LIVE UPDATES
Aktualitet

Klodiana Lala rrëfen bisedën me fëmijët e Jan Prengës: Shihnin nga dera me shpresë

Lala mes lotësh, tha se ka vizituar shpesh familjen e Prengës dhe ka takuar vajzën dhe djalin e tij, që shikonin shpesh nga dera me shpresën për tu takuar me babanë e tyre të zhdukur.

12 Korrik 2025, 19:43 Nga I.A

Klodiana Lala rrëfen bisedën me fëmijët e Jan Prengës:

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer për herë të parë bisedën e saj me fëmijët e Jan Prengës, të cilët shpresonin që një ditë babai i tyre të kthehej. E ftuar në emisionin Kjo Javë në News 24, Lala mes lotësh, tha se ka vizituar shpesh familjen e Prengës dhe ka takuar vajzën dhe djalin e tij, që shikonin shpesh nga dera me shpresën për tu takuar me babanë e tyre të zhdukur.

Lala përshkroi situatën e vështirë dhe thjeshtësinë e jetesës së familjes, duke e cilësuar tragjedinë si tepër të rëndë. Lala shtoi se ngjarja e Jan Prengës lidhet me veprimet e vëllait të tij dhe theksoi rëndësinë e kthimit të trupit të tij për t’i dhënë familjes një mundësi për të bërë varrimin. Gazetarja apeloi për drejtësi dhe kthimin e trupit, për një lehtësim emocional për familjen.

"Ky mund të jetë rast i rrallë, kur 2 prokurorë të posaçëm përplasen me njëri-tjetrin për pretencën. Shteti shqiptar duhet ta ndjekë me vëmendje çështjen e zhdukjes së Jan Prengës, të kthejë trupin e tij pranë familjes, që ai ta ketë një varr ku të prehet. Kam shkuar shpesh në familjen e Jan Prengës përpara se gruaja dhe fëmijët të iknin me shpresën për të fituar azil politik në një nga vendet e BE-së, për të kuptuar sesi jeta e tyre u shkatërrua. Ata kanë shpresën e madhe se ndoshta një ditë, trupi i pajetë i Jani Prengës do të kthehet në familje. Vajza është 22 vjeçe, më tha se dëshiron të studiojë kriminalistikë dhe djali është në moshë të mitur, që shikonin shpesh nga dera, me shpresën që babai i tyre të kthehej. Disa kriminelë të pashpirt e rrëmbyen atë, e vranë. Disa nga ta janë para drejtësisë, është Dritan Rexhepi, Gentjan Doçi, Altin Hajri. Kam publikuar pamjet e trupit të pajetë të Jan Prengës në kompleksin e Altin Hajrit, që të tregoja se ka pasur trup të pajetë, sepse grupi pretendonte pafajësinë, duke thënë se nuk ka trup të pajetë. I kam kërkuar falje familjes për pamjet.

Festim Bezhdili u dënua me burgim të përjetshëm, u kthye vendimi i Apelit për rigjykim dhe në rigjykim kishte prova të reja si bisedat në Sky Ecc. Prokurorja thotë se Festim Bezhdili është anëtar i grupit kriminal se ka ndihmuar në krim të rëndë në mënyrë aktive, ndërsa prokurori tjetër Behar Dibra, ka thënë se duhet të rikualifikohet vepra penale dhe të dënohet me 20 vite burg. Gjykata tashmë duhet të vendosë drejtësi për ngjarjen. Nëse kthehet trupi i pajetë i Jan Prengës në familje do ishte lehtësim dhe për mua. Kur isha në shtëpinë e Jan Prengës, pashë që aty dhe kuzhinë nuk kishte. Djali i Janit, kur e përqafova, nuk më shikonte në sy, më tha “dua babin”.  Ata ishin një familje e thjeshtë. Jan Prenga e pësoi vetëm pse vëllai i tij kishte marrë një sasi kokaine në Britaninë e Madhe. Nëse vëllai i tij e ka bërë këtë, të mbajë përgjegjësi, por s’mund të merret një njeri në atë mënyrë kriminale, është tepër e rëndë," tha Lala.

jan prenga klodiana lala

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet