LIVE UPDATES
Aktualitet

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Valentin Preçi

Pas rekomandimit të ONM-së, Komisioneri Publik i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të shkarkojë prokurorin Valentin Preçi, duke arsyetuar se i ishin gjetur probleme në të tri kriteret e rivlerësimit.

3 Maj 2024, 16:47 Nga r.ll
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Valentin Preçi
valentin preçi

TIRANË- Komisioneri Publik Florian Ballhysa ankimoi të premten vendimin e Komsionit të Pavarur të Kualifikimit, për të konfirmuar në detyrë prokurorin Valentin Preçi. Komisioneri i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të ndryshojë vendimin e KPK-së dhe të vendosë për shkarkimin e Preçit, që sipas ankimit është gjetur me probleme në të tre kriteret e rivlerësimit.

“Ndryshimin e vendimit nr. 730, datë 10.1.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Valentin Preçi”, thuhet në kërkesën e Komisionerit Publik.

Preçi u konfirmua në detyrë në janar të këtij viti, nga një trupë e KPK përbërë nga nga Firdes Shuli kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Olsi Komici anëtar. Shuli dhe Komici vendosën në favor të konfirmimit, në mendim pakice Pine votoi për shkarkimin e prokurorit. Pak pas zbardhjes së vendimit të KPK, Vëzhguesit ndërkombëtar rekomanduan ankimin e çështjes, duke e cilësuar hetimin e KPK-së të pa plotë. “Nuk duket se mbështetet në provat e paraqitura. Devijon nga standardet tipike të KPK-së dhe nga principet dhe udhërrëfyesi e vendosur nga Kolegji i Apelimit”, thuhet në rekomandim sa i përket vendimit të Komisionit.

Nisur edhe nga ky rekomandim Komisioneri Publik vë në dukje në ankim se nuk ishte dakord me përfundimet e trupës së KPK-së për të tre kriteret.

Ballhysa thotë se sa i përket kriterit të vlerësimit të pasurisë, Preçi ndodhet në mungesë të burimeve financiare të ligjshme dhe se ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë. Komisioneri thotë se kjo vlen për dy pasuritë apartament banimi 84,5 m2 dhe garazh, por edhe për shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit në SHBA të bashkëshortes apo edhe mbi pretendimet për mbulimin e disa shpenzimeve nga babai i bashkëshortes.

Njëkohësisht Komisioneri thotë se të ardhurat e deklaruara nga lotaria nuk duhet të merren parasysh, pasi sipas tij nuk provoheshin. “Nga sa më sipër, nuk rezulton që në dosje të Komisionit të jetë administruar dokumentacion justifikues ligjor për të provuar krijimin e të ardhurave nga loto sporti, të cilat të provojnë se kjo shumë është përfituar nga subjekti i rivlerësimit”, thuhet në ankim.

Të njëjtin përfundim arrin Komisioneri edhe sa i përket kriterit të profesionalizmit. Duke marrë parasysh denoncimet dhe rekomandimin e ONM-së Komisioneri vë në dukje se “veprimet e subjektit të rivlerësimit afektojnë kriterin e aftësisë profesionale”.

Komisioneri Publik po ashtu në kundërshtim me pretendimet e ngritura nga Komisioni dhe vetë Preçi, i gjen problematike kontaktet e prokurorit me disa persona të dënuar apo hetuar për vepra penale të ndryshme. Komisioneri arsyeton se subjekti duhej të ishte cilësuar i papërshtatshëm.

“Në përfundim të sa më sipër, lidhur me kriterin e kontrollit të figurës, Komisioneri Publik, në konsideratë të Rekomandimit të ONM-së, konstaton se subjekti i rivlerësimit ndodhet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm edhe për kriterin e kontrollit të figurës”, thuhet në ankim./Marrë nga Reporter.al

velentin preçi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet