Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Zaçaj u ndal të theksonte se drejtësia nuk mund të ndëshkojë autorët e shkeljeve në dëm të garancive procedurale dhe të të drejtave themelore të individit.
TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, gjatë fjalës së saj përshëndetëse në aktivitetin e mbështetur nga Këshilli i Evropës me temë: “Rritja e kapaciteteve të gjyqësorit për zbatimin më të mirë të standardeve të së drejtës për liri dhe siguri në Shqipëri”, theksoi rëndësinë e balancës mes sigurisë dhe lirisë personale, duke e konsideruar këtë një themel të shtetit demokratik.
Duke cituar Benjamin Franklin: “Kush sakrifikon lirinë themelore për të fituar pak siguri të përkohshme, nuk meriton as lirinë dhe as sigurinë",Zaçaj u ndal të theksonte se drejtësia nuk mund të ndëshkojë autorët e shkeljeve në dëm të garancive procedurale dhe të të drejtave themelore të individit.
“Fuqia e drejtësisë nuk qëndron te dënimi, por te legjitimiteti dhe legjitimiteti lind nga respektimi i të drejtave, edhe kur kjo është e vështirë - sidomos kur është e vështirë.”, – i mëshoi fjalës së saj kryetarja e Kushtetueses duke kujtuar se shoqëria nuk ka nevojë për “drejtësi të shpejtë në dëm të drejtësisë së drejtë”.
Kryetarja ngriti shqetësimin për fenomenin e mbipopullimit në paraburgime, duke theksuar se respektimi i të drejtave të të ndaluarve nuk është çështje buxhetore, por kushtetuese dhe ligjore. Ajo theksoi se çdo kufizim i lirisë duhet të jetë i ligjshëm, proporcional dhe i mbështetur në garanci procedurale, sipas Kushtetutës dhe standardeve evropiane për të drejtat e njeriut.
“Ne nuk mund dhe nuk duhet të matim suksesin e sistemit të drejtësisë me numrin e arrestimeve, nëse këto masa nuk respektojnë Kushtetutën apo standardet evropiane”
Zaçaj përgëzoi Këshillin e Evropës për këtë nismë dhe siguroi mbështetjen e Gjykatës Kushtetuese për forcimin e rolit të gjyqësorit si garant i lirive themelore të qytetarëve, duke theksuar se drejtësia nuk matet me numrin e arrestimeve, por me respektimin e të drejtave dhe legjitimitetin e vendimeve.
Drejtoria e Burgjeve TIRANË- Drejtoria e Burgjeve ka reaguar pas tentativës së disatë për tu arratisur nga Bledar Selman...
Foto ilustruse KORÇË – Një 54-vjeçar, i cili i mori një personi 6300 euro është arrestuar sot nga policia...
Bledar Selmanaj FIER- Detaje të reja kanë dalë nga tenativa e arratisjes së Bledar Selmanajt nga burgu i Fierit. Burime për D...
ITALI- Detaje të reja nga operacioni 'Fingerprint' janë zbuluar ditën e sotme nga mediat italiane. Mësohet se vetëm një gjurm&eu...
Gjykata e Larte TIRANË- Gjykata e Lartë do të mbajë më 30 shtator mbledhjen për zgjedhjen e anëtarit të ri t&e...
Minier BULQIZË- Brigadieri dhe tekniku i minierës që humbi jetën minatori 38-vjeçar ditën e djeshme janë vën...
Bledar Selmanaj FIER– Bledar Selmanaj, i dënuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljan Bullari, ka tentuar arratisjen sërish di...
Bledar Selmanaj FIER- Bledar Selmanaj ka tentuar arratisjen nga burgu sërish ditën e djeshme. Mësohet se Selmanaj, ndodhej në zon&...
Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti Belind Këlliçi është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posa&ccedi...
Viktima DURRËS- 10 persona janë shoqëruar ditën e sotme në polici për vrasjen e 51-vjeçarit në Durrës. Burim...