Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë kontrollit në automjetin dhe shtëpinë e tij u gjetën dhe sekuestruan në total 160 steka me cigare të llojeve të ndryshme, 1038 euro, 2 celularë dhe automjeti i 46-vjeçarit V.T.
DEVOLL- Një 46-vjeçar grek është arrestuar ditën e sotme në hyrje të Devollit. Gjatë kontrollit në automjetin dhe shtëpinë e tij u gjetën dhe sekuestruan në total 160 steka me cigare të llojeve të ndryshme, 1038 euro, 2 celularë dhe automjeti i 46-vjeçarit V.T.
Bëhet me dije se 46-vjeçari kontrabandonte nga Greqia drejt vendit tonë, steka cigaresh pa pullë fiskale. Ndaj 46-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Si rezultat i zbatimit të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, goditet një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.
Iu gjetën në automjet dhe në banesë, 160 steka me cigare, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar nga Greqia, arrestohet në flagrancë 46-vjeçari (shtetas grek).
Sekuestrohen stekat me cigare, një shumë parash, automjeti dhe 2 celularë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kondrabandës së mallrave, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjnca policore, kanë goditur një rast të veprimtarisë kriminale në këtë fushë.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi grek V. T., 46 vjeç banues në Greqi, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Në hyrje të qytetit të Devollit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. T., në të cilin gjatë kontrollit kanë gjetur dhjetëra paketa me cigare, pa pullë fiskale. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në fshatin Çiflig, shërbimet e Policisë gjetën paketa të tjera me cigare, pa faturat përkatëse.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 160 steka me cigare të llojeve të ndryshme, 1038 euro, 2 celularë dhe automjeti i 46-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
foto ilustruese SHKODËR- Një 19-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se i riu K.L, ...
POLIÇAN- Një 61-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme në Poliçan, pasi ka rënë zetori. Ngjarja e rënd...
foto ilustruese TIRANË- Pesë persona janë arrestuar brenda pak orësh në Tiranë. Bëhet me dije se 41-vjeçarit...
zjarri PËRMET- Vatra e zjarri në pikën e grumbullimit të mbeturinave në Përmet është riaktivizuar. Flakët kan...
filip dodaj VAU I DEJËS- Një shpërthim me tritol në portën e një banese ka tronditur në orët e mbrëmjes së...
edi rama ne okb TIRANË- Me idenë për “transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran...
foto ilustruese TIRANË- Për javën që presim përpara vendi ynë pritet të përjetojë një javë &ldq...
filip dodaj VAU I DEJËS- Pronari i banesës të cili i vunë tritol në portën e jashtme, Filip Dodaj ka thënë për...
vendngjarja VAU I DEJËS- Një shpërthim me tritol në portën e banesës së Filip Dodajt ka tronditur mbrëmjen e sotme ...
foto ilustruese TIRANË- Universitetet e vogla dhe shkollat profesionale po orientohen së fundmi në Shqipëri drejt programeve për s...