6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Akuza për shkelje të barazisë në tendera është një nga më të përsëriturat nga Prokuroria e Posaçme SPAK ndaj zyrtarëve shtetërorë dhe vendorë. Njëkohësisht, pas skandalit të koncesioneve për inceneratorin e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, diskutimet për korrupsion qeveritar në proceset e prokurimeve janë në qendër të vëmendjes prej shumë kohe.
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në mandatin e tij të katërt do të përdorë Inteligjencën Artificiale për prokurime publike, me qëllim anashkalimin e dorës së njeriut dhe nevojës për të trajnuar stafin që të arrijë standard europian në këtë fushë. Por një përgjigje e Komisionit Europian tregon se shtetet kandidate për anëtarësim pritet të ndërtojnë njohuri dhe ekspertizë në këtë fushë dhe jo t’a “shkarkojnë” përgjegjësinë tek Inteligjenca Artificiale.
Akuza për shkelje të barazisë në tendera është një nga më të përsëriturat nga Prokuroria e Posaçme SPAK ndaj zyrtarëve shtetërorë dhe vendorë. Njëkohësisht, pas skandalit të koncesioneve për inceneratorin e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, diskutimet për korrupsion qeveritar në proceset e prokurimeve janë në qendër të vëmendjes prej shumë kohe.
Duket se për të luftuar pikërisht këtë perceptim të korrupsionit të zyrtarëve në ministri dhe bashki duke keqpërdorur paratë e buxhetit të shtetit përmes prokurimeve korruptive, kryeministri Edi Rama njoftoi një “armë” të re, që sipas tij pamundëson korrupsionin në prokurime publike.
“[Ajo] që po bëjmë dhe që lidhet me një fazë të re të luftës kundër korrupsionit dhe përpjekjes për të rritur transparencën është një model inovativ me Inteligjencë Artificiale për të realizuar prokurimet publike. Me modelin e AI që po ndërtojmë unë besoj që në mandatin tonë të katërt, ne do të jemi vendi i parë që do të realizojë prokurime me 90% të procesit pa njeriun”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.
Është Inteligjenca Artificiale ajo që sipas Ramës, duke eleminuar “dorën” njerëzore në proceset e prokurimeve do të mundësojë drejtësi të një standardi europian. Kjo theksoi kryeministri do të evitojë edhe bezdinë e panevojshme që stafi i tij të trajnohet, të edukohet dhe të ndërtojë ekspertizë të nivelit europian.
Por Bashkimi Europian duket se ka një tjetër mendim për këtë.
Nisur nga rëndësia që ka procesi i përafrimit të ligjeve dhe ndërtimit të ekspertizës në vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, Faktoje u interesua pranë unionit për të kuptuar deri në çfarë pike mundet Inteligjenca Artificiale të zëvendësojë njeriun për prokurime publike për vendet anëtare të BE-së.
Bashkimi Europian tha se Inteligjenca Artificiale në fakt mundet vetëm të plotësojë njohurinë dhe ekspertizën që shtetet kandidate duhet të ndërtojnë dhe jo ta zëvendësojë atë.
Zëdhënësi i KE shpjegon se si një vend kandidat si Shqipëria pritet që të përafrohet me legjislacionin e BE-së, përfshi edhe në fushën e Inteligjencës Artificiale (AI).
Akti për Inteligjencën Artificiale i BE-së parashikon një “qasje të klasifikuar” që bazohet tek rreziku dhe krijon një kuadër ligjor uniform dhe horizontal për AI. Qëllimi i saj është të mbrojë të drejtat themelore, të mundësojë sigurinë e përdoruesve dhe të krijojë besim në zhvillimin dhe miratimin e Inteligjencës Artificiale.
“Ne do të inkurajonim Shqipërinë të sigurojë përafrimin e teknologjive të reja me Inteligjencë Artificiale me kriteret e Aktit për AI dhe qëndrojmë në gatishmëri për t’a mbështetur në këtë proces,” – thuhet në përgjigjen e Komisionit Europian.
Ky reagim i Komisionit Europian i bën jehonë rezervave të shprehura tashmë nga Bashkimi Europian për deklaratat e kryeministrit Rama që njoftonte përafrimin e legjislacionit të Shqipërisë me atë europian përmes përdorimit të Inteligjencës Artificiale.
Nisur nga ky reagim i Komisionit Europian, deklaratën e kryeministrit Rama se për shkak të ndihmës nga Inteligjenca Artificiale nuk është më e nevojshme që zyrtarët të kenë ekspertizë europiane për prokurime publike, e konsiderojmë të pavërtetë./Faktoje
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në tryezën e organizuar nga Banka e Shqipërisë lidhur me prezanti...
Adriana Kalaja TIRANË - Kryetarja e Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPAK 31 zyrtarë t&eu...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën ku u diskutua për një skemë të re mb&e...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama është shprehur se sektori i bujqësisë është më i ekspozuari ndaj risqeve. G...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se Shqipëria është zgjedhur të organizojë të organizoj&...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se objektivi i qeverisë është që eksportet bujqësore do ...
Foto ilustruese KOSOVA- Gjashtëmbëdhjetë kandidatë për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Ko...
Brikena Baxhaku TIRANË - Nëndrejtoresha e gjimnazit profesional "Harry Fulz" është thirrur mesditën e kësaj të enjt...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama foli sot live në rrjetet sociale ku iu përgjigj komentuesve. Ndër të tjera Rama u...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka folur live në rrjetet sociale edhe për idenë e krijimit të shtetit Bektashi teksa i përg...