17 Maj 2022, 13:22
Nga DOSJA

SHKODËR- 3 persona, babai dhe dy djemtë e tij, janë prangosur në Shkodër sot në kuadër të operacionit “Bratosh”. Në pranga kanë përfunduar: M. Th., 60 vjeç (babai) dhe E. Th., 25 vjeç dhe D. Th., 21 vjeç (dy djemtë), pasi akuzohen për kultivim kanabisi në banesën e tyre. Vendimi për ta ishte dhënë në gusht të vitit të shkuar, në fshatin Bratosh, ndërsa bashkëshortja dhe djali i tyre i mitur, 15 vjeç janë nën Malësi e Madhe dhe një 15-vjeçar, janë marrë nën hetim. Kjo pasi gjatë kontrollit në banesat e tyre, janë gjetur 10.2 kg lëndë narkotike kanabis dhe një armë zjarri pistoletë.
Njoftimi nga Policia Shkodër:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Bratosh”.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, pas një punë të mirorganizuar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Bratosh”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve të shpallur në kërkim: M. Th., 60 vjeç (babai) dhe E. Th., 25 vjeç dhe D. Th., 21 vjeç (dy djemtë), banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe.
Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar këtyre shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi në datën 20.08.2021, në fshatin Bratosh, në afërsi të banesës së tyre janë gjetur të kultivuara bimë narkotike canabis sativa. Në lidhje me këtë rast, në datën 22.08.2021, janë arrestuar në flagrancë shtetasja E. M., 23 vjeçe, banuese në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe (bashkëshortja e shtetasit E. Th), dhe një 15-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesat e tyre, janë gjetur 10.2 kg lëndë narkotike kanabis dhe një armë zjarri pistoletë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja E. M. dhe 15-vjeçari janë bashkëpunëtorë me shtetasit M. Th., E. Th. dhe D. Th. (të ndaluar) dhe me 2 shtetasit e tjerë të shpallur në kërkim, D. Th. dhe M. P. (babai i 15-vjeçarit). Vijon puna për kapjen e tyre. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
(k.m/dosja.al)
Aktualitet
17 Maj 2022, 13:20
Olsian Cela
TIRANË-Kryeprokurori Olsian Çela raportoi në Komisionin e Ligjeve për problemin në organet e akuzës në ven...
Aktualitet
17 Maj 2022, 13:07
Droga e sekuestruar ne Itali
ITALI- Një 31-vjeçar shqiptar banor në Altamura është arrestuar në bashkinë e Barit nga p...
Aktualitet
17 Maj 2022, 12:56
Policia Durres
DURRËS- Për kokainën e kapur brenda anijes me qymyr në Portin e Durrësit, janë shoqëruar në post&eum...
Aktualitet
17 Maj 2022, 12:39
Ashensori
TIRANË- Skandali me ashensorin e QSUT vazhdon! Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zbuluar se ashensori, ...
Aktualitet
17 Maj 2022, 12:24
Pamje nga vendngjarja
ITALI-Karabinierët e Riminit arrestuan një nëntëmbëdhjetë vjeçar shqiptar i dyshuar për ten...
Aktualitet
17 Maj 2022, 11:49
Foto ilustruese
GREQI- Taksisti shqiptar nuk fal! 58-vjeçari, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, por i paidentifikuar për mediat ka pa...
Aktualitet
17 Maj 2022, 11:23
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka mbërritur në Belgjikë për të dëshmuar po sot në Pro...
Aktualitet
17 Maj 2022, 10:45
TIRANË- Këto janë pamjet nga djegia e furgonit në pronësi të Rushit Myrto Ymerit në Vlorë. Zjarri përfshiu mjetin...
Aktualitet
17 Maj 2022, 10:42
Anija
TIRANË- Kjo është anija “Unistream”, brenda së cilës u gjetën ditën e sotme 50 kg kokainë. A...
Aktualitet
17 Maj 2022, 10:28
Foto ilustruese
TIRANË- Një farmaci është grabitur gjatë natës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur përballë Minis...