Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Përsa i përket ndonjë piste të mundshme, kunata e 49-vjeçarit thotë se Papa (Hoxha) nuk kishte konflikte dhe nuk dinte të drejtonte gishtin ndaj ndonjë personi konkret.
TIRANË- Kunata e Edmond Papës, e identifikuar me inicialet A.B., e mësoi vrasjen nga pronari i lokalit ku 49-vjeçari pinte kafe. Në dëshminë e dhënë para hetuesve dhe të zbardhur nga emisioni “Në Shënjestër”, gruaja tregon se shkoi në lokal të shikonte se çfarë kishte ndodhur. Ajo thotë se ka marrë makinën dhe është nisur me kunatin e plagosur drejt spitalit. Përsa i përket ndonjë piste të mundshme, kunata e 49-vjeçarit thotë se Papa (Hoxha) nuk kishte konflikte dhe nuk dinte të drejtonte gishtin ndaj ndonjë personi konkret.
“Më datë 16 Dhjetor 2022 rreth orës 10.00 në shtëpinë time ka ardhur vjehrra e cila quhet F. H së bashku me kunatin tim, i cili quhet Edmond Papa. Vjehrra jeton në Kurjan/ Fier, ndërsa kunati në Kurjan dhe në Sarandë. Ata kanë ardhur në Tiranë me automjetin e kunatit tim me targë AB 001 GG, pasi do të kryenin disa vizita mjekësore të vjehrrës. Rreth orës 16.15, kunati më kërkoi që t’i jepja diçka për të ngrënë mamasë së tij, para se ta çonte për vizitë mjekësore. Unë isha duke i dhënë për të ngrënë vjehrrës, kur dëgjova të shtëna. Fillimisht mendova se mos ishin fishekzjarre. Më pas ra zilja e portës së jashtme. Ishte pronari i lokalit, i cili më tha të lajmëroja ambulancën pasi ishte plagosur Edmondi. Pasi mora ambulancën, mora automjetin e kunatit tim me targa AA 001 GG për ta dërguar në spital. Më pas erdhi policia dhe ambulanca. Nuk kam dijeni se cilët janë autorët. Edmondi lëvizte lirisht dhe nuk na kishte shprehur ndonjë shqetësim. Ai ishte i divorcuar dhe nuk kishte fëmijë. Ishte pronari i një biznesi në Sarandë. As Edmondi dhe as bashkëshorti im Kristo nuk kishin konflikte me ndonjë person,”- ka rrëfyer kunata.
Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit. Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.
Edmond Papa TIRANË- Vëllai i Edmond Papës (Hoxha), identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, por raportohet se kishte një mbie...
Edmond Papa TIRANË- Edmond Papa, 49-vjeçari që u vra në Tiranë mbrëmjen e 16 dhjetorit kishte dy celularë. Kjo gjë...
Viktima, Migelvio Veldwijk BELGJIKË- Andi. A, 46 vjeç dhe djali i tij, Antonio A, 20 vjeç, të dy shqiptarë janë ulur n&eu...
Edmond Papa TIRANË- Pronari i lokalit ku u ekzekutua Edmond Papa në Tranë, me inicialet V.SH., ka treguar dteaje nga momenti i ngjarjes, n&e...
Vaj ulliri TIRANË- Fermerët këtë vit nuk iu gëzuan prodhimit të mbarë të ullirit, sepse bujku shqiptar ende nuk ka ...
Ndërtime TIRANË- Këshilli Kombëtar i Territorit ka vendosur konfiskimin e 22 ndërtimeve pa leje në disa qytete të vendit...
Moti TIRANË- Moti i ftohtë pritet të kthehet në vend. Në parashikimin ditor, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dij...
Foto Ilustruese MALTË- Një 23-vjeçar shqiptar i identifikuar si Jurgen Quku është vënë në pranga pasi ësht&e...
Belind Këlliçi TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranë, Belind Këlliçi ka reaguar li...
Banorët LIBRAZHD- Banorët e fshatit Spathar të Librazhdit kanë protestuar ditën e sotme përpara Bashkisë pasi kërko...