LIVE UPDATES
Politike

Kandidati serb për deputet në Kosovë: Humba punën pasi dola kundër Listës Serbe, shkarkimi im ishte për arsye politike

Që nga shkurti i vitit 2023, Kovaçeviç kishte një kontratë që i vazhdohej çdo gjashtë muaj. Por, rreth një muaj para se t’i skadonte kontrata më 31 janar, ai thotë se punëdhënësi e çregjistroi nga sistemi i pensioneve dhe sigurimeve shëndetësore.

6 Shkurt 2025, 15:58 Nga r.ll
Kandidati serb për deputet në Kosovë: Humba punën pasi dola
Foto ilustruese

KOSOVË- Millosh Kovaçeviç, 32 vjeç, nga fshati Bajë i Komunës së Skenderajt, thotë se është shkarkuar nga autoriteti i përkohshëm komunal, që vepron brenda sistemit të Serbisë, vetëm për faktin se është angazhuar politikisht kundër Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

Ai është kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Iniciativa Qytetare për Drejtësi Popullore. Zgjedhjet parlamentare në vend do të mbahen më 9 shkurt.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Kovaçeviç thotë se një anëtar i autoritetit të përkohshëm komunal në Skenderaj, Nebojsha Tomasheviç, i ka thënë më 27 janar se “do të sigurohet që ai të mos marrë më asnjë rrogë nga buxheti i Serbisë, sepse është tradhtar”.

“Unë, thjesht, dua të ndryshoj diçka në qytetin tim, në fshatin tim. Që njerëzit të jetojnë së paku pak më mirë”, thotë Kovaçeviq, të ardhurat e vetme të të cilit ishin një kompensim mujor prej 40.000 dinarësh, ose 350 eurosh, nga autoriteti i përkohshëm komunal i Skenderajt.

Që nga shkurti i vitit 2023, Kovaçeviç kishte një kontratë që i vazhdohej çdo gjashtë muaj. Por, rreth një muaj para se t’i skadonte kontrata më 31 janar, ai thotë se punëdhënësi e çregjistroi nga sistemi i pensioneve dhe sigurimeve shëndetësore.

Kovaçeviç thotë se në këtë mënyrë e ka kuptuar se “kërcënimet” e Tomasheviçit janë realizuar.

“Nuk shoh ndonjë arsye tjetër të justifikueshme për shkarkimin tim, përveç asaj politike”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Përndryshe, në kontratën për punë që ka pasur Kovaçeviq me autoritetin e përkohshëm komunal të Skenderajt, thuhet se “punëdhënësi rezervon të drejtën që në mënyrë të njëanshme dhe pa shpjegime ta ndërpresë kontratën, nëse punëmarrësi nuk i kryen detyrat e besuara”. Kovaçeviç beson se kjo është edhe arsyeja përse askush nuk e ka njoftuar për ndërprerjen e kontratës.

Për t’i mbështetur pretendimet e tij, Kovaçeviç i dha Radios Evropa e Lirë qasje në të dhënat e tij personale të sigurimit shëndetësor, të cilat tregojnë se kontrata e tij është ndërprerë më 31 janar dhe se punëdhënësi nuk do t'i paguajë më kontributet e tij.

Gjithashtu, në regjistrat e sigurimeve pensionale shihet se punëdhënësi e çregjistronte çdo gjashtë muaj dhe e regjistronte një ditë më vonë, në përputhje me kontratën e zgjatur. Por, pas çregjistrimit më 31 janar, nuk u regjistrua më. Nebojsha Tomasheviç, për të cilin Millosh Kovaçeviç pretendon se e ka fyer dhe kërcënuar, mohon gjithçka.

“Atij nuk i ka thënë askush asgjë. Nuk është e vërtetë. Nuk mund t’ia ndalosh askujt të flasë. Secili është i lirë të thotë çfarë të dojë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Tomasheviç dhe shton se ai nuk e di nëse Kovaçeviç është shkarkuar.

E, kryetari i autoritetit të përkohshëm komunal të Skenderajt, Vasilije Tomasheviç, thotë se Kovaçeviç nuk është shkarkuar, edhe pse “as bashkëvendësit e tij nuk e mbështesin në atë që bën”, duke aluduar kështu në aktivitetin e tij politik në Iniciativën Qytetare për Drejtësi Popullore.

“Djaloshi duhet të bëhet serioz. Unë nuk e di se për çfarë po flisni, nuk jam i informuar”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

I pyetur se përse ai është i çregjistruar nga sigurimet pensionale dhe shëndetësore, Tomasheviç thotë: “Nuk e di, nuk jam në dijeni. Autoriteti i përkohshëm nuk punon, është i mbyllur”.

“Ne nuk kemi zyrë këtu, gjithçka është zhvendosur në Rashkë [qytet në Serbi]”, shton ai.

Gjatë vitit të kaluar, autoritetet e Kosovës kanë mbyllur dhjetëra institucione që funksiononin në Kosovë brenda sistemit të Serbisë, përfshirë edhe autoritetin e përkohshëm komunal të Skenderajt. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se asnjë i punësuar nuk do të mbetet pa të ardhura nga buxheti i Serbisë, edhe pse disa prej tyre nuk do të kenë ku të punojnë.

Radio Evropa e Lirë pyeti Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë nëse Kovaçeviq vërtet është shkarkuar, për shkak të angazhimit politik kundër Listës Serbe, por nuk mori përgjigje.

Lista Serbe është opsioni i vetëm politik që gëzon mbështetjen e Beogradit për pjesëmarrje në institucionet e Kosovës dhe zyrtarët e saj drejtojnë pothuajse të gjitha institucionet që veprojnë në sistemin serb.

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, është drejtor i Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicë të Veriut, e cila funksionon në kuadër të sistemit serb.

Kovaçeviç vlerëson se Lista Serbe nuk ka bërë asgjë për fshatrat e banuara me serbë në Komunën e Skenderajt - Bajë dhe Suhogërllë - ku jetojnë rreth 200 pjesëtarë të këtij komuniteti.

Ai thotë se nuk është i kënaqur me punën e saj, ndaj edhe një herë është angazhuar politikisht kundër partisë më të madhe serbe në Kosovë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, ai ishte në listën e kandidatëve për këshilltarë në Komunën e Skenderajt, në emër të Iniciativës Qytetare SDP - Oliver Ivanoviç.

Atëkohë, ky subjekt politik, në disa raste, ka njoftuar se kandidatët e tij kanë presion të madh nga Lista Serbe, ndërsa lideri i kësaj iniciative qytetare, Oliver Ivanoviç, është vrarë disa muaj pas atyre zgjedhjeve.

Kovaçeviç pohon se serbët në Kosovë, në shumicën e rasteve, kanë frikë për ekzistencën e tyre dhe se kjo është një nga arsyet përse ata nuk flasin publikisht për, siç thotë, presionet e Listës Serbe.

Në Kosovë, një numër i madh i serbëve marrin të ardhura nga buxheti i Serbisë, si: paga, pensione, ndihma sociale, shtesa për fëmijë apo forma të tjera të kompensimit financiar.

Ai thotë se edhe vetë do ta ketë të vështirë pa të ardhurat që i ka pasur nga buxheti i Serbisë deri më tani, por se kjo “nuk do ta largojë nga synimet dhe planet që ka për të përmirësuar diçka”.

“Asgjë nuk mund të më thyejë”, thotë Kovaçeviç.

Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, Radio Evropa e Lirë ka raportuar se Bojan Markoviç nga Ranillugu ka humbur punën, për shkak se ka refuzuar ftesën e Listës Serbe për të votuar për Adrijana Hoxhiçin, boshnjake nga Mitrovica.

Në atë kohë është thënë se Hoxhiq ka fituar mandatin parlamentar falë votave të komunitetit serb, i cili është ndikuar nga Lista Serbe, me qëllim që kjo e fundit t’i fuste nën kontroll disa komunitete tjera joshumicë në Kosovë. Kushtetuta e Kosovës i garanton 10 nga 120 vendet parlamentare për komunitetin serb dhe 10 të tjera për komunitetet tjera pakicë.

Këto mandate parlamentare janë vendimtare për miratimin e ligjeve të rëndësishme në Kuvendin e Kosovës, të cilat kërkojnë mbështetjen e dy të tretave të votave të deputetëve të komuniteteve pakicë.

Pas publikimit të rrëfimit të Bojan Markoviqit, ai ka bërë përpjekje t’i ndryshojë dhe mohojë deklaratat e tij, të cilat Radio Evropa e Lirë i ka pasur të regjistruara dhe i ka publikuar. Ndërkohë, Gjykata Supreme e Kosovës ka anuluar 4.205 vota që i ka marrë iniciativa qytetare e Hoxhiqit në komunat me shumicë serbe atëkohë dhe, kështu, ajo e ka humbur mandatin e deputetes në Kuvendin e Kosovës.

Që nga themelimi i saj në vitin 2013, Lista Serbe ka marrë mbi 90 për qind të votave të pjesëtarëve të komunitetit serb në të gjitha proceset zgjedhore, në të cilat ka marrë pjesë. ,Megjithatë, Misioni Monitorues i BE-së në Kosovë ka konstatuar në raportin e tij të vitit 2021 se Lista Serbe “ka monopolizuar jetën politike në mesin e serbëve të Kosovës”. Sipas raportit, janë regjistruar edhe raste të frikësimit dhe presionit ndaj votuesve nga kandidatët dhe aktivistët e kësaj partie.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, përveç Listës Serbe, do të garojnë edhe pesë subjekte të tjera nga komuniteti serb: Lëvizja Popullore Serbe, Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Demokracia Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës dhe Iniciativa Qytetare për Drejtësi Popullore./REL

millosh kovaçeviç lista serbe

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet