LIVE UPDATES
Aktualitet

Skema piramidale online 'XUEX'/ "Ose ti jap lekët, ose do të të vras"! Zbardhen bisedat e Marius Kodrës me profesorin Leo Smith: Ka njerëz si ky që e kthen në personale

Sipas bisedave të zbardhura në aplikacionin “Telegram”, Marius Kodra komunikon me një person i quajtur Leo Smith nga Britania e Madhe dhe i tregon për kërcënimet. 

17 Shtator 2025, 16:35 Nga E. D
Skema piramidale online 'XUEX'/ "Ose ti jap lekët, ose
foto ilustruese

LUSHNJE- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me skemën piramidale online 'XUEX'. Në dosjen hetimore tregohet sesi anëtari Marius Kodra u kërcënua nga personi që investoi plot 10 mijë dollarë në skemën piramidale. Sipas bisedave të zbardhura në aplikacionin “Telegram”, Marius Kodra komunikon me një person i quajtur Leo Smith nga Britania e Madhe dhe i tregon për kërcënimet. 

28 vjeçari nga Tirana, ishte bindur nga personi që investoi në skemën piramidale dhe më pas i kishte dhënë siguri që do të kishte fitime. Në biseda Marius Kodra i shkruan Leo Smith se po e kërcënojnë duke i thënë "ose ti jap lekët, ose do të të vras". Në shumicën e bisedave Leo Smith mundohet ta qetësoj Marius Kodrën dhe e pyet për detaje. 

Pjesë nga biseda: 

Marius Kodra: Mirëdita profesor! Kemi ndonjë lajm të ri për vonesat e tërheqjeve sepse po krijohet një kaos nëpër grupe. Profesor, më duhet ndihma jote. Një anëtar i ri iu shtua ekipit tim më së fundmi me 10 mijë dollarë. Ka bërë tërheqje dje dhe më kërcënon me jetën time nëse nuk i kalojnë lekët sepse unë i kam dhënë siguri në EG grup.

Leo Smith: Mos u shqetëso, e kemi deklaruar këtë çështje në grupin EG23 sot. A po i kushton vëmendje?

Marius Kodra: Po, po i kushtoj vëmendje gjatë gjithë kohës. Por ka njerëz si ky që e kthen në personale me mua, dhe mi kërkon mua lekët.

Leo Smith: Mos u shqetësoni për këtë problem, paratë e tyre nuk janë humbur ose zhdukur, ato janë ende në llogarinë e tyre, thjesht tërheqja nuk është marrë.

Marius Kodra: Të kuptoj shumë qartë, por shumica janë frikësuar dhe po më kërcënojnë mua.

Leo Smith: Me çfarë po të kërcënojnë?

Marius Kodra: Po më kërcënon: Ose ti jap lekët, ose do të të vras!

Leo Smith: A është ky anëtar i grupit tuaj?

Marius Kodra: Po, është shumë i agravuar. Edhe pse ia kam sqaruar problemin për momentin, më kërkon lekët mua.

Leo Smith: Kërkoji të presë me durim, nuk janë paratë që humbasin, është vetëm vonesa në pagesë.

Marius Kodra: Ia kam shpjeguar këtë situatë, është i pabindur, po më shkakton probleme me familjen.

Leo Smith: Pra, çfarë mendon se duhet të bëjmë? E tëra çfarë mund të bëjmë tani është të presim, vëlla.

Marius Kodra: Shpresoj të rregullohet situata sa më parë profesor. Të tjerët janë në rregull, por ky ka futur një shumë prej 10 mijë dollarë dhe më kërcënon me jetën time, edhe pse po ia shpjegoj shumë herë këtë situatë.

Leo Smith: Në rregull, besoj se mund ta kalojmë këtë krizë pa probleme, mos u shqetësoni.

Marius Kodra: Unë kam pasur besim dhe vazhdoj të kem besim te ti. Jam i bindur që rruga jonë do të vazhdoj drejt një suksesi shumë të madh.

Shqiptarët kanë rënë pre e nje skemë piramidale të tipit 'Ponzi' me platformën e investimeve në bursa XUEX. Qytetarët që kanë rënë pre e kësaj skeme duhet që të investonin të paktën 1 mijë euro, në mënyrë që mund të futeshin në investim. Pas kësaj ata duhet që të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në këtë sistem, në mënyrë që të rrisnin përfitimet e tyre./Dosja.al

marius kodra

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet