Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Të ekstraduarit janë të dënuar me burg për vepra të ndryshme penale, nga të cilat Hoxha për prostitucion, pastrim parash, Gropa për kultivim droge dhe S.O për trafik mjetesh motorike.
TIRANË- Tre shqiptarë janë ekstraduar nga Greqia, Belgjika dhe Serbia, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mësohet se të ekstraduarit janë Mikel Hoxha, alias Mikel Papa, Armando Gropa dhe S.O. Të ekstraduarit janë të dënuar me burg për vepra të ndryshme penale, nga të cilat Hoxha për prostitucion, pastrim parash, Gropa për kultivim droge dhe S.O për trafik mjetesh motorike.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit
Ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia, 3 shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizimi i procedurave të ekstradimit, rezultat i bashkëpunimit konsistent të shërbimeve të Interpol Tiranës, me homologët në Athinë, Bruksel dhe Beograd. Konkretisht, u ekstraduan në Shqipëri, shtetasit shqiptarë:
-M. H. alias M. P., i kapur në Greqi, pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ai ka investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe ka transferuar shuma të mëdha parash te të afërmit e tij, të ardhura të cilat i ka përfituar nga veprimtaria kriminale e shfrytëzimit për prostitucion, për të cilën është dënuar në Itali. Nga dënimi, shtetasit M. H. alias M. P. i duhet të vuajë 3 vjet e 9 muaj burgim;
-A. G., 40 vjeç, i kapur në Belgjikë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2021, ai kultivoi 140 bimë narkotike Cannabis Sativa, në sipërfaqen e tokës që kishte në pronësi në fshatin Grizë;
-S. O., i kapur në Serbi, pasi Gjykata e Kukësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Ai akuzohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Mercedez Benz”, të denoncuar të vjedhur në Francë.
Foto nga Thethi THETH- Situatë e tensionuar raportohet nga Thethi edhe pasditen e sotme teksa vijon aksioni për shembjen e ndërtesave p...
Agon Zejnullahut KOSOVA- Në paraditen e së shtunës është mbajtur një protestë paqësore në qytetin e Lipjanit m...
Foto ilustruese TIRANA- Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka reaguar për përplasjen në sallën e gjyqit mes prokurorit t&e...
Foto ilustruese GREQIA- Një 48-vjeçar shqiptar u përpoq të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare nga krahët e n&eu...
Foto ilustruese TIRANA- 40-vjeçari Klajdi Ruçi i dënuar me mbi 7 vjet burgim, për shkelje të rregullave të qark...
Astir TIRANA- Policia e Tiranës ka vijuar edhe sot aksionin për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet, konkretisht në zon...
Werner Daum GOLEM- Policia ka reaguar lidhur me lajmin se ish-ambasadori gjerman në Shqipëri Werner Daum u gjet i pajetë në nj&eum...
Arrestimi GRAMSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Tervol të Gramshit, ku një 58-vje&ccedi...
Werner Daum TIRANA- Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri Werner Daum ka ndërruar jetë ditën e sotme. Daum ka ndërruar...
Werner Daum TIRANA- Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri Werner Daum ka ndërruar jetë ditën e sotme. Daum ka ndërruar jet&...