LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kjo është një luftë”/ Nga zilia te armët, cili do të jetë fati i “betejës së trageteve” në Sarandë?

Ndërkohë që tashmë vëllezërit Qirjako, kërkojnë nga organi i akuzës, që të zgjerohet objekti i hetimit dhe krahas marrjes si të pandehur të Erdion Muhos, subjekti i hetimit të shtrihet edhe te biznesmeni grek Petro Papikinos.

5 Shkurt 2025, 20:47 Nga r.ll
“Kjo është një luftë”/ Nga zilia te armët,
foto ilustruese

TIRANË- Por a është me të vërtetë kaq shumë fitimprurës ky biznes, sa të mund të arrihet deri në mendimin për të hedhur në erë tragetet për shkak të konkurencës?

Një luftë e cila nëse nuk do të ishte gjëmimi i eksplozivit në det dhe emri i një viktime që e nxorri në pah, do ta kishim të vështirë ta kuptonin se sa e egër është kjo konkurencë sot.

“Kjo është një luftë midis bizneseve të anijeve… Ky biznes nuk është me fitim aq të madh, sa ç’flitet dhe dëgjohet jashtë, pasi sezoni zgjat vetëm 2-3 muaj dhe gjatë muajve të tjerë anijet duan shërbime, rregullime. Duhet të mbajmë personelin”, shprehet Andrea Qirjako.

Por edhe pse nuk duket të jetë një biznes shumëfitimprurës siç na thuhet, luftrat, qofshin këto edhe brenda bizneseve, ato mesa kuptohet kanë një tipar të vetin të përbashkët, në fillim zilinë dhe pastaj armët.

Siç duket se ka ndodhur edhe në atë që tashmë mund ta quajmë ‘Beteja për tragetet’ në Sarandë.

Ndërkohë që tashmë vëllezërit Qirjako, kërkojnë nga organi i akuzës, që të zgjerohet objekti i hetimit dhe krahas marrjes si të pandehur të Erdion Muhos, subjekti i hetimit të shtrihet edhe te biznesmeni grek Petro Papikinos.

Kjo sipas vëllezërve Qirjako, pasi autorët duhet të përgjigjen si për kryerjen e krimeve të konkurrencës së paligjshme nëpërmjet dhunës, ashtu dhe të vrasjes me dashje indirekte, në dëm të viktimës Armandi Nelaj, që humbi jetën mbrëmjen e datës 24 Qershor 2024, ndërsa po shkonte të vendoste minën e telekomanduar në një nga tragetet në pronësi të rivalëve në biznesin e trageteve.

Aktualisht në Portin e Sarandës, operojnë në fushën e transportit detar 4 kompani që kryejnë linjën Sarandë – Korfuz.

Konkretisht kompanitë ‘Finikas’, ‘Joy Cruise’, ‘Terini Travel Agency’ si dhe ‘Albania Luxury Ferries’.

Kjo e fundit e cila zotërohet nga bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Fatlinda Tahiri si dhe grekët Evangelia Barmpagianni dhe Konstantinos Antiochos.

Antiochos deri në vitin 2017 ka qenë ortak me Shpëtim Muhon, pronarin e ‘Joy Cruise’, babain e Erdion Muho, por që po këtë vit u prishën në ortakërinë e tyre për një nga tragetet, ndërsa në vitin 2023 u prishën edhe për tragetin tjetër./ "Në Shënjestër", Balkaweb

shperthimi ne sarande

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet