Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kryeministri Kurti deklaroi se marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Shqipërisë hapin mundësi të reja për ndërmarrësit, studentët e qytetarët.
KOSOVË- Në prag të Ditës së Flamurit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se investimet e Shqipërisë në Kosovë gjatë vitit 2022 kanë qenë rreth 80 milionë euro.
Sipas tij, këto investime janë rritur ndjeshëm dhe se lëvizja pa kontroll e qytetarëve ka ndihmuar rritjen e turizmit. Kështu u shpreh ai në Forumin e Zhvillimin Rajonal Kosovë-Shqipëri, e cila u mbajt në Gjakovë.
Kryeministri Kurti deklaroi se marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Shqipërisë hapin mundësi të reja për ndërmarrësit, studentët e qytetarët.
“Nga gjithsej 184 marrëveshje, vetëm gjatë këtyre dy viteve e gjysmë midis dy qeverive, të dy republikave tona, janë arritur dhe vënë në zbatim 58 marrëveshje të reja, ose gati 1/3 e të gjitha marrëveshjeve. Me ritëm gati katër herë më të shpejtë se gjatë gjithë viteve të mëparshme. Suksesi ka vlerë kur në vend të vetëkënaqësisë nxit vetëbesimin për suksese tjera. Në rrugëtimin tonë ka sukseset, nuk jemi as vetëm e as në shtigje të pa shkelura. Kjo është rruga e shtruar nga Bashkimi Evropian i sotëm dhe tregu i përbashkët evropian i dikurshëm. Andaj duhet të ecim më shpejt kah tregu ynë i përbashkët, kah sistemet dhe mekanizmat e përbashkëta, kah bashkimi doganor, kah çdo për-bashkim që na shërben dhe na bën gati për t’u integruar edhe në Bashkimin Evropian”, deklaroi ai.
Kurti shtoi se lehtësimi i tregtisë me heqjen e barrierave tregtare dhe promovimi i lëvizjes së lirë janë hapa të rëndësishëm drejt integrimit të përbashkët ekonomik.
“Investimet nga Shqipëria në Kosovë nga viti 2019 në vitin 2022 janë rritur ndjeshëm dhe shprehur në vlera në vitin 2019 ishin 15. 2 milionë euro, ndërkaq në vitin 2022 kanë mbërritur shifrën prej 79.7 milionë euro. Lëvizja pa asnjë kontroll e qytetarëve tanë gjatë sezonit veror, qershor-shtator si dhe gjatë fundjavave, është një tjetër sukses i rëndësishëm i bashkëpunimit tonë. Ky lehtësim i lëvizjes ka ndihmuar rritjen e turizmit në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë-Vërmicë. Kësisoj në vitin 2022 vetëm në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë-Vërmicë kanë kaluar rreth 8. 2 milionë qytetarë”, shtoi Kurti, raporton KosovaPress.
Sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Besim Kamberaj ka numëruar disa nga konkluzionet e takimit të sotëm, ku theksoi se bashkëpunimi ndërkufitar është i domosdoshëm për zhvillimin e zonave kufitare.
“Ministria e Zhvillimit Rajonal të adresojë pabarazitë rajonale, përfshirë përgatitjen e rekomandimeve për qeveri për t’i adresuar këto çështje. Forumi i sotëm të jetë një iniciativë e cila mund të trajtojë në të ardhmen edhe tema të tjera. Bashkëpunimi ndërkufitar i domosdoshëm për zhvillimin e zonave kufitare, i cili ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme. Universitetet mund të luajnë rol të rëndësishëm në shkëmbimin e përvojave të studentëve dhe kuadrove që mund të kontribuojnë në zhvillimin rajonal. Shoqatat e turizmit kontribuues të veçantë në zhvillim të turizmit mes Kosovës dhe Shqipërisë”, përfundoi ai.
TIRANË- Në fillim të tetorit, një video me përmbajtje erotike qarkulloi masivisht në telefonat celularë të shqiptar&eu...
Mielli i bllokuar FIER- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 52 ton miell në Fier. Me anë të një postimi në Facebo...
angjelo avdiu GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Dhiaspora të zonës së Ki...
pamje nga komuna e presheves PRESHEVË- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, tha më herët se në godinën ...
Pëllumb Gjoka TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi sekuestron e pronave të biznesmenit Pëllumb Gjoka, i arrestuar pjes&...
foto ilustruese ITALI- Autoritetet italiane i kanë sekuestruar një shqiptari, pasuri me vlerë 600 mijë euro që vinte nga aktivitet...
Autori TIRANË- Detaje të reja në lidhje me dosjen e Marash Gjoklajn, i cili u arrestua pasi tentoi të abuzonte seksualisht me një ...
foto ilustruese VLORË-Një 76-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë në qytetin e Vlorës. Sipas in...
Sokol Sadushi TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, mbajti një fjalim në 25-vjetorin e Kushtetutës. Duke f...
Policia TIRANË- Policia ka proceduar penalisht shtetasen S. P., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe 3 të mitur të moshave 1...