13 Nëntor 2025, 20:12
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë një inspektor të Komisariatit Nr. 5 në Tiranë, me inicialet F. L. Sipas njoftimit zyrtar, efektivi dyshohet për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt, pasi është përfshirë në një aksident rrugor në rrugën “George Bush” në Kamëz.
Pas ngjarjes, inspektori iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili rezultoi pozitiv, duke konfirmuar se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
NJOFTIMI:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor F. L., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit Nr.5, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.
Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 16:40, duke drejtuar mjetin e tij në rrugën “George Bush” në Kamëz, është përfshirë në një aksident me pasojë vetëm dëme materiale.
Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.91mg/l.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
amp arreston inspektorin ne kamez
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 19:50
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Ndasia midis komunitetit serb dhe atij shqiptar në Kosovë vazhdon të jetë e thellë, ndërsa marr...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 19:47
M.L
Foto nga vendngjarja
PUKË- Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët ditën e sotme në...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 19:37
M.L
Gilmando Dani, atentati
TIRANA- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i ndodhur në afërsi të aeroport...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 19:38
E. D
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, vendosi të shtyjë seancën e vetingut të ish-drejtuesit të Prokurorisë...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 19:02
E. D
foto ilustruese
GREQI- Tragjedia që tronditi Evian dhe Beotinë ka marrë një dimension të ri, tronditës. Nëna e ndër...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 18:51
M.L
E moshuara
TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Bathores. Sipas JOQ, mësohet se një g...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 18:25
E. D
foto ilustruese
SHBA- Thesari i Shteteve të Bashkuara të enjten vendosi sanksione ndaj anëtarëve të familjes Hysa në Meksik&...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 17:58
E. D
Luftar Hysa
SHBA- Agjencia amerikane e lajmeve Reuters ka shkruar një artikull, pasi Thesari amerikan vendosi sanksione ndaj anëtar&eum...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 18:14
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona në zonën e Institutit, pasi u kapën në flagrancë me 2.2 kil...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 17:38
E. D
pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga atentatin i ndodhur dy ditë më parë n&...