LIVE UPDATES
Aktualitet

Trafikonin drogë drejt vendeve të BE-së, zbardhen përgjimet e grupit kriminal: Po ta provojmë një herë Turqinë o burrë, sa ton ka?

Sipas hetimeve, aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike shtrihej nga vendet e Lindjes së Mesme, Turqi, Greqi dhe Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e tjera të BE-së.

14 Maj 2024, 17:26 Nga N.F
Trafikonin drogë drejt vendeve të BE-së, zbardhen përgjimet
Foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me dosjen e grupit të strukturuar kriminal i cili trafikonte drogë drejt vendeve të BE-së. SPAK dërgoi për gjykim 20 anëtarët e këtij grupi kriminal së bashku me një ish-punonjës policie në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa sot shpalli pretencën.

Sipas hetimeve, aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike shtrihej nga vendet e Lindjes së Mesme, Turqi, Greqi dhe Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e tjera të BE-së. Të pandehurit janë Endrit Bakiu, Sulo Pajo, Artur Sulaj, Arian Tola, Fadjon Cami, Viron Lekaj, Artan Agalliu, Shpëtim Pjeshka, Jani Çavo, Sonila Sula, Kudret Rustemaj, Besnik Ruçi, Pirro Capi, Jani Meçja, Edmond Kabashi, Tomi Hila, Leonard Nergjoni, Artin Kurti, Astrit Miska, Ervis Cilo, të cilët akuzohen për veprat  penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha janë zbardhur disa prej përgjimeve të anëtarëve të grupit kriminal. Mësohet se më datë 03.05.2021 i pandehuri Artur Sulaj komunikon me të pandehurin Shpëtim Pjeshka në lidhje me organizimin e një rruge për në Greqi me kamion dhe më pas nga Greqia mund të udhëtonte drejt Turqisë.

Përgjimet e zbardhura:

B: Hiç, isha andej nga kamioni sot, çova ato batanijet i lava te gjitha i sistemova i rregullova, ça të bëjmë, presim tashi.

A: Pooo, a do me ba naj rruge për Athinë?!

B: Në vend ore që nesër!

1: Mire, ok.shkarkon në Athine pastaj ia fut për Turqi po deshe.

B: Po ta provojmë një herë Turqinë o burrë… Ta kishim provu një here kshu bosh apo? !!!

A: Po mor ashu bojmë.

B: Beee pret puna o them te kisha bë një rrugë bosh deri në Selanik?

A: Deri në Selanik?!

B: Ehe. Ose shkonim deri në Turqi e vinim… mendoje mirë këtë muhabet se është për të menduar jo për noj gjë.

A: Po po por ky klienti po pret…

B: E ka urgjente ai?

A: Poo normal po, ti a e njef Greqinë?

B: Deri në Selanik, andej se njof unë! Do të ikësh ti, po deshe ik ti, për mu njësoj është… si ti dhe unë bashke.

A: S’kam patentË!

B: Po kush po kËrkon patentë anej o. Deri Kapshticë vij unë të sjell me kamion.

A: Ça do bësh do me e ba nji rrugë për Athinë apo jo? e ti kthej përgjigje këtij klientit…

B: E bejmë… mire hajde, të vij unë nesër andej apo do vish ti këtej?

A: Si te dush, ti kthej përgjigje sa ton ka.

B: Mirë më kthe përgjigje vij unë nesër andej, se kemi leket e parkingut për të paguar, hajde, hajt

Çiao.

spak droge grup kriminal

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet