LIVE UPDATES
Aktualitet

“I aplikoi kremin dhe tentoi ta puthte"/ Flet babai i vajzës që u ngacmua nga mjeku: Dua drejtësi, s’e lë këtë punë

Ai tregon se mjeku, pasi i kishte aplikuar kremin të resë, kishte tentuar ta puthë. Babai thotë ndër të tjera, se duke e parë doktorin të moshuar kishte besim te ai, por nuk e priste që në vitin 2026 të kishte ende të tillë pedofila në Shqipëri.

11 Maj 2026, 13:33 Nga E. D

“I aplikoi kremin dhe tentoi ta puthte"/ Flet babai i vajzës

KORÇË- Babai i vajzës që denoncoi, se është ngacmuar seksualisht nga mjeku 72-vjeçar Nikolla Nunka, ka reaguar.  I ati i 21-vjeçares, tregon se ka ardhur nga Gjermania dhe ishte i shqetësuar për shëndetin e të bijës. Ai tregon se mjeku, pasi i kishte aplikuar kremin të resë, kishte tentuar ta puthë. Babai thotë ndër të tjera, se duke e parë doktorin të moshuar kishte besim te ai, por nuk e priste që në vitin 2026 të kishte ende të tillë pedofila në Shqipëri. Gjithashtu, babai apelon për drejtësi, ndërsa shprehet se nuk ka shumë besim, ndërsa edhe doktorit i kishte paguar para për mjekimin.

“Kam bërë mbrëmë një denoncim për vajzën time për ngacmim seksual. Kam dy javë që kam ardhur nga Gjermania. Pas dy ditëve çupa mu ankua nga stomaku, kishte dhe të vjella. Vajta në farmaci i mora ca ilaçe, nga ilaçet s’pati përmirësim dhe mamaja ime e çoi në spital. Më merr në telefon dhe më thotë hajde se çupa është sëmurë. Shkoj në spital, i bëjnë analizat dhe eko, ekoja i doli mirë. Tha doktori që eko s’tregon mirë, analizat e nxjerrin që ka apandesit. Doktori ishte Niko Nunka. Për shkak se çupa kishte pirë ujë ato ditë, e lanë operacionin për nesër në mëngjes. E bënë operacionin dhe doli mirë, e lanë në dhomë por doktori tha që ka infeksion dhe do e mjekojë dhe për këtë gjë. Më tha që do ta mjekoj në prezencë të mamasë tënde, por ai kishte bërë veprime të tjera që vajza mi tregoi më vonë.

Çupa më tha që më vinte dorën, më aplikonte kremin, madje kishte tentuar që edhe ta puthte çupën. Ja kishte zënë fytyrën. Kur ja aplikonte kremin i thoshte mamasë time që mos shiko këtej. Është një rast i përsëritur më thotë vajza, por s’më thoshte se kishte hall mos bëja sherr. Ai afrohej, unë e largoja. Vetëm ditën e fundit e mora vesh unë. Lajmërova direkt policinë. Ne erdhëm dy javë për pushime dhe më ndodhi kjo gjë këtu. Vajza është e shqetësuar, s’ja priste mendja të ndodhte kjo gjë. Kemi vite që jetojmë jashtë shtetit dhe s’na e priste mendja të kishte akoma në 2026 pedofila.

Unë kërkoj drejtësi sepse më thanë që këtu s’ka drejtësi. Edhe në spital që isha, pa lekë në dorë s’të ndihmonte njeri. Po e them hapur që i kam dhënë edhe lek në dorë doktorit. Kërkoj drejtësi, të marrë maksimumin sepse ai person ka pasur dhe raste të tjera si këto. Unë kam pasur besim të plotë te ai sepse e pashë burrë të moshuar, me eksperiencë. Vajza është në shtëpi, kam edhe një javë lejë dhe do largohem por pa e sqaruar këtë çështje nuk e lë. Do gjej avokat andej për çështjen dhe se lë në asnjë mënyrë. Kur bënte këto gjëra s’ka pasur njerëz të tjerë në dhomë, vetëm ajo dhe nëna ime," tha ai ndër të tjera./Dosja.al

korce

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026