LIVE UPDATES
Aktualitet

“Këmbanë alarmi”/ BIRN: Hijet e krimit të organizuar në Policinë e Shtetit

Bashkë me Danin u plagos në atentat edhe Mustafa Sheqeri – një punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP, dhe shoqërues i Danit gjatë një udhëtimi në Barcelonë e kthim.

14 Nëntor 2025, 08:41 Nga E.d
“Këmbanë alarmi”/ BIRN: Hijet e krimit të organizuar
Foto ilustruse

Pasditen e 11 nëntorit, Gilmando Dani, një 47-vjeçar i dënuar për krim të organizuar u vra në një atentat mafioz në dalje të aeroportit të Rinasit në një zonë të populluar dhe me prani të të forcave të shumta të sigurisë. Bashkë me Danin u plagos në atentat edhe Mustafa Sheqeri – një punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP, dhe shoqërues i Danit gjatë një udhëtimi në Barcelonë e kthim. Prania e Sheqerit gjatë atentatit, por edhe hetimet mbi rekrutimin e tij në AMP sollën arrestimin e dy oficerëve të komisariatit numër 3 të policisë në Tiranë të cilët kishin kryer verifikimin e figurës së tij.

Por rasti i tij nuk është i izoluar dhe ekspozon një problem sistemik të inkriminimit të vazhdueshëm në radhët e Policisë së Shtetit. Për më tepër, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është struktura përgjegjëse për të zbuluar raste të tilla inkriminimi mes punonjësve të policisë në të gjitha nivelet. Kreu i AMP, Eduart Merkaj i tha BIRN se kishin ndërmarrë hetime administrative për rastin e Sheqerit dhe premtoi zbardhje të shpejtë. Ai theksoi gjithashtu se dyshimet për shkelje të ligjit hetoheshin seriozisht, si për shkelje të vogla ashtu edhe për lidhje me krimin e organizuar.

“Institucioni është krijuar për të qenë i shqetësuar, pavarësisht numrave,” tha Merkaj, duke e quajtur inkriminimin një fenomen të izoluar.

Por për përfaqësuesit e shoqërisë civile, bashkëjetesa mes punonjësve të policisë dhe krimit të organizuar nuk është një fenomen sporadik. Romario Shehu, kërkues për çështjet e sigurisë pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM, thotë se bashkëpunimi mes punonjësve të policisë dhe grupeve kriminale shfaqet në forma të ndryshme.

“Ky bashkëpunim ka qenë në forma të ndryshme, përfshirë dekonspirimin e operacioneve policore, njoftimin për personat kundërshtarë të vënë në shënjestër nga grupet kriminale, dhënie informacioni për ndjekjen e lëvizjeve të kundërshtarëve të tyre, apo dhënie informacioni nga individë të ndryshëm,” tha Shehu.

Edhe Klodiana Lala, gazetare e çështjeve të krimit dhe drejtësisë pranë Neës 24 e quan situatën “një këmbanë alarmi”.

“Krimi është në nivele të larta organizimi dhe ndërkohë ka mungesë vullneti politik për ta pranuar situatën dhe për ta luftuar atë,” tha Lala për BIRN.

Koncesion me krimin  

Të dhënat e Prokurorisë së Posaçme dhe vetë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore tregojnë për një problem masiv në radhët e Policisë së Shtetit. Sipas SPAK, rreth 70 oficerë policie ishin në hetim për përfshirje në krim të organizuar deri në fund të vitit 2023. Edhe të dhënat e AMP tregojnë një rritje të numrit të punonjësve të arrestuar të policisë për shkelje nga më të ndryshmet; nga 102 në vitin 2023 në 163 në fund të vitit 2024. Sipas një raportimi të kreut të SPAK në Kuvend në qershor të vitit të kaluar, një pakicë e inkriminuar brenda policisë cënonte rëndë shtetin ligjor.

“Është ulëritëse kur bëhen pjesë dhe bashkëpunojnë me krimin e organizuar për krimet që kryen krimi i organizuar,” tha Dumani gjatë raportimit të tij.

Inkriminimi i zyrtarëve të lartë të policisë është një problem sistemik i dalë në sipërfaqe edhe nga hetimet e bazuara tek mesazhet e shkëmbyera përmes aplikacionit SKY ECC. Ish-drejtori i Forcës Operacionale, Oltion Bistri si dhe një numër shefash komisariatesh apo krimesh janë tashmë të arrestuar për bashkëpunimin apo mbrojtjen që u ofronin anëtarëve të krimit të organizuar. Kërkuesi i IDM, Romario Shehu identifikon dy kategori kryesore efektivësh, që sipas tij janë më të cenuar ndaj rekrutimit nga krimi i organizuar; ata me pozicione të rëndësishme vendimarrëse si dhe punonjësit e policisë me aftësi të veçanta.

“Punonjësit e njësive speciale të policisë që kanë aftësi të larta fizike në artet marciale, përdorimin e armës dhe municioneve, e gjejnë veten në një pozitë komode për të ndihmuar grupet kriminale të cilat kanë nevojë për këto aftësi,” shpjegon Shehu.

Situata bëhet edhe më problematike kur vetë strukturat mbikëqyrëse dyshohet se janë të prekura. Përfshirja e fundit e një punonjësi të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP, në një ngjarje kriminale pranë aeroportit “Nënë Tereza”, e bën më të theksuar problemin e besimit.

Gazetarja Lala e komentoi ngjarjen si një tregues se “policia i është dorëzuar krimit të organizuar”.

“Unë them që është dhënë me koncesion te krimi,”  tha Lala, duke kërkuar një strategji kombëtare për të ndryshuar situatën. Lala i cilësoi problematike deklaratat e ministres së Brendshme, Albana Koçiu mbi sigurinë në vend, duke vënë në dukje se ato neglizhonin nivelin e organizimit të bandave dhe grupeve kriminale.

Kultura e heshtjes

Të dhënat e bëra publike menjëherë pas atentatit ndaj Danit dhe Sheqerit  treguan se ky i fundit ishte rekrutuar si agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore vetëm pak muaj më parë. Raportet mediatike tregojnë se Sheqeri (me mbiemër të ndryshuar nga Shaljani) nuk ishte një figurë e panjohur. Prej vitit 2018, lidhjet e tij me Gilmando Danin dhe grupin e drejtuar nga Emiljano Shullazi ishin publikisht të njohura, megjithatë kjo nuk e pengoi atë që të rekrutohej nga AMP.

Vetë AMP pranoi se verifikimet kishin dështuar. Më pak se 24 orë pas ngjarjes, Agjencia njoftoi ndalimin e dy punonjësve të policisë nga Komisariati Nr. 3 në Tiranë, një nënkomisar dhe një inspektor.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas kryerjes së veprimeve hetimore, ka ndaluar punonjësit e policisë Nënkomisar B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor A.Z., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorim i detyrës,” tha policia përmes një njoftimi të mërkurën.

Ata dyshohen se kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin Mustafa Sheqeri  pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë”. Ky dokument i falsifikuar, sipas AMP-së, “ka sjellë punësimin e këtij shtetasi pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore”. Në përgjigje të ngjarjes, AMP njoftoi se po vijonte edhe verifikimi i brendshëm për procedurat e rekrutimit të Sheqerit dhe drejtori i Përgjithshëm, Eduart Merkaj, urdhëroi pezullimin e zinxhirit komandues të Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së.

Sipas Shehut, rrënjët e problemit gjenden në fakt te sistemi i rekrutimit në Policinë e Shtetit dhe institucionet e sigurisë. Ai liston një sërë problematikash kritike që e bëjnë sistemin të cënueshëm. Këto përfshijnë “vlerësime të papërshtatshme psikologjike” dhe një interes në rënie për t’u bërë pjesë e e këtyre strukturave, duke ulur ndjeshëm dhe standarded e kërkuara.

“Kjo ka çuar në rekrutimin e kandidatëve më pak të kualifikuar; verifikim të pamjaftueshëm të të dhënave të aplikantëve nga strukturat vendore të policisë, veçanërisht sa i përket lidhjeve të tyre familjare dhe shoqërore, por edhe procedimeve penale jashtë Shqipërisë; si dhe ndikimin e pajustifikuar të individëve me influencë në sigurimin e pozicioneve brenda forcave policore”, tha Shehu.

Përtej infiltrimit aktiv, Shehu thekson se një problem i madh është edhe “kultura e heshtjes” brenda institucioneve të sigurisë. Ai argumenton se ndërsa policia nuk është tërësisht e korruptuar, shumë punonjës janë në dijeni të sjelljeve devijuese të kolegëve të tyre, por zgjedhin që të mos i raportojnë ato.

“Një sërë pengesash vështirësojnë raportimin,” thotë Shehu.

“Këto përfshijnë marrëdhëniet e ngushta mes kolegëve, shoqëruar me një mentalitet të dëmshëm që e sheh raportimin e kolegëve si veprim të ulët… kjo, së bashku me frikën e hakmarrjes dhe mungesën e besimit në mekanizmat e raportimit, paraqesin pengesa për raportimin”, përfundoi ai./Reporter.al

amp eduart merkaj tiranë

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet