LIVE UPDATES
Aktualitet

Katër muaj nga zgjedhjet e 11 Majit, 3300 numërues nuk kanë marrë ende pagesat

Urdhri përcakton edhe pagesën për këtë pozicion, ku për numërues pagesa do ishte 6ooo lekë. Kështu nëse llogarisim buxhetin që KQZ  ka akorduar për ta është rreth 20 milionë lekë. Numëruesit e votës së Diasporës e përfunduan procesin e tyre në 20 maj, pra 9 ditë pas ditës së zgjedhjeve.

17 Shtator 2025, 21:49 Nga E. D
Katër muaj nga zgjedhjet e 11 Majit, 3300 numërues nuk kanë
foto ilustruese

TIRANË- Edhe pse kanë kaluar më shumë se 4 muaj nga zgjedhjet e 11 Majit ,3300 numërues nuk kanë marrë pagesat e tyre për punën në ditët e numërimit të votave. Në të gjithë Shqipërinë  në këto zgjedhje u caktuan 3327 numërues, të cilët do paguheshin në bazë të një urdhri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të  firmosur në 8 janar 2025.

Urdhri përcakton edhe pagesën për këtë pozicion, ku për numërues pagesa do ishte 6ooo lekë. Kështu nëse llogarisim buxhetin që KQZ  ka akorduar për ta është rreth 20 milionë lekë. Numëruesit e votës së Diasporës e përfunduan procesin e tyre në 20 maj, pra 9 ditë pas ditës së zgjedhjeve.

Një numëruese është ankuar në emisionin Fiks Fare pa e bërë publik emrin e saj, ku tregon se akoma nuk ka marrë paratë për punën e kryer në numërimin e votave. “ Edhe pse pagesa është qesharake, as atë nuk po na e japin, kemi shkuar në postë na thonë nuk kanë ardhur akoma, nuk po dimë si të bëjmë” thotë numëruesja.

Fiksi kërkoi një përgjigje edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili sqaron se i ka kaluar fondet pranë bashkive. Në përgjigjen e saj KQZ sqaron “ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne shkresën nr.5665, date 23.07.2025 “Dërgojmë transferim fondesh buxhetore për pagesën e komisionerëve të ZAZ, QV, GNV, në funksion të zgjedhjeve të 11 Majit 2025”, ka dërguar fondet e nevojshme bashkive me destinacion të përcaktuar për shpërblimin e anëtarëve të komisioneve zgjedhore në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 Maj 2025, konkretisht:

Shpërblimin për Komisionerët e zonave të administrimit zgjedhor KZAZ

Shpërblimin për Komisionerët e qendrave të votimit KQV

Shpërblimin për anëtarët e grupeve të numërimit të votave GNV

Pagesa e shpërblimit për Komisionerët e ZAZ-ve, QV-ve dhe GNV-ve bëhet sipas borderove të paraqitura nga Komisioni i Zonës së Administrimit të Zgjedhjeve, pranë Bashkisë përkatëse.

Të gjitha listat e sjella me vonesë apo të paplota nga KZAZ-të,  janë përfshirë dhe trajtuar në fondin e dytë, i cili është transferuar nga KQZ drejt bashkive me shkresën nr.5858, date 18.08.2025  “Dërgojmë transferim fondesh buxhetore për pagesën e komisionerëve të ZAZ, QV, GNV, në funksion të zgjedhjeve të 11 Majit 2025”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vënë në dispozicion  fondet buxhetore për çdo bashki. Pra KQZ-ja  fondin e fundit e ka dërguar në Gusht duke ua hedhur fajin bashkive që ende nuk kanë bërë shpërndarjen e parave tek numëruesit./Top Channel

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet