Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Organizata “Instituti për Paqe dhe Ekonomi” ka publikuar Indeksin Global të Paqes 2025, një raport të detajuar për të gjitha shtetet e botës, përfshirë edhe Kosovën e Shqipërinë.
TIRANË- Kosova ka shënuar rënie për tri pozita në Indeksin Global të Paqes, kryer nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe. Islanda kryeson listën e shteteve, teksa Kosova radhitet e 63-ta. Shqipëria e 52-ta, por dhe ajo me rënie prej 6 vendesh, Serbia renditet një pozitë më keq se Kosova, Bosnja e Hercegovina e 59-a, Mali i Zi i 34-ti, Maqedonia e Veriut e 51-ta, Kroacia e 19-ta.
Organizata “Instituti për Paqe dhe Ekonomi” ka publikuar Indeksin Global të Paqes 2025, një raport të detajuar për të gjitha shtetet e botës, përfshirë edhe Kosovën e Shqipërinë. Në këtë raport paraqitet një analizë gjithëpërfshirëse e bazuar në të dhënat për trendet rreth paqes, vlerën e saj ekonomike dhe mënyrën e zhvillimit të shoqërive paqësore.
Për këtë raport janë përdorur 23 tregues cilësorë e sasiorë për të matur gjendjen e paqes në tri fusha, për nivelin e sigurisë shoqërore, shkallën e konfliktit të vazhdueshëm vendor dhe ndërkombëtar dhe shkallën e militarizimit.
Në renditjen e përgjithshme, Kosova ka shënuar një përkeqësim prej 3 vendesh duke u renditur në pozitën e 63- dhe gjendet në pjesën e mesit të tabelës bashkë me Serbinë, Zambinë, Moldavinë, Uzbekistanin, Qipron, Senegalin, Liberinë, Jordaninë, Tanzaninë, Malauin, Francën, Paraguain, Nepalin, Kirgistanin, Taxhikistanin, Republikën Dominikane, Tunizinë, Guinenë Ekuatoriale dhe Bolivinë.
Tek pjesa e konfliktit të brendshëm dhe ndërkombëtar në vazhdimësi, Kosova është poentuar me 1.805 pikë. Sa i përket sigurisë sociale dhe sigurisë së brendshme, Kosova është poentuar me 2.144 pikë. Tek militarizimi, Kosova ka marrë 1.67 pikë.
Në një raport tjetër të së njëjtës organizatë ku matet ndikimi i terrorizmit, Kosova është renditur ndër vendet më së paku të ndikuara, duke u ngritur për 13 pozita. Shqipëria është renditur në vendin e 52, por më një përkeqësim prej 6 pikësh në krahasim me raportin e mëparshëm.
Shqipëria performon më mirë në treguesit:
-Konflikte të brendshme dhe ndërkombëtare: Shqipëria nuk është përfshirë në luftëra apo konflikte të armatosura, as brenda vendit dhe as jashtë.
-Krimi dhe terrorizmi: Niveli i krimit të rëndë dhe mungesa e terrorizmit e mbajnë vendin në një profil të qetë.
– Militarizimi: Shpenzimet ushtarake janë ndër më të ulëtat në rajon si përqindje ndaj PBB-së.
Tregu4esit ku Shqipëria renditet më dobët janë:
– Stabiliteti politik: Polarizimi i lartë, protestat dhe retorika përçarëse ndikojnë negativisht në treguesin e stabilitetit.
– Perceptimi i sigurisë publike: Edhe pse statistikat janë pozitive, perceptimi i qytetarëve për sigurinë në mjediset urbane është më i dobët.
– Funksionimi institucional: Kapaciteti i ulët për menaxhimin e krizave apo reagimin ndaj emergjencave përmendet si mangësi.
Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, rënie për një pozitë ka shënuar edhe Serbia e cilat renditet pas Kosovës në vendin e 64-të, derisa Mali i Zi është shteti që ka pasur përparimin më të madh në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Mali i Zi shënoi përmirësimin më të madh në rajon, me rezultatin e tij të përgjithshëm që u përmirësua me 2.3 përqind gjatë vitit të kaluar. Kjo u nxit kryesisht nga një përmirësim në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes, pasi treguesi i shkallës së vrasjeve dhe treguesi i shkallës së terrorit politik u përmirësuan përkatësisht me 69.7 dhe 25 përqind. Shkalla e vrasjeve është 0.8 për 100,000 banorë, një nivel rekord i ulët për Malin e Zi. Në tetor 2024, një iniciativë rajonale për të zvogëluar posedimin e paligjshëm të armëve – Udhërrëfyesi për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (AVL) në Ballkanin Perëndimor – u miratua për një fazë të dytë pas suksesit të Udhërrëfyesit origjinal për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor, i cili u miratua në vitin 2018 dhe vendosi objektiva që duhen arritur deri në vitin 2024”, thuhet në raportin e IEP.
Në raportin e vitit 2024, Kosova kishte shënuar progres prej tre vendesh dhe ishte renditur në pozitën e 56-të. Renditjen e kryesojnë Islanda, Irlanda, Zelanda e Re, Austria. Në fund të listës janë Ukraina dhe Rusia./ Monitor

Viktima ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me gjetjen e trupit të pajetë të një 25-vjeçari shqipt...
Foto VLORË- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Fier-Vlorë. Mësohet një taksi ka dalë ng...
Foto MAT- Këtë të enjte, që në orët e para të mëngjesit u bë e ditur se një grup inspektimi i Policis&eum...
erjon alibej TIRANË- Një seri deklarimesh të mara përmes një telekamere audio dhe video të pandehurit Erjon Alibej, janë...
foto ilustruese TIRANË- Janë publikuar rezultatet që maturantët kanë arritur në provimin e Matematikës. Në dokument...
foto ilustruese TIRANË- SPAK ka bërë publik emrat e shtatë kandidatëve që kanë kaluar në fazën e dytë t&...
Foto ilustruese ITALIA- Rivaldo Rusi është 26-vjeçari shqiptar, i cili u vra me armë zjarri nga një biznesmen italian, pasi...
pamje nga vendngjarja VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Vlorë-Levan. Mësohet se një taksi ka...
foto ilustruese LEZHË- Një 33-vjeçare është vënë në pranga nga policia e Lezhës, pasi dyshohet pë...
foto ilustruese BELSH- Ditën e djeshme një incident ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Belsh ku një automjet është p...