LIVE UPDATES
Aktualitet

Komiteti i Konventës së Bernës kërkon pezullimin e punimeve për aeroportin e Vlorës

Komiteti i Konventës së Bernës e ka mbështetur kërkesën për autoritetet shqiptare “mbi një vlerësim paraprak të ekspertit, duke e trajtuar çështjen me urgjencë pas ankimimit të organizatës mjedisore shqiptare “Eco Albania” se ndërtimi i aeroportit po përparon me shpejtësi”

7 Dhjetor 2022, 14:09 Nga I.A
 
Komiteti i Konventës së Bernës kërkon pezullimin e punimeve
Laguna e Nartes

VLORË- Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës u kërkoi autoriteteve shqiptare pezullimin e punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës dhe ndërmarrjen e një programi gjithëpërfshirës të monitorimit të jetës së egër dhe rishikimin e të dhënave të Raportit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për zonën ku po ndërtohet aeroporti. Sipas dokumenteve të miratuara në mbledhjen vjetore të Komitetit të mbledhur në Strazburg në takimin vjetor nga 28 nëntori deri në 2dhjetor “ kërkesa për pezullimin e punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës vjen për shkak të mungesës së dukshme të respektimit të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Komiteti i Konventës së Bernës e ka mbështetur kërkesën për autoritetet shqiptare “mbi një vlerësim paraprak të ekspertit, duke e trajtuar çështjen me urgjencë pas ankimimit të organizatës mjedisore shqiptare “Eco Albania” se ndërtimi i aeroportit po përparon me shpejtësi”.

“Komiteti, thuhet në dokumentet e takimit, të cilat Zëri i Amerikës i ka parë, vuri në dukje një prezantim të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, e cila kujtoi se atyre nuk u është caktuar koha e mjaftueshme për të konsultuar draft raportin dhe rekomandimet dhe se ata besojnë se situata e aeroportit të Vlorës nuk duhet marrë në konsideratë, sipas kësaj dosjeje”.

Përfaqësuesi i organizatës mjedisore shqiptare PPNEA, Xhemal Xheri, i pranishëm në diskutimet e palëve gjatë takimit të Strazburgut i tha Zërit të Amerikës se përfaqësuesit e Ministrisë shqiptare synojnë për të përfituar kohë që ndërtimi aeroporit të përfundojë”.

Dokumentet finale pritet të paraqiten pranë Komitetit të Konventës fillimin e vitit të ardhshëm ku priten edhe rekomandimet e detajuara për autoritetet shqiptare.

Në fund të gushtit të këtij viti përfaqësues nga Konventa e Bernës, së bashku me përfaqësues nga Konventa për Shpendët Shtegtues (CMS) si dhe Marrëveshjes për Ruajtjen e Shpendëve të Ujit të Afrikës dhe Euroazisë (AEËA) realizuan një vlerësim në terren të situatës në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë duke përgatitur raportin paraprak për Komitetin e Bernës.

Konventa e Bernës e njohur ndryshe edhe si Konventa për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitatet Natyrore Evropiane është një instrument juridik detyrues ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe ruajtjes së natyrës. Shqipëria e ka nënshkruar këtë Konventë në vitin 1995 dhe ka hyrë në fuqi në maj të vitit 1999.

Ndërkohë më 23 nëntor 2022, dy organizata mjedisore shqiptare PPNEA dhe AOS, me mbështetjen e EuroNatur, ngritën një padi në Gjykatën Administrative kundër ndërtimit të aeroportit të Vlorës brenda Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë. Sipas organziatave ky ndërtim shtrihet brenda një prej ligatinave dhe zonave më të rëndësishme të biodiversitetit në Shqipëri dhe përgjatë korridorit shtegtues të Adriatikut, një rrugë shtegtimi e rëndësishme për shumë shpendë shtegtues. Me vazhdimin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, qeveria shqiptare shkel ligjet kombëtare dhe konventat ndërkombëtare.

Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë është sipas vlerësimit të organizatave një ndër sistemet ekologjike më të rëndësishme në Shqipëri, ligatina e dytë më e rëndësishme në vend, shtëpi e llojeve të rëndësishëm të florës dhe faunës dhe pjesë e disa rrjeteve ekologjike ndërkombëtare, korridorit shtegtues të Adriatikut, me më shumë se 220 lloje shpendësh.

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës nisi një vit më parë dhe po kryhet nga një konsorcium kompanish, ku 50 % e aksioneve zotërohet nga "Mabetex" e sipërmarrësit Behgjet Pacolli, në partneritet me kompanine turke, "Yda Group", e cila ka 48 % të aksioneve, ndërsa 2 % i përkasin shoqërisë nga Kosova “2A Group Shpk”.

Aeroporti i Vlorës shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh dhe pritet të përrfundojë në fund të vitit 2024 me një vlerë të parashikuar të investimit në rreth 104 milion euro. Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me operatorët turistikë në Vlorë muajin e shkuar tha se se “punimet për aeroportin po ecin shumë mirë dhe fluturimi i parë do ta jetë fund të vitit 2024. “Shpresojmë të mos kemi surpriza, deklaroi kryeministri Rama”.

Marrë nga VOA

komiteti i përhershëm i konventës së bernës aeroporti i vlores

Sondazh

Poll

Zjarr në Vlorë/ Flakët përhapen nga kodrat drejtë zonave të banuara

Zjarr në Vlorë/ Flakët përhapen nga kodrat drejtë zonave të banuara

Socialistët përplasen te Komisioni i Ligjeve, Gjiknuri: Muhabet leshi, më jep fjalën ose do iki

E paprecedentë! Erion Braçe përplaset dhe shtynë gazetarin: Ik bashkë me atë fundërrinën, b**q*

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Bie zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

Braçe: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Kapri përplaset me Ballën: Keni shantazhuar! Balla: U bëre deputet falë votave tona

Spahiu: Dëmtojnë turizmin, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit

Vengu: KQZ-ja të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit!

Balla në Kuvend:Kur hyri Saliu, Gonia, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

Kapri nga Kuvendi: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

Seancë plenare! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm

Dalin para Gjykatës së Fierit tre vajzat për verifikimin e masave të sigurisë

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Rama: Çdo protestë ka brenda një mesazh, por algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit

Pallati përfshihet nga flakët në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë