EMRI/ Zhdukja e Eglant Koçit në Tiranë, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor, 13:13
...
Aktualitet
"Rama vjedh pasurinë publike"/ Artur Meçollari në protestë: Në Palasë, Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
Gjatë fjalës së tij në podiumin para kryeministrisë, ai u shpreh se Aeroporti i Kukësit është një investim jofunksional, duke theksuar se nuk ka lëvizje avionësh, ndërsa thekson se koncesionari vijon të paguhet nga buxheti i shtetit.
9 Qershor 2026, 19:04Nga D.S
Pamje nga protesta
TIRANË- Artur Meçollari ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Rama duke u shprehur se, ai ka vjedhur pasurinë publike.
Gjatë fjalës së tij në podiumin para kryeministrisë, ai u shpreh se Aeroporti i Kukësit është një investim jofunksional, duke theksuar se nuk ka lëvizje avionësh, ndërsa thekson se koncesionari vijon të paguhet nga buxheti i shtetit.
“Edi Rama ka shkatërruar të gjithë Shqipërinë. Aeroporti i Kukësit, asnjë avion nuk ulet e ngrihet. Koncensionari çdo muaj merr paratë nga shteti shqiptar. Porto Romano, pa studim fizibiliteti. Porti Durrësit krim shtetëror. Në Palasë, Dhërmi e keni parë ç’ka ndodhur, është tjetërsuar mjedisi. Rama jo vetëm që vjedh pasurinë publike është kërcënim për sigurinë kombëtare.", tha qytetari./Dosja.al