Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ SHBA vijon bombardimet, Irani përgjigjet me sulme në shtetet e Gjirit
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Banka Qendrore ka bërë të ditur se ari tashmë është përfshirë në portofolin e rezervave të vendit, në një lëvizje që konsiderohet historike për menaxhimin financiar dhe strategjinë e rezervave shtetërore.
Banka Qendrore e Kosovës ka përfshirë për herë të parë arin në portofolin e rezervave shtetërore, duke shënuar një hap të ri në menaxhimin e aseteve financiare. Për herë të parë Kosova ka futur arin në rezervat shtetërore financiare.
Banka Qendrore ka bërë të ditur se ari tashmë është përfshirë në portofolin e rezervave të vendit, në një lëvizje që konsiderohet historike për menaxhimin financiar dhe strategjinë e rezervave shtetërore.
BQK ka njoftuar se “përfshirja e arit për herë të parë në portofolin e rezervave përfaqëson një arritje të rëndësishme institucionale dhe reflekton modernizimin e vazhdueshëm të kornizës së menaxhimit të rezervave”.
Sipas bankës, ky hap synon forcimin e diversifikimit dhe qëndrueshmërisë së rezervave financiare të Kosovës, duke i përafruar praktikat e institucionit me standardet ndërkombëtare të bankave qendrore.
“Përfshirja e arit forcon më tej diversifikimin, qëndrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të portofolit rezervë”, thuhet në njoftimin e BQK-së.
Institucioni ka bërë të ditur se gjatë viteve të fundit ka zhvilluar reforma të gjera në menaxhimin e aseteve, administrimin dhe menaxhimin e rrezikut, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë si Thesari i SHBA-së, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.
Një rol të rëndësishëm në këtë proces, sipas BQK-së, ka pasur Programi i Partneritetit për Këshillim dhe Menaxhim të Rezervave të Bankës Botërore (RAMP).
“Ky bashkëpunim ka mbështetur forcimin e kornizës së politikave investuese të BQK-së, rregulloreve mbështetëse, kapaciteteve institucionale, si dhe funksioneve të menaxhimit të rrezikut, monitorimit dhe analizës”, thuhet më tej në njoftim.
BQK ka treguar se ka avancuar edhe marrëdhëniet bankare me institucione të Eurosistemit dhe banka ndërkombëtare komerciale, si dhe bashkëpunimin me platforma globale si Clearstream për menaxhimin e aseteve dhe kolateralit.
Sipas njoftimit, përfshirja e arit është vetëm “hapi fillestar i një procesi afatgjatë të alokimit strategjik”, i cili mbështetet në stabilitetin financiar dhe qeverisjen e brendshme të institucionit.
“Ari tradicionalisht ka luajtur rol të rëndësishëm në menaxhimin e rezervave të bankave qendrore, si instrument afatgjatë i ruajtjes së vlerës dhe i diversifikimit”.
BQK-ja ka avancuar gjithashtu angazhimin me ofrues kyç të infrastrukturës globale, përfshirë Clearstream, për shërbime të menaxhimit të kolateralit dhe kujdestarisë së aseteve.
“Këta hapa kanë zgjeruar mundësitë e BQK-së për të menaxhuar likuiditetin në mënyrë efektive, duke rritur njëkohësisht kapacitetin e saj operacional dhe strategjik për menaxhimin e rezervave në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare”./Monitor
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka njoftuar masa që të merren në kuadër të protestës kombëtare të opozitës...
Foto ilustruse BERAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një 30-vjeçar i cili rezultonte i zhdukur prej disa ...
Foto ilustruse ANGLI- Mediat britanike i kanë kushtuar një artikull transportit që shqiptarët kryejnë për bashkombasit e tyre...
GJKKO TIRANË- Gjykata e Apelit të GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Emin Shabanit, nga Maqedonia e...
BRUKSEL- Shtetet anëtare dhe Parlamenti Europian ranë dakord brenda natës për të ndaluar shërbimet e inteli...
Shqipëria renditet si një nga 10 vendet që ka numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, në raport ...
Skënder Hita TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dhënë detaje të reja për atentatin ndaj&...
Skender Hita TIRANË- Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjen e rëndë në Akademinë e Siguri...
Banka Qendrore e Kosovës ka përfshirë për herë të parë arin në portofolin e rezervave shtetërore, duke shënu...
Kol Bushpepa ITALI- Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare kanë arrestuar dy ditë më parë një 45-vje&ccedi...