LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Revolucioni i AI ngre shqetësime për manipulimin e informacionit në Shqipëri

Por spekulimi mori fund vetëm pasi ekspertë të teknologjisë e analizuan videon dhe vlerësuan se ajo ishte manipuluar përmes teknologjisë deepfake të prodhuar përmes inteligjencës artificiale.

27 Nëntor 2023, 15:46 Nga I.A

BIRN: Revolucioni i AI ngre shqetësime për manipulimin e informacionit

TIRANË- Në fillim të tetorit, një video me përmbajtje erotike qarkulloi masivisht në telefonat celularë të shqiptarëve dhe përmes publikimit në mediat tabloide. Videoja u bë virale për shkak të ngjashmërisë së vajzës që shfaqej në të me njërën nga personazhet më të njohura të showbizz-it në Shqipëri, Luana Vjollca.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Vjollca e denoncoi videon si baltosje dhe mohoi që të ishte ajo protagonistja. Por spekulimi mori fund vetëm pasi ekspertë të teknologjisë e analizuan videon dhe vlerësuan se ajo ishte manipuluar përmes teknologjisë deepfake të prodhuar përmes inteligjencës artificiale.

“Kjo teknologji jo vetëm që mund të krijojë video të manipuluara, por edhe të klonojë zërin e një personi me një saktësi të jashtëzakonshme,” sqaroi përmes një postimi në Facebook Blerim Gjeladini, përfaqësues i kompanisë së teknologjisë “Terra”.

Inteligjenca artificiale ka nisur si disiplinë akademike në mesin e shekullit të kaluar, por fitoi një popullaritet të jashtëzakonshëm vjeshtën e vitit 2022, kur kompania OpenAI lançoi ChatGPT [Chat Generative Pre-trained Transformer]. Prej asaj kohe, ChatGPT numëron mbi 180 milionë përdorues në të gjithë botën.

Shqipëria nuk bën përjashtim, ku studentë, gazetarë dhe profesionistë të tjerë po e përdorin inteligjencën artificiale si një mjet ndihmës në punën e tyre të përditshme. Megjithatë, episodi me videon e fillimit të tetorit ka krijuar shqetësime mbi efektet e teknologjisë në manipulimin e informacionit.

Blerjana Bino, drejtore ekzekutive e Qendrës “Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim”, SCiDEV, vlerëson avantazhet e përdorimit të inteligjencës artificiale nga shumë profesione, por thekson gjithashtu se ky mjet ka rrezik të përdoret edhe nga aktorët që kanë për qëllim dezinformimin e publikut.

“Mendoj se kanë një instrument të ri shumë të fuqishëm në dispoziocion kur vjen puna te dezinformimi, manipulimi i informacionit apo të lajmeve të fabrikuara,” tha Bino.

Jesmina Sengla, studente në prag diplomimi për Shkenca Politike, e përdori fillimisht ChatGPT-në për temën e saj të diplomës. Ajo interesohej të dinte se si ky model i inteligjencës artificiale mund ta ndihmonte në rishikimin e literaturës.

Sengla e testoi fillimisht ChatGPT dhe zbuloi se ishte shumë i saktë për organizimin e materialit dhe nëndarjen e tematikave. Por gjeti gjithashtu arsye për t'u shqetësuar.

“Doli që një referencë praktikisht e kishte fabrikuar nga hiçi,” tha ajo.

Edhe gazetari i Ora News, Isa Myzyraj thotë se e përdori për herë të parë ChatGPT për të strukturuar një kronikë televizive dhe mbeti i kënaqur nga rezultati.

“Unë i dhashë disa të dhëna dhe ChatGPT më këshilloi se si duhet të veproja për ta ndërtuar një kronikë. Por mënyra se si të këshillonte ka qenë mjaft specifike,” kujton ai.

Myzyraj nuk e shikon inteligjencën artificiale si kërcënim ndaj gazetarisë profesionale, duke argumentuar se “ajo nuk mund të raportojë në terren”. Por ai i druhet përdorimit të këtij mekanizmi për fabrikimin e lajmeve.

“Personat që merren me fabrikimin dhe me prodhimin e lajmeve të rreme dhe me fushata ta ndyshme denigrimi, lehtësisht mund ta përdorin inteligjencën artificiale,” tha Myzyraj.

Etika profesionale vlerësohet një prioritet i ulët për mediat në Shqipëri – veçanërisht për ato digjitale – duke ngritur shqetësime për përhapjen e lajmeve të rreme, të nxitura nga interesat financiare, politike dhe kriminale, thuhet në raportin e vitit 2022 të Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut.

Duke qenë se lajmet e rreme krijohen për t'u shpërndarë në mënyrë virale në mediat sociale, kjo i bën ato tërheqëse për ripublikim në internet nga media që rendin pas titujve “karrem” dhe klikimeve kundrejt fakteve të verifikuara dhe informacionit të thelluar.

Në këto kushte, Bino nga SCiDEV thekson se edukimi mediatik duhet të marrë një rëndësi të dorës së parë në luftën kundër dezinformimit, tashmë edhe me ndihmën e ChatGPT.

“Lexuesit duhet të shohin sa burime ka përdorur apo i është referuar gazetari në materialin që po lexon… Dhe elementi tjetër është verifikimi, ta verifikosh dhe me burime të tjera, nëse ka pikëvështrime që e mbështesin apo e kundërshtojnë atë,” shtoi ajo.

Për Koloreto Cukalin, drejtues i Këshillit Shqiptar të Medias, problemi nuk është inteligjenca artificiale, por mënyra se si ajo do të përdoret.

“Edhe shkeljet etike që do të ndodhin, do të ndodhin nga futja e duarve të njeriut dhe jo nga teknologjia,” përfundoi ai.

Marrë nga Reporter.al

ai terra blerim gjeladini scidev luana vjollca

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet