LIVE UPDATES
Aktualitet

Konfiskohen 22 ndërtime pa leje në vend, 9 prej tyre u ngritën në Tiranë, në cilat qytete janë të tjerat

Deri më tani nuk bëhen me dije detaje të tjera në lidhje me këto ndërtesa, se cilëve biznesmenë u përkasin apo se në ç’rrethana janë ngritur 22 pallate, pa marrë asnjë leje.

28 Dhjetor 2022, 19:37 Nga F.M
Konfiskohen 22 ndërtime pa leje në vend, 9 prej tyre u ngritën
Ndërtime

TIRANË- Këshilli Kombëtar i Territorit ka vendosur konfiskimin e 22 ndërtimeve pa leje në disa qytete të vendit. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se vendimet janë marrë gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme. Numri më i madh i ndërtesave të ngritura pa leje janë në Tiranë, më konkretisht, nëntë prej tyre. Ndërsa 5 janë sekuestruar në Kavajë, 4 në Vlorë, 2 në Himarë dhe 1 në Sarandë. Deri më tani nuk bëhen me dije detaje të tjera në lidhje me këto ndërtesa, se cilëve biznesmenë u përkasin apo se në ç’rrethana janë ngritur 22 pallate, pa marrë asnjë leje.

Ky aksion është vijim i atij të nisurit në shtator, me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Në shtator të këtij viti Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe i legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit, ose ndryshe i sekuestrohet. 

Ky vendim i qeverisë në fakt amniston ndërtimet pa leje të ndërtuesve të fuqishëm kundrejt konfiskimit ose duke iu ofruar të drejtën e blerjes me çmimin e tregut. Vendimi anashkalon Kodin Penal, i cili i klasifikon ndërtimet e paligjshme si vepër penale, që dënohet deri në 8 vite burg. Biznesmeni i vetëm që është kallëzuar deri më tani në prokurori është Pëllumb Salillari, ndërsa aksioni ka ‘prerë koka’ dhe në radhët e Policisë së Shtetit.

Ish-drejtuesi i Komisariatit të Policisë nr.1 në Tiranë, Bujar Mehmeti, inspektori i krimeve Alban Ramaj si dhe shefi i postës në Farkë Flamur Sula janë përjashtuar nga Policia e Shtetit, me vendim të marrë nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, pasi ka konstatuar shkeje pas nisjes së hetimeve në lidhje me ndërtimet pa leje në zonën e Farkës në Tiranë. Të tre efektivët e kishin për detyrë referimin e ndërtimeve pa leje pranë organeve përkatëse, por për rastin në fjalë, sipas hetimeve, kjo gjë nuk ka ndodhur.

Njoftimi i plotë:

Sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit janë miratuar disa vendime për konfiskim të ndërtimeve të kryera në shkelje të lejes për qëllim fitimi. Ndërtimet e konfiskuara ndodhen: 9 në Tiranë, 1 në Durrës, 5 në Kavajë, 4 në Vlorë, 2 në Himarë dhe 1 në Sarandë. Në total që prej nisjes së këtij provesi pas daljes së VKM përkatëse, numri i godinave të konfiskuara ka shkuar në 22 dhe 1 me kontrate premtim-shitje me vlerë 1 euro.

Kontrollet në terren vazhdojnë, ndërkohë që ka hyrë në fuqi VKM-ja që i detyron njësitë vendore apo vetë KKT-në për lejet e veçanta, që të bëjnë kontrolle supervizioni të kantiereve dhe t’i raportojnë çdo 45 ditë. Në këtë mënyrë do të pamundësohet kjo praktikë e paligjshme dhe çdo përgjegjësi do të jetë përfundimisht e qartë, ndërsa investimi i qytetarëve do të jetë i mbrojtur, ashtu sikurse edhe prona publike e private.

Qeveria po ecën paralelisht me zbatimin deri në fund të procedurës së konfiskimeve dhe kalimin e plot 97487.556 metrave katrorë të konfiskuara deri tani, në shfrytëzim efiçent për interes publik. Të gjitha këto procedura do të jenë jo vetëm të përpikta në aspektin ligjor, po edhe transparente për publikun. Ne do t’i bëjmë me dije publikut çdo vendimmarrje lidhur me shfrytëzimin e këtyre hapësirave.

Vendimet e marra janë të ndryshme për shkak se ligji përcakton shkallë të ndryshme masash, në varësi të tipologjive të shkeljeve dhe të rasteve. Ligji parashikon se subjekti mund të gjobitet dhe të konfiskohet pjesërisht, vetëm kur ka ndërtuar më pak se 10% volume shtesë nga leja e ndërtimit. Kur këto volume janë më shumë se 10%, përveç gjobës masa e konfiskimit është e plotë për të gjithë godinën. Për rastin e prishjeve, në dallim nga konfiskimi, përsëri ligji është shumë i qartë se kur godina prishet dhe kur jo.

Apeli për të gjithë ndërtuesit është të zbatojnë rigorozisht ligjin, ndërsa për qytetarët po punojmë që të gjitha kontrollet e zbatimit të lejeve të jenë edhe online, ku çdo blerës ta ndjekë përmes celularit ecurinë e investimit të tij dhe të mos bjerë viktimë e abuzuesve siç ka ndodhur rëndom në të shkuarën.

Ndërkohë Vendimi Nr.610, datë 22.9.2022 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara për mënyrën e caktimit të mbikëqyrësit, detyrat dhe përgjegjësitë e tij, kushtet dhe elementet e përgjithshme të sigurimit të përgjegjësisë profesionale, si dhe rregullat, procedurat dhe mënyrën e mbajtjes së dokumentacionit gjatë zhvillimit të punimeve” ngarkon mbikqyrësin të njoftojë online brenda 5 ditëve pranë autoriteteve përkatëse, në rastet kur vëren se punimet e kryera janë në shkelje apo tejkalim të lejes së ndërtimit, si dhe perseri online çdo 45 ditë do te depozitoje raportimin e kryerjes së punimeve. Pjesë e sistemit në të njëjtën kohë janëe autoritetet përkatëse që kanë lëshuar Lejen e ndërtimit. IKMT si dhe inspektoriatet vendore të mbrojtjes së Territorit

konfiskimi i kullave

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet