LIVE UPDATES
Aktualitet

Kreu i Shoqatës së të Përndjekurve në Lushnjë mashtron ish të përndjekurin e verbër, i merr 6 milion lekë nga dëmshpërblimi

Toska tregon se në vitin 2019 përfitoi një shumë prej 650 mijë lekë të dëmshpërblim si familje të përndjekurish. Ditën që shkoi t’i merrte në bankë u shoqërua nga kreu i shoqatës z. Gega i cili nga e gjithë shuma i dha vetëm 50 mijë lekë. Pjesën tjetër i tha se do ua kthente mbrapsht atyre nga Tirana që kishin bërë të mundur  miratimin e këtij dëmshpërblimi.

14 Maj 2024, 21:24 Nga N.F
Kreu i Shoqatës së të Përndjekurve në Lushnjë
Denoncimi

LUSHNJE- Fatmir Toska, ankohet në emisionin Fiks Fare se është mashtruar nga kreu i Shoqatës së të Përndjekurve në Lushnjë, z.Pëllumb Gega, ku i mori 600 mijë lekë nga paratë e dëmshpërblimit. Toska tregon se në vitin 2019 përfitoi një shumë prej 650 mijë lekë të dëmshpërblim si familje të përndjekurish. Ditën që shkoi t’i merrte në bankë u shoqërua nga kreu i shoqatës z. Gega i cili nga e gjithë shuma i dha vetëm 50 mijë lekë. Pjesën tjetër i tha se do ua kthente mbrapsht atyre nga Tirana që kishin bërë të mundur  miratimin e këtij dëmshpërblimi.


Pasi kthehet në shtëpi familjarët e pyesin për shumën që ka marrë dhe i kërkojnë edhe faturën e bankës që ka bërë tërheqjen, të cilën e kishte mbajtur kryetari i shoqatës. Në këto kushte i vënë në dijeni edhe nga familja se ishte mashtruar , takon një avokat i cili i pohon të njëjtën gjë. Pas kësaj Fatmir Toska bën një kallëzim në polici për mashtrimin që i  ishte bërë nga kreu i shoqatës. Pasi z. Gega vihen në dijeni për kallëzimin, dy ditë më pas  i kërkon që së bashku të bëjnë një deklaratë tek noteri ,  ku i thotë se do t’i kthente të gjitha lekët. 

Fillimisht i dha 250 mijë dhe i mbeti për të dhënë nga shuma totale dhe 350 mijë lekë. Por  Fatmiri mësoi më vonë që ishte mashtruar sërish. Pasi tek noteri nuk i ishte lexuar deklaratë thjesht e kishte firmosur me idenë se do merrte shumën e plotë, por ndërkohë kishte firmosur se shlyerja ishte ezauruar.

Fatmiri iu drejtua Fiksit pasi edhe pse kryetari i shoqatës është shpallur fajtor me një vendim gjykate ai ende e mban postin e kreut të shoqatës.  Fakt që sipas tij mund të mashtrojë edhe të tjerë siç ka bërë me të. Toska thotë se deklarata që ka nënshkruar tek noteri kundër tij, duke përfituar nga rasti që ishte i verbër gjykata nuk e mori parasysh, pra e ka hedhur poshtë. Kështu në vendimin e saj gjykata e shkallës së parë e shpalli z. Gega fajtor për veprën penale ” Mashtrim” duke e dënuar me 3 vite burg.

Fiksi nuk e la me kaq dhe bashkë me denoncuesin e djalin e tij iu drejtuar kreut të shoqarës z. Pëllumb Gega.  Ky i fundit mohon t’i ketë marrë lekët e Fatmirit, por thotë se thjesht e ka shoqëruar dhe se e gjitha kjo është politike. ” Ky është kurth i ngritur nga Ilir Meta sepse unë nuk e mbështeta” shprehet ai.

Gazetares së Fiksit i pohon të njëjtën gjë duke i thënë që nuk i ka lekë borxh denoncuesit. Ditën e deklaratës noteriale e ka takuar rastësisht  Pëllumbin edhe pse vetëm dy ditë pas kallëzimit, ku ky i fundit   i ka  thënë që ka bërë një gabim duke e akuzuar se i kishte marrë paratë. ” Kështu ne shkuam tek noteri dhe ai firmosi që nuk i kam marrë lekë” sqaron kreu i shoqatës.  Pyetjes së vendimit të gjykatës e cila e shpalli fajtor si mashtrues,  ai sërish e lidh me politikën ku thotë se Ilir Meta i ka inskenuar situata me prokurorë e gjyqtarë për ta goditur.

Gjithçka sipas tij është një kurth pasi ai ka 12 vjet që është në krye të shoqatës, i zgjedhur dhe rizgjedhur nga anëtarët. Me zyrë të shtetit, por pa marrë kurrë asnjëherë pagesë. Pra Pëllumb Gega prej 12 vitesh është në shërbim të ish të përndjekurve edhe pse i dënuar për mashtrim kundrejt një ish të përndjekuri.

Marrë nga Top Channel

lushnje kreu i shoqatës së të përndjekurve

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet