25 Shtator 2025, 10:16
Nga I.A
Minier
BULQIZË- Brigadieri dhe tekniku i minierës që humbi jetën minatori 38-vjeçar ditën e djeshme janë vënë në pranga. Ata dy akuzohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Po ashtu është proceduar penalisht dhe drejtuesi teknik më subjektin minerar.
Njoftimi i Policisë:
Bulqizë Nuk morën masa për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në punë, në subjektin minerar ku humbi jetën dje shtetasi K. D., arrestohen 2 punonjës të stafit teknik dhe procedohet penalisht, në gjendje të lirë, drejtuesi teknik i subjektit. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe përgjegjësisë në lidhje me ngjarjen e djeshme, të ndodhur në një subjekt minerar në zonën D, Bulqizë, ku humbi jetën shtetasi K. D., 38 vjeç, dyshohet se, si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor gjatë punës në galeri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasit: G. K., 47 vjeç, me detyrë brigadier; B. C., 62 vjeç, me detyrë teknik, të dy banues në Bulqizë.
Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. P., 67 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë drejtues teknik në subjektin minerar. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas, me veprimet ose mosveprimet e tyre, nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në subjektin minerar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen.
miniere me bulqize
Aktualitet
25 Shtator 2025, 09:59
I.A
Bledar Selmanaj
FIER– Bledar Selmanaj, i dënuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljan Bullari, ka tentuar arratisjen sërish di...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 09:49
I.A
Bledar Selmanaj
FIER- Bledar Selmanaj ka tentuar arratisjen nga burgu sërish ditën e djeshme. Mësohet se Selmanaj, ndodhej në zon&...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 09:40
I.A
Belind Këlliçi
TIRANË- Deputeti Belind Këlliçi është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posa&ccedi...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 09:24
I.A
Viktima
DURRËS- 10 persona janë shoqëruar ditën e sotme në polici për vrasjen e 51-vjeçarit në Durrës. Burim...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 08:56
I.A
Prokuroria e Tiranës
TIRANË- Një rast mashtrimi kompjuterik është zbuluar nga prokuroria e Tiranës. Mësohet se mash...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 08:38
I.A
Valbon Beqiraj
DURRËS- Fotoja e 51-vjeçarit të vrarë në Durrës është publikuar ditën e sotme. Mësohet s...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 08:31
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Shqipëria renditet një nga vendet që ka parë rritjen më të lartë të çmimeve n&...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 08:23
I.A
Policia
DURRËS- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 51-vjeçarit mbrëmjen e kaluar në Durrës. Mësohet ...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 07:49
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Shqipëria vijon të përballet me një trashëgimi të rëndë të kimikateve të rr...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 07:44
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Shqipëria renditet në fund të Europës për të ardhurat neto vjetore mediane të të dipl...