16 Qershor 2025, 22:19
Nga I.A
Komisioni Evropian
TIRANË- Komisioni Evropian ka bërë disa kritika ndaj KLP-së dhe KLGJ-së në vendin tonë. Në raportin e fundit “Non-paper” të siguruar nga Dosja.al, ngrihet shqetësimi se në Shkollën e Magjistraturës ka pedagogë që janë të larguar për shkak të Vettingut.
"Fakti që ish-magjistratët që kanë dhënë dorëheqjen gjatë vetingut dhe janë subjekt ndalimi për të mbajtur pozita të larta në sistemin gjyqësor, janë të lirë të punësohen si staf pedagogjik në Shkollën e Magjistraturës," thuhet në raport.
Komisioni Europian ka theksuar se shqetësese janë dhe emërimet e anëtarëve jo-magjistratë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të cilët zgjidhen nga parlamenti.
"Duhet të bëhen përpjekje të mëtejshme për të forcuar cilësinë dhe efikasitetin e drejtësisë dhe
pavarësisë, veçanërisht në lidhje me vlerësimet profesionale në kohë dhe cilësore, emërimet, ngritjet në detyrë dhe transferimet e magjistratëve, emërimet e anëtarëve jo-magjistratë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, aksesin në drejtësi, një sistem modern të integruar elektronik të menaxhimit të çështjeve, trajnimin gjyqësor, burimet njerëzore dhe financiare, qëndrueshmërinë dhe arsyetimin e jurisprudencës, kohëzgjatjen e procedurave dhe grumbullimin e çështjeve të prapambetura," thuhet në raport.
Në raportin e KE-së vihet në dukje se mangësitë vazhdojnë në praktikë dhe në kuadrin ligjor për procedurën e emërimit të anëtarëve jo-magjistratë në KLGJ dhe KLP. Sipas raportit këta anëtarë nuk i nënshtrohen të njëjtave standarde për kontrollin e të kaluarës dhe deklarimin e pasurisë si anëtarët magjistratë, gjë që ndikon në transparencën dhe meritokracinë e procesit.
"Gjatë procesit të vlerësimit, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLGJ), Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konflikteve të Interesit, duhet të përditësojnë procedurat e tyre të brendshme dhe të sigurohen që kanë staf dhe burime të mjaftueshme për të vazhduar kryerjen e kontrolleve të integritetit dhe aftësisë në përputhje me standardet e verifikimit.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) është funksional, por ende ka sfida me numrin e lartë të vendeve të lira të punës për magjistratë-inspektorë, gjë që ndikon në funksionimin e tij efektiv. KLGJ përpunoi katër kërkesa për procedura disiplinore gjatë korrikut-dhjetorit 2024. Ndryshimet ligjore mbeten të nevojshme për të rritur atraktivitetin e pozicionit për magjistratë-inspektorë. Procedura e rekrutimit është duke vazhduar për përzgjedhjen e katër inspektorëve jo-magjistratë. KLGJ dhe KLP ende duhet të forcojnë transparencën e promovimeve dhe transferimeve. Ndarja rastësore e çështjeve duhet të sigurohet plotësisht në praktikë në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë," thuhet në raport.
raporti i ke
Aktualitet
16 Qershor 2025, 21:52
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Megjithëse aktualisht ekziston vetëm si emër, shkolla “Gjergj Kastrioti” në Durrës, gjat...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 21:20
I.A
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Komisioni Evropian ka ngritur shqetësim mbi mandatet e Gjykatës Kushtetuese dhe moszbatimin e vendimeve të ...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 21:32
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Lidhur me vrasjen e Vloçishtit, pas kaq kohësh, emisioni “Stop” në Tv Klan ka siguruar edhe 3 d&...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 21:13
E. D
foto ilustruese
FIER- Një automjet i bllokuar nga policia lëvizte lirisht në qytetin e Fierit, kur duhej të qendronte te pika e blloki...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 19:17
E. D
Liridon Rexhepi
TURQI- Liridon Rexhepi, një shtetas i Kosovës i akuzuar se ka vepruar si koordinator financiar për agjencinë e inteligj...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 19:11
E. D
foto ilustruese
KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme pranë fshatit Bulgarec, në qarkun e Korç&eum...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 17:05
foto ilustruese
PRISHTINË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar të hënën serbin Gavrillo Millosavleviqin, të akuzua...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 16:58
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
ITALIA- Një ngjarje e rëndë ndodhi të shtunën në qytetin Tolentino, në provincën e M...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 16:17
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në kryqëzi...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 16:08
E. D
foto ilustruese
DHËRMI- Dy të rinj në Dhërmi janë vënë në pranga nga policia, pasi u janë gjetur lënd&eu...