EMRI/ Zhdukja e Eglant Koçit në Tiranë, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor, 13:13
...
Aktualitet
“Kemi dorëzuar në KQZ një draft për ndryshime të kodit zgjedhor”/ Protestuesi: Pas shitjes së Shën Naumit, Edi Rama guxon të shesë Sazanin
Ai tha se Shqipëria e re fillon nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.
9 Qershor 2026, 19:36Nga E.d
Pamje
TIRANË- Aktivisti i lëvizjes që po organizon dhe protestën para Kryeministrisë, Edmond Gjata ka deklaruar se në KQZ është dorëzuar një draft për ndryshime të kodit zgjedhor. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Gjata u shpreh se pas shitjes së Shën Naumit, Rama po guxon të shesë Sazanin.
Ai tha se Shqipëria e re fillon nga zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas tij, zgjedhjet në 35 vite janë bërë për partitë, jo për qytetarët.
“Kemi dorëzuar në KQZ një draft për ndryshime të kodit zgjedhor. Shqipëria e re fillon nga zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto zgjedhje në 35 vite janë bërë për partitë, jo për qytetarët. Kodi i ri, është kodi i qytetarëve, që shprehin interesat e tyre dhe jo të Edi Ramës. Veprimi qytetar, që përfaqëson interesat e tyre do të këmbëngulë që në zgjedhjet e ardhshme të shkohet me rregulla të reja loje ku përparësi të kenë qytetarët. Pas shitjes së Shën Naumit, Edi Rama guxon të shesë Sazanin.”, tha ai./Dosja.al