LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Arkeologët kërkojnë muze në vend të shkollës “Gjergj Kastrioti”

E ardhmja e saj po diskutohet gjerësisht për shkak të zbulimit të një siti të rëndësishëm arkeologjik, përfshirë edhe një vilë të periudhës romake, pikërisht në themelet ku ishte planifikuar rindërtimi i shkollës pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

16 Qershor 2025, 21:52 Nga E. D
BIRN:  Arkeologët kërkojnë muze në vend të
foto ilustruese

TIRANË- Megjithëse aktualisht ekziston vetëm si emër, shkolla “Gjergj Kastrioti” në Durrës, gjatë vitit të fundit, është vënë në qendër të vëmendjes së qytetarëve dhe institucioneve.

E ardhmja e saj po diskutohet gjerësisht për shkak të zbulimit të një siti të rëndësishëm arkeologjik, përfshirë edhe një vilë të periudhës romake, pikërisht në themelet ku ishte planifikuar rindërtimi i shkollës pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Gërmimi i plotë i territorit me synim krijimin e një parku arkeologjik ishte opsioni i parë, i mbështetur kryesisht nga arkeologët dhe historianët, ndërsa bashkëjetesa e shkollës së re me zbulimin arkeologjik konsiderohet si mundësi e dytë, që kënaq kryesisht institucionet, por edhe nxënësit dhe prindërit që presin t’i rikthehen shkollës tradicionale.

Prej vitesh, ata ndjekin mësimin në shkolla të tjera.

Postimi i kryeministrit Rama, i cili disa ditë më parë njoftoi publikisht mbi punën e arkitektit spanjoll Toni Gironès për riprojektimin e shkollës pas zbulimit të rrënojave antike në kantierin e ndërtimit, dhe ideja e tij për ndërthurjen e shkollës me zonën e kërkimit, sipas Ramës, “do t’i japë jetë një tjetër transformimi spektakolar, të denjë për ambicien tonë për Durrësin 2030, si edhe për faqet e revistave të arkitekturës bashkëkohore europiane”, i rihapi diskutimet mbi marrëdhënien mes trashëgimisë arkeologjike dhe nevojës për infrastrukturë arsimore.

Arkeologët durrsakë propozojnë një mundësi të tretë, duke theksuar se gjetja e një territori tjetër për ndërtimin e shkollës është plotësisht e mundur.

Ata këmbëngulin në ngritjen e një muzeu alternativ në të njëjtën hapësirë, “në të cilin të ekspozohen objektet e zbuluara gjatë gërmimeve në vazhdim, por mbi të gjitha të paraqiten të dhënat e kulturës materiale mbi historinë e plotë të qytetit antik të Durrësit”.

“Muzeu i mundshëm mbi sitin arkeologjik për Durrësin nuk do të jetë një ndërtesë betoni. Përkundrazi, gjithçka mund të ekspozohet në një strukturë që mbahet mbi kapriata metalike,” thotë arkeologu Eduard Shehi.

Sipas tij, historia e qytetit nuk është paraqitur deri tani në mënyrë të plotë në ekspozimet e muzeut aktual arkeologjik.

“Një zbulim si ky i fundit në territorin e shkollës, nga përmasat dhe nga vlerat, ka përparësinë se ndodhet në një territor publik, pra jo privat, dhe administrimi i tij është shumë më i lehtë,” tha për BIRN prof. as. dr. Brikena Shkodra.

Nga ana tjetër, arkeologët durrsakë kujtojnë se zonifikimi arkeologjik zyrtar e klasifikon vendin ku u gjet vila romake në pjesën B, që konsiderohet më pak e rëndësishme për kërkimet krahasuar me zonën A në qendrën historike.

“Në trekëndëshin që fillon nga Torra Veneciane me rrugët drejt Currilave dhe drejt Vilës mbi kodër, që nga viti 1947 ka pasur mjaft zbulime interesante, mes tyre edhe ai i furrave antike që nisën të zbulohen gjatë ndërtimit të pishinës publike të qytetit në vitin 1975 dhe vijuan deri dhjetë vite më parë,” sqaron arkeologu Shehi.

“Fatkeqësisht, propozimet tona dhe të Institutit të Arkeologjisë për përfshirjen e kësaj zone në hartën e mbrojtjes me përparësi nuk u morën parasysh,” shton ai.

Carolyn Perry, arkeologe angleze dhe bashkëpunëtore në projektet e Institutit të Arkeologjisë në Durrës, është e njëjtit mendim me arkeologët vendas.

“Kur pashë dizajnin e shkollës që planifikohet të ngrihet menjëherë mbi mbetjet e sitit arkeologjik, mendova se çfarë mundësie e humbur është kjo ide!”

Sipas saj, “kjo strukturë moderne kaq e bukur do të ishte rasti më i mirë për të ekspozuar Durrësin antik, duke kombinuar sitin arkeologjik me një muze që ekspozon objektet dhe historinë e qytetit antik.”

Perry përmendi edhe një model të ngjashëm në Londër, ku tempulli i Mithras dhe objektet e tij janë ekspozuar në vendin ku u gjetën. Aty është ngritur një muze i posaçëm për promovimin e sitit, në katin përdhes të ndërtesës “Bloomberg”.

“Shembuj të tillë në Europë ka plot,” nënvizon ajo.

Ekspedita në themelet e shkollës filloi vitin e kaluar dhe drejtohet nga prof. Luan Përzhita, i cili tashmë ka përgatitur për botim rezultatet e gërmimeve të zhvilluara gjatë vitit të kaluar.

Shkolla “Gjergj Kastrioti”, që u përurua në vitin 1968, ishte për më shumë se gjysmë shekulli e vetmja shkollë e mesme publike në lagjen nr. 1 të Durrësit.

Godina rrethohej dikur nga disa vila private të ngritura në vitet ’30-’40 të shekullit të kaluar, të cilat më pas ia lanë vendin pallateve të shumta, si dhe restoranteve e hoteleve – duke lënë pas dore ndërtesat shkollore.

Lagjia buzë detit, në një hark kohor prej 25 vitesh, arriti shifrën prej gati 18 mijë banorësh.

E vetmja shkollë 9-vjeçare publike u ngrit në vitin 2005, por godina më pas iu transferua Universitetit të Durrësit.

Sipas arkeologëve durrsakë, ngritja në të njëjtin territor e një muzeu kushtuar historisë dhe arkeologjisë ose ruajtja e plotë e sitit për publikun, janë opsione të mundshme.

“Zbulimi arkeologjik ndodhet në mes të segmentit që bashkon Amfiteatrin antik me Muzeun Arkeologjik,” thotë prof. as. dr. Eduard Shehi.

“Një itinerar turistik që mund të përshkohet në këmbë, përmes tre monumenteve shumë të rëndësishme,” shton ai.

prof. as. dr. Brikena Shkodra thekson se planifikimi i qëllimshëm i shkollës mbi sitin arkeologjik do ta bëjë atë ‘të padukshëm’.

“Bashkëjetesa e një shkolle të mesme me një kompleks ndërtimor antik është një çështje komplekse, që përfshin aspekte të trashëgimisë kulturore, edukimit, zhvillimit urban dhe kujdesit për mjedisin historik,” tha ajo.

Sipas Shkodrës, mbrojtja, vazhdimi i gërmimit dhe interpretimi historik i vlerave kulturore të sitit do të jenë të pamundura.

“Ngritja e një muzeu arkeologjik është forma më e natyrshme dhe e qëndrueshme për të bashkëjetuar me një sit historik, duke ruajtur integritetin e tij dhe duke maksimizuar përfitimet për publikun,” përfundon arkeologia Shkodra./BIRN

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet