EMRI/ Zhdukja e Eglant Koçit në Tiranë, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor, 13:13
...
Aktualitet
Mijëra qytetarë pushtojnë sheshin/ Aktivisti: Po organizohen avionë ‘charter’ nga Anglia me 450 shqiptarë, për t’iu bashkuar protestës
Gjatë fjalës së tij në podiumin e vensosur para Kryeministrisë, ai tha se vetëm ditën e djeshme në protestë kanë qenë mbi 150 emigrantë.
9 Qershor 2026, 19:05Nga E.d
Pamje
TIRANË- Një aktivist i pranishëm në protestë ka deklaruar se po organizohen avionë charter nga Anglia me 450 shqiptarë, për t’iu bashkuar protestës. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vensosur para Kryeministrisë, ai tha se vetëm ditën e djeshme në protestë kanë qenë mbi 150 emigrantë.
“Në mërgatën tonë po organizohen avionë charter nga Anglia direkt me 450 shqiptarë, tani kemi shumë që kanë ardhur nga gjermani, nga Italia, vetëm dje dhe sot, kam takuar mbi 150 mërgimtarë, pa llogaritur pjesën tjetër që ka ardhur në shesh.
Mos harroni, nesër është një ditë shumë e rëndësishme për historinë dhe kulturën shqiptare, është lidhja e Prizrenit dhe ne sot duhet të deklarojmë: lidhja është gjallë”, tha ai./Dosja.al