LIVE UPDATES
Aktualitet

Akuzohej për kontrabandë cigaresh dhe grup kriminal, Apeli i GJKKO liron Emin Shabanin

Mësohet, se pas ankimimit të masës së vendosur vitin e kaluar nga shkalla e parë e GJKKO, teksa dëgjoi palën mbrojtëse, gjyqtari relator Florjan Kalaja vendosi “garancinë pasurore” ndaj të pandehurit.

7 Maj 2026, 15:19 Nga E. D
Akuzohej për kontrabandë cigaresh dhe grup kriminal, Apeli i GJKKO
GJKKO

TIRANË- Gjykata e Apelit të GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Emin Shabanit, nga Maqedonia e Veriut, anëtar i grupit kriminal të akuzuar për kontrabandë ndërkombëtare cigaresh dhe aktivitet i paligjshëm. Mësohet, se pas ankimimit të masës së vendosur vitin e kaluar nga shkalla e parë e GJKKO, teksa dëgjoi palën mbrojtëse, gjyqtari relator Florjan Kalaja vendosi “garancinë pasurore” ndaj të pandehurit.

Sipas njoftimit, shifra e garancisë është 30 mijë euro dhe duhet të dorëzohet nga familjarët dhe avokati deri në datën 31 maj të këtij viti. Vitin e kaluar, Kroacia e ekstradoi 55-vjeçarin i cili akuzohet nga GJKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që i ka shkaktuar shtetit, dëm të konsiderushëm ekonomik, nëpërmjet kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Shabani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datë 27.05.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, masë që ndryshoi sot (7 maj). Shabani akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, duke vepruar si organizatë kriminale, ka kontrabanduar mallra (cigare) për të cilat paguhet akcizë.

Vendimi i Apelit të GJKKO-së:

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më datë 07.05.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 122 akti, datë 28.04.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit E.Sh:

“Ankim kundër vendimit nr. 232, datë 26.03.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Zëvendësimin e masës shtrënguese “arrestit në burg” vënë me vendimin nr. 48, datë 27.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me një masë më të butë shtrënguese, duke bërë gjykata në rastin konkret dhe verifikimin e nevojave të sigurimit” dhe vendosi:

Ndryshimin e Vendimit nr. 232, datë 26.03.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, të caktuar ndaj Z. E.Sh me Vendimin nr. 48, datë 27.05.2025 dhe të verifikuar me Vendimin nr. 122, datë 30.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Caktimin ndaj Z. E.Sh të masës së sigurimit “Garancia pasurore”, sipas nenit 236 të Kodit të Procedurës Penale. Caktimin e shumës së garancisë pasurore 30.000 Euro, që familjarët apo avokati i Z. E.Sh duhet të dorëzojnë në një nga bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë për llogari të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke caktuar si afat për depozitimin e kësaj shume deri në datën 31 Maj 2026.

Në bazë dhe për zbatim të pikës 4 të nenit 236 dhe nenit 234 të Kodit të Procedurës Penale, caktimin ndaj Z. E.Sh të masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Urdhërimin e Z. E.Sh të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore të caktuar për hetimin e këtij procedimi penal çdo ditë të hënë të parë të çdo muaji në orën 11:00.

Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi, sipas pikës 5 të nenit 236 të Kodit të Procedurës Penale. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve,  duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar”./Dosja.al

gjkko apeli i gjkko emin shabani

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026