LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Shqipëria bie në fund të Ballkanit në Indeksin e Lirisë së Medias

Serbia dhe Shqipëria kanë ndryshuar kategori në hartën e Indeksit, duke kaluar nga “problematike” – e cila është kategoria e tretë nga 5 të tilla – në zonën “e vështirë”, që është kategoria e katërt. Në kategorinë më poshtë, në të pestën, gjenden shtetet me qeveri diktatoriale apo ato me diktatura totalitare.

3 Maj 2024, 15:05 Nga I.A
BIRN: Shqipëria bie në fund të Ballkanit në Indeksin e
Harta

TIRANË- Shqipëria humbi tre vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias gjatë vitit të kaluar në vlerësimin e dhënë nga organizata Reporterë pa Kufij, duke rënë në këtë mënyrë në vend të fundit në rajonin e Ballkanit. RSF, e cila vlerëson gjendjen e lirisë së medias mbi një metodë të hollësishme për të marrë parasysh si statusin e ligjeve që prekin lirinë e medias ashtu edhe situatën praktike, e konsideroi gjendjen në Shqipëri si “të vështirë”. Po kështu u vlerësua gjendja edhe në Serbi, dy vendet e vetme në Evropë me përjashtim të Turqisë, Rusisë dhe Bjellorusisë për të cilat jepet vlerësimi “i vështirë.”

Serbia dhe Shqipëria kanë ndryshuar kategori në hartën e Indeksit, duke kaluar nga “problematike” – e cila është kategoria e tretë nga 5 të tilla – në zonën “e vështirë”, që është kategoria e katërt. Në kategorinë më poshtë, në të pestën, gjenden shtetet me qeveri diktatoriale apo ato me diktatura totalitare.

Mes fqinjëve tanë, Kosova, Bosnia, Bullgaria dhe Kroacia janë vendet ku liria e medias vlerësohet se është “problematike” ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi konsiderohen si dy vendet e vetme në këtë zonë ku liria e medias është “e kënaqshme”.

Gjendja e Shqipërisë vlerësohet ndjeshëm më keq se sa në vitin 2022 veçanërisht për shkak të treguesit të gjendjes së sigurisë së gazetarëve. Rënia në këtë tregues lidhet veçanërisht me ngjarjen e pazbardhur të atentatit me armë ndaj Top Channel në mars të vitit të kaluar, në të cilin, një roje humbi jetën. Që nga ajo kohë, autoritetet shqiptare nuk kanë qenë në gjendje të identifikojnë autorët dhe motivin e sulmit, gjë që në vetvete përbën një pasiguri të shtuar për gazetarët dhe punonjësit e medias.

Shënimi për Shqipërinë vëren se politikanët kufizojnë pavarësinë editoriale të medias ndërsa shënjon si veçanërisht shqetësuese politizimin e rregullatorit të medias nga qeveria “Rama” përmes zgjedhjes së Armela Krasniqit si kryetare dhe politizimit të mëtejshëm të televizionit publik shqiptar përmes emërimit si drejtor të ish-deputetit socialist Alfred Peza.

“Gazetarët kritikë shpesh bëhen shënjestër sulmi që synon t'i diskretitojë ata dhe që organizohen si nga qeveria ashtu edhe nga opozita,” thotë RSF. “Gazetarët kanë vështirësi në sigurimin e informacionit të mbajtur nga shteti, aksesi në të cilin mund të jetë kufizuar edhe më shumë nga një centralizim i kohëve të fundit të komunikimeve të qeverisë”, vëren më tej organizata duke iu referuar krijimit të Agjencisë së Medias dhe Komunikimit nga qeveria e kryeministrit Edi Rama në vitin 2022.

RSF shënjestron me kritikë jo vetëm qeverinë dhe opozitën por edhe Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK. Puna e SPAK u konsiderua si shqetësuese për lirinë e medias për shkak të kërkesës së prokurorisë dhe urdhrave të gjykatës së posaçme për sekuestrimin e materialeve të punës të gazetarit Elton Qyno. Raporti cilësoi gjithashtu si “kontrovers” dhe të pavend vendimin e një prokurori për të urdhëruar median të mos raportonte mbi sulmet kibernetike kundër institucioneve shtetërore në vitin 2022. Në atë rast, prokuroria njoftoi se ka shpallur “sekret hetimor” të gjitha materjalet e rrjedhura online nga hakerat e dyshuar iranianë. Urdhri, i cili gjerësisht u injorua dhe injorimi i të cilit nuk u pasua nga akuza për shkelje kundër gazetarëve, u konsiderua si një tejkalim kontrovers i autoritetit të prokurorisë.

Liria e medias është në përkeqësim në shkallë globale për shkak të ringritjes së forcave autoritariste në shumë vende, si në lindje, ashtu edhe në perëndim.

Sipas raportit, krahas luftës kundër Ukrainës, Rusia ka ndjekur edhe një kryqëzatë kundër gazetarëve. Mbi 1,500 gazetarë janë arratisur nga vendi. Ndërkohë, gjendja në Ukrainë duket se është përmirësuar ndërsa vendi përqafon me forcë lirinë përkundrejt luftës.

“Megjithëse shteti i së drejtës nuk shtrihet në të gjithë vendin që nga koha e pushtimit rus, gjë që ka ndaluar autoritetit ukrainase nga garantimi i lirisë së shtypit në territoret e pushtuara, ndikimi politik në Ukrainën e lirë është pakësuar,” vëren raporti.

Ndryshe nga Ukraina, vende si Italia kanë pësuar rënie të ndjeshme, ndonëse vlerësimi për të është shumë më i lartë se sa për Shqipërinë. Shqetësimi kryesor për lirinë e medias në Itali njihet me emrin legge bavaglio i cili u miratua vitin e kaluar nga maxhoranca qeverisëse e kryeministres Giorgia Meloni, i cili ndalon gazetarët të citojnë në raportimet e tyre urdhër-arrestet e policisë apo prokurorisë.

Gazetarët në Itali janë në përgjithësi të lirë, por sipas RSF, detyrohen të ushtrojnë herë pas here vetëcensurën për të shmangur rrezikun e padive abuzive të njohura si SLAPP apo procese të tjera gjyqësore. Italia u rrëzua për këto arsye nga vendi 41 në renditjen botërore në vendin 46.

Marrë nga Reporter.al

rsf birn

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet