Madje aq jo funksionale sa “dvr në momentin e kqyrjes vizuale nuk bën kthimin e pamjeve filmike dhe është i qëndruar në vitin 1972”.

Edhe njëherë , dëshmitarët nuk panë gjë. Edhe njëherë autoambulanca mbërriti me vonesë. Policia u njoftua në orën 19:00.Dëshmitari e pa të ndjerin përtokë në orën 18.45.

Duhet edhe njëherë , si në dhjetëra krime të tjera ku pamjet fshihen, dëshmitarët kanë frikë e vendngjarja prishet, të përsëritet një copy paste lokale edhe për vrasjen e Eglantin Progës,42 vjec.

Një deja vu krimi.

Ndërkohë,në Pogradec një klient që po pinte birra vuri re konfliktin, por kur kushëriri i viktimës iu lut për ndihmë, ai nuk lëvizi vendit.

Shprehimisht në dosje thuhet “nuk pranoi ta ndihmojë”.

Mbase po i shijonte më shumë birra, nga kush duhet të kishte frikë ndryshe ?

Apo zgjodhi të shohë punët e tij që mos të trazohet? Apo kodi i heshtjes na ka depërtuar gjithandej dhe masivisht si shoqëri kemi kopjuar thelbin e saj “Nuk dëgjova gjë. Nuk pashë gjë. Nuk isha aty. Por dhe nëse isha , kam qenë në gjumë”. ?

Pra, në Pogradecin e vogël, ku qytetarët e njohin njëri – tjetrin, befasisht klientë e shokë e të njohur që frekuentohen në të njëjtën lagje , nuk e njohin dhe nuk e dinë se kush ishte ai që sulmoi viktimën. Sepse e njihnin si fytyrë dhe jo si emër. Një oficer shkruan përgjigjjet e tyre në formën më naive të mundshme.

Ska asnjë dyshim. Kryqëzimi i të dhënave dhe dëshmive nuk është askund.

Por teksa në fashikull shtjellohet se sa birra u pinë e sa shaka u bënë, askush nuk e pa se si , pse , u godit 42 vjecari .

Përfshi edhe kushëriri i të ndjerit që ishte vetëm 30 metra larg.

Nga ana tjetër policia tregon se si e kërkoi autorin, pastaj e telefonoi , por abonenenti dilte i padisponueshëm. Mendoni një qytet të vogël si Pogradeci, apo kudo tjetër ku pretendohet se një kriminel gjendet jo duke e telefonuar, por me informacione të bazuara në burime të mbyllura e hapura, teknika e bashkëpunëtorë apo kërkim zbulim me agjentë civilë e krimesh.

Telefoni i autorit ishte i fikur dhe sakaq gjatë orëve të mëpasshme teksa jepet version i parë , ai i një vdekjeje aksidentale, autori shfaqet në dyert e komisariatit.

Në një skenë të mëparshme krimi, të zbuluar në “SKY Ecc”, një shef policie mëson lidhjet e vrasësit se si ai duhet të dëshmonte në gjykatë se “ kishte qëlluar mbas një sherri banal”. Aq më tepër që edhe djali i të vrarit nuk do fliste – shkruan më tej eksperti për kriminelët.

Dhe kështu disa orë më vonë, Denis Mece shfaqet në polici. Ai flet, një polic, kokëulur shkruan. Ai ia vë fajin alkoolit , tregon se ai kishte fjetur mbas ngjarjes dhe ndaj nuk e kishin gjetur dot.

Por le të jemi naivë edhe ne dhe të mos mendojmë se njëri prej dy palëve nuk thotë të vërtetën.

Normalisht mbas leximit të dosjes, dyshimi i parë që vjen është ky; ose policia lokale ka nxjerrë shëtitje dy copë postblloqe dhe ka pritur derisa autori të dorëzohet dhe alibitë të jenë gjetur, dëshmitarët të kenë ngritur supet, pulsi të jetë matur,që motivi të quhet “i dobët”. Ose Denis Mece gënjen. Por në letra është fiksuar dëshmia e tij , që na i shfaq të alkoolizuar , që u trondit, që iku nga vendngjarja, fiku telefonin dhe fjeti në makinë. “Unë kam dashur ti fus një shpullë – thotë ai. Por sa i jam afruar kam ngritur dorën, ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më. Mua nuk më është besuar hic. Rrugës për në fshatin Bucimas, kam ndaluar makinën dhe kam fjetur pasi isha i dehur“.

Duke ndjekur këtë rrëfin , kur autori u zgjua kujton mirë se telefonoi avokatin “pasi kisha merak” thekson. Avokati i tregoi se i riu kishte ndërruar jetë. Dhe ai i lutet mbrojtësit ta marrë e ta cojë në komisariat.

Fakt

Ora 19. 00 policia njoftohet se përballë barit “ Stropcka” është një shtetas i shtrirë pa ndjenja. Viktima raportohet me identitetin Eglantin Proga.

Policia nuk gjen asgjë të dyshimtë. Pak më tej në një lokal të kontrolluar përshkruhet si provë gjetja e duhanit të dredhur.

Përse? Sepse më vonë një dëshmitar do thotë se si vrasësi i kërkoi viktimës ti dredhë një duhan.

Policia referon dëshmitarin numër 1 që deklaron se “viktima porositi një birrë“. E cuditshme se si dikush pra Eglantin Proga që administronte 50 metra më larg lokalin e tij, porosit për të pirë në lokalin e dikujt tjetër.

Dëshmitari nuk ëshë i sigurtë se cfarë ndodhi më pas. Por mban mend se pak më vonë dëgjoi disa persona që kanë folur me zë të lartë dhe kërkonin ujë.

“Unë jam hutuar në atë moment dhe kur kam dalë jashtë nuk kam nxjerë as ujë por një nga rruga ka sjellë një bidon”.

Dëshmitari nuk mban mend se cfarë bëri mbasi porositi birrat, i ndjeri . Mban mend që e pa atë të shtrirë në trotuar.

Dëshmitari numër 2 thotë se “Eglantini u qëllua rreth orës 18.45 nga një person tjetër”. Sipas kësaj dëshmie, rezulton se policia është njoftuar 15 minuta me vonesë. Cfarë ndodhi gjatë atyre minutave? Dëshmitarët tregojnë se si autori i tronditur u ul nga njëra tavolinë në tjetrën dhe më pas u largua se duhet të vinte në vendngjarje policia.

Dëshmitari 2 është njëherazi lidhje familjare e të ndjerit. Ai thotë “Kam kërkuar ndihmë rreth e rrotull për ndonjë person që mund ta merte në makinë kushuririn tim dhe ta çonim në spital për ndihmë mjekësore por pas 10 minutash ka ardhur ambulanca dhe e transportoi në spitalin Pogradec, ku ambulancë kam hipur dhe unë. Përsëri dhe ne ambulancë kusheriri im shtetasi Eglantin Proga nuk po reagonte fare”.

Ndonëse e kishte parë personin që i goditi kushëririn, ai nuk mundi ta identifikojë agresorin. Sepse thotë “nuk isha i interesuar për këtë konflikt se isha shume larg dhe nuk e dija për kë bëhej fjalë, se po ta dija do kisha shkuar menjëherë që në fillim dhe nuk kam degjuar, as të bërtitura dhe as të shara.”

Ai nuk mund të thotë se në cfarë drejtimi u largua autori.

Dëshmitari 3 , tregon se Denisi ( autori) i kërkoi viktimës ti dridhte një cigare. Deri në këtë moment nuk kishte probleme. I ndjeri pranoi pa problem. Por në vazhdim edhe dëshmitari i radhës nuk pa gjë . “Unë nuk e kam parë se kush e ka goditur Eglin pasi nuk kam qënë i vëmendshëm në atë moment, kam qënë dhe në gjendje të dehur, kam parë vetëm atë momentin kur bërtiste ajo grua për të sjellë ujë dhe për të njoftuar ambulancën si dhe kur jam çuar nga tavolina kam parë që pronari i lokalit po i hidhte ujë Eglit i cili ishte i shtrirë mbas makinës time e cila ishte e parkuar në rrugë para tavolinës ku isha ulur duke pirë.”

Edhe një tjetër ndonëse mban mend se si u kërkua, sesi dridhej cigarja, se si u qesh, u pohua “o kushëri o kushëri”, pastaj as humor as biseda të fortësh , ngaqë edhe ai kishte konsumuar tre-katër birra dhe smbante mend . “Në një moment kam parë që erdhi policia atje ne ishim ulur, unë të paktën nuk u ngrita fare të shikoja se çfarë u bë. Më pas erdhi ambulanca dhe pashë që mori një person. Më pas unë kam ikur në shtëpi dhe vonë më ka ardhur një punonjës policie në shtëpi dhe më ka marrë” thotë i pyeturi.

Edhe ai e njihte autorin Denis Mecen si fytyrë , por jo si emër.

eglantin proga anila hoxha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet